Modeli i një fjalie bazë në Anglisht
In English, our sentences usually operate using a similar pattern: subject, verb, then object. The nice part about this type of structure is that it lets your reader easily know who is doing the action and what the outcome of the action is.
A subject performs the action in a sentence.
For instance, in the sentence, “Matt eats pizza,” Matt is the subject because he is the one eating the pizza.
Në anglisht, fjalitë zakonisht funksionojnë duke përdorur një model të ngjashëm: kryefjala, folja, dhe më pas kundrina. E bukura e kësaj strukture është se e lejon lexuesin të kuptojë lehtësisht se kush po e bën veprimin dhe çfarë pasoje sjell veprimi.
Në një fjali, kryefjala e kryen veprimin.
Për shembull, në fjalinë, “Matt eats pizza”, Matt është kryefjala sepse ai është personi që po ha picën.
A verb is a word that usually indicates some type of action. There are two basic types of verbs in English: action verbs and linking verbs. An action verb represents something the subject of a sentence does, whereas a linking verb connects the subject to a specific state of being. In other words, a linking verb describes a subject instead of expressing an action. Linking verbs are also known at state of being verbs, and the most common one in English is the verb to be.
Një folje është një fjalë e cila tregon një lloj veprimi. Ndodhen dy lloje bazë të foljeve në anglisht: “action verbs” dhe “linking verbs”. Një “action verb” tregon një veprim që bën kryefjala e një fjalie, ndërsa një “linking verb” lidh kryefjalën me një gjendje të caktuar. Me fjalë të tjera, një “linking verb” përshkruan një kryefjalë, por nuk shpreh një veprim. “Linking verbs” janë gjithashtu të njohura si folje që shprehin gjendje, dhe folja më e njohur në gjuhën angleze është folja to be.
If we consider the above sentence, “Matt eats pizza,” the verb is eats, which is an action verb because it tells us what Matt does – he eats.
In this sentence, “Matt is hungry,” our verb is is, which is a form of to be, a linking verb. Notice how Matt does not do anything in this sentence. Instead, the verb is describes how Matt feels – hungry. Is links Matt with hunger.
Nëse marrim në konsideratë fjalinë e mësipërme, “Matt eats pizza”, folja është eats, dhe është një “action verb” sepse na tregon se cfarë bën Matt – he eats (ai ha).
Në këtë fjali, “Matt is hungry”, folja është is, një formë e to be, e cila është një “linking verb”. Vini re se si në këtë fjali Matt nuk vepron. Në të kundërt, folja përshkruan se si ndihet Matt – i uritur. Is lidh Matt-in me urinë.
An object usually appears after the verb. There are two (2) types of objects in the English language: direct and indirect.
Një kundrinë zakonisht shfaqet pas foljes. Ndodhen dy (2) lloje kundrinash në gjuhën angleze: e drejtë dhe e zhdrejtë.
A direct object takes or receives the action of the verb. In other words, the subject of the sentence acts on the direct object.
The direct object in our sample sentence “Matt eats pizza” is pizza. Matt eats what? Pizza.
Një kundrinë e drejtë kap ose merr një veprim të foljes. Me fjalë të tjera, kryefjala vepron mbi kundrinën e drejtë.
Kundrina e drejtë në shembullin tonë “Matt eats pizza” është “pizza”. Cfarë ha Matt? – Pizza.
An indirect object tells us to whom or for whom an action is done. To understand this concept, we need to come up with a longer sentence.
Një kundrinë e zhdrejtë na tregon se te kush apo për kë është bërë një veprim. Për të kuptuar këtë koncept, duhet të marrim një shembull më të gjatë.
Our new sample sentence will be: “Matt cuts the pizza for Nate.” In this sentence, our subject is Matt, our verb is cuts, the direct object is the pizza, and our indirect object is Nate. The pizza is cut for whom? Nate because Matt cuts the pizza for him.
Shembulli ynë i ri do të jetë: “Matt cuts the pizza for Nate.” Në këtë fjali, kryefjala është Matt, folja është cuts, kundrina e drejtë është pizza, dhe kundrina e zhdrejtë është Nate. Për kë pritet pizza? – Nate, sepse Matt e pret picën për të.
So, remember, this is the basic pattern of an English sentence: SUBJECT + VERB + OBJECT.
Pra, mbani mend, Ky është modeli bazë i një fjalije në gjuhën angleze:
KRYEFJALË + FOLJE + KUNDRINË.
No comments:
Post a Comment