Lesson 52
( Part Two )
52 all (2): all (of) me emra dhe përemra
- all dhe all of
All (of) mund të përdoret për të modifikuar/cilësuar emra dhe përemra. Përpara një emri me përcaktor (si për shembull the, my, this), mund të përdoren si all ashtu edhe all of. Në anglishten amerikane përdoret zakonisht all of.
- She’s eaten all (of) the cake.
- All (of) my friends like riding.
Normalisht of nuk përdoret përpara emrave pa përcaktor.
- All children can be difficult. (JO: All of children…)
- all of + përemër vetor – ‘personal pronoun’
Me përemrat vetorë përdorim strukturën all of + formë kundrinore – ‘object form’. All of us / you / them, mund të shërbejnë qoftë si kryefjalë - ‘subject’ ashtu edhe si kundrinë - ‘object’ .
- All of us can come tomorrow. (JO: All we…)
- She’s invited all of you.
- Mary sent all of them her love.
- përemër – ‘pronoun’ + all
All mund të vendoset pas përemrave të përdorur si kundrina.
- She’s invited you all.
- Mary sent her love to them all.
- I’ve made us all something to eat.
Kjo nuk ndodh me përemrat që shërbejnë si plotësa dhe as në përgjigjet e shkurtra.
- Is that all of them ? ( JO: Is that them all ? )
- ‘ Who did you invite ?’ ‘All of them. ‘ ( JO:’ Them all ‘)
All mund të ndjekë një përemër që shërben si kryefjalë (p.sh. They all went home ),por ne këtë rast ai ndjek gramatikisht foljen dhe mund te ndahet nga përemri (p.sh. They have all gone home.)
No comments:
Post a Comment