Saturday, May 23, 2020


Lesson 58.

58.  alone, lonely, lonesome dhe lone 

Alone – ‘i vetëm’ , shpreh kuptimin që një njeri ose send është i vecuar – rreth tij nuk ka të tjerë.

Lonely – ‘i vetmuar’ , ‘në vetmi’ (dhe fjala informale lonesome e anglishtes amerikane) i referohen vetmisë dhe gjendjes psikologjike të shkaktuar prej saj.

 Krahaso: 

  • I like to be alone for short periods. 
  • But after a few days I start getting lonely / lonesome. 

Alone mund të emfatizohet nga all. 

  • After her husband died, she was all alone. 

Alone nuk përdoret përpara një emri. Në vend saj mund të përdorim lone dhe solitary; lone është më tepër disi letrare. 

  • The only green thing was a lone / solitary pine tree. 

No comments:

Post a Comment