6 above dhe over
‘më lartë se …’’ , ‘mbi…’ , above ose over
Si above ashtu edhe over mund të përdoren me kuptimin ‘më lart se…’ , ‘mbi…’.
The water came up above/over our knees.
Can you see the helicopter above/over the palace?
above – ‘jo drejtpërsëdrejti mbi…’
Above është më e përdorshme kur duam të flasim për dicka që ndodhet ‘jo drejtpërsëdrejti mbi… (dicka tjetër)’.
We ’got a little house above the lake.
over : ‘duke mbuluar’
Over përdoret për të treguar që një gjë mbulon dhe/ose prek një tjetër.
There is cloud over the South of Albania.
He put on a coat over his pyjamas.
Over / across përdoren për të treguar që një gjë përshkon një tjetër (shiko9).
The plane was flying over / across Denmark.
Electricity cables stretch over / across the fields.
above : për madhësi
Above përdoret në matjet e temperaturës dhe të lartësisë si dhe në raste të tjera kur mendojmë që ekziston një parametër vertikal.
The temperature is three degrees above zero.
The summit of Everest is about 8000 metres above sea level.
She’s well above average in intelligence.
over : për moshë , shpejtësi , ‘më shumë se’
Kur duam të flasim për moshën dhe shpejtësinë, si dhe kur duam të themi ‘më tepër se…’ , përdorim zakonisht over dhe JO above.
You have to be over 18 to see this film.
The police said she was driving at over 120 kmph.
There were over 100,000 people at the festival.
see above / over
E shkruar në një libër ose në një tekst, ‘see above’ ka kuptimin ‘shiko dicka të shkruar më parë/më lart’ ; ‘see over’ do të thotë ‘shiko në faqen tjetër’.
Ndryshimet ndërmjet below dhe under janë të ngjashme.
No comments:
Post a Comment