Wednesday, February 8, 2023

And

 and 

  1. përdorimi 


Kur përdorim dy apo më shumë shprehje gramatikore të ngjashme, përpara asaj të fundit vendosim zakonisht and. 


  • bread and cheese 

  • We drank, talked and danced. 

  • I wrote the letters, Peter addressed them, George bought the stamps and Alice posted them.

     

Nganjëherë, në stilin letrar dhe poetik and lihet jashtë, por kjo nuk është shumë e zakonshme. 


  • My dreams are full of darkness, despair, death. 

 

  1. shprehje të pandryshueshme


Disa shprehje të zakoshme me and kanë një rend të caktuar i cili nuk mund të ndryshohet. Në këto raste shprehja më e shkurtër vendoset zakonisht përpara. 


  • bread and butter  (JO: butter and bread) 

  • hands and knees (JO: knees and hands) 

  • young and pretty 

  • black and white 

  • knife and fork 

  • thunder and lightning 

  • cup and saucer 

 

No comments:

Post a Comment