Sunday, February 5, 2023

Although dhe though

 although dhe though 

(al)though + fjali, + fjali 

fjali, + (al)though + + fjali 

fjali + though 


  1. lidhëza – conjuction 


Të dyja këto fjalë që përkthehen ‘megjithëse’ , ‘sadoqë’ mund të përdoren si lidhëza me të njëjtin kuptim. Në gjuhën informale (të përditshme) është më e përdorshme though. 


  • (Al)though the government refuses to admit it, its economic policy is in ruins. 

  • (Al)though I don’t agree with him, I think he’s honest. 

  • I’d quite like to go out, (al)though it is a bit late. 


Even though – ‘megjithëse’ , ‘pavarësisht’ , përdoret për të emfatizuar një kontrast. Even although nuk mund të përdoret për këtë qëllim. 


  • Even though I didn’t understand a word, I kept smiling. 

 

  1. though e përdorur si ndajfolje 


Though mund të përdoret si ndajfolje me kuptimin ‘however’ – ‘megjithatë’ , ‘megjithkëtë’ , ‘sado’. 


  • ‘Nice day.’  ‘Yes. Bit cold, though.’ 

  • The strongest argument, though, is economic and not political. 

No comments:

Post a Comment