Gjate ketij simestri do te punojme cdo dite nga nje teme te re, te shkurter me shembujt te perdorimit te gjuhes angleze ne praktike.
Ju uroj sukses ne kujdesin tuaj.
1. able – i zoti, i aftë
Able – ‘i zoti’ , ‘i aftë’ , përdoret zakonisht në strukturën be able + paskajore. Shpesh herë kjo ka të njëjtin kuptim me can – ‘mund’ ‘mundesh’ . Forma negative e saj është unable – ‘i pazoti’ , ‘i paaftë’ .
Some people are able to / can walk on their hands.
I am unable to / can’t understand what she wants.
Can është më e preferueshme me kuptimin ‘know how to’ – ‘di si të’ , dhe në shprehje si can see, can hear , - ‘mund të shoh’, ‘të dëgjoj’, etj.
Can you knit? (Shumë më e natyrshme se: Are you able to knit?)
I can see. a ship. (Më e natyrshme se: I am able to see a ship.)
Be able përdoret në rastet (p.sh. në të ardhmen dhe në të kryerën) kur nga pikëpamja gramatikore can/could nuk mund të përdoren.
One day scientists will be able to find a cure for cancer.
What have you been able to find out? (JO: What have you could … ?)
I might be able to help you. (JO: I might can …)
Zakonisht able nuk ndiqet nga paskajoret pësore: -‘passive infinitives’ .
He can’t be understood. (JO: He’s not able to be understood .)
No comments:
Post a Comment