Monday, May 18, 2020

Lesson 52 

Part Four


52   all dhe every 


Si all ashtu edhe every – ‘cdo’ 

mund të përdoren për të folur për njerëzit apo sendet në përgjithësi ose për njerëz ose sende që i përkasin të njëjtit grup

Por ndërmjet tyre ka një ndryshim të vogël; every sugjeron shpesh kuptimin ‘pa përjashtim’. Këto dy fjalë përdoren në struktura të ndryshme. 

  1. every me emrat njëjës ; all me ata shumës

Every përdoret me emrat njëjësPër të përftuar të njëjtën domethënieall përdoret me emrat në 
numrin shumës.

 Krahaso; 

-  every + njëjës 

  • Every child needs love. (JO: All child needs love.) 
  • Every light was out. 

-  all + shumës 

  • All children need love. 
  • All the lights were out. 

  1. all me përcaktorët 

Me disa përcaktorë (nyjepronorë ose dëftorë), mund të përdorim all por nuk mund të përdorim zakonisht every

Krahaso: 

-all përcaktor + shumës 
  • All the lights were out. 
  • I’ve written to all my friends. 

-every + njëjës 

  • Every light was out. (JO: The every light …) 
  • I’ve written to every friend I have. (JO: …every my friend/my every friend.) 

  1. all me emra të numërueshëm 

Kur flasim për gjëra që nuk numërohen përdorim all dhe JO every. 

  • I like all music. (JO: …every music.) 

  1. all  ‘cdo pjesë e…’ , ‘e gjithë…’ 

All mund të përdoret me disa emra vendesh dhe disa emra njëjës të numërueshëm me kuptimin ‘cdo pjesë e…’ , ‘i/e gjithë…’. 

  • All London was talking about her affairs. 
  • I’ve been round all the village looking for the cat. 

Vini re ndryshimin ndërmjet all day / week etj. dhe every day / week etj. 

  • She was here all day. (nga mëngjesi në darkë) 
  • She was here every day. (cdo ditë) 

No comments:

Post a Comment