Sunday, October 11, 2020

Lesson 121

 121  can dhe could (1): hyrje 

  1. gramatika 

 

Can dhe could janë folje modale ndihmëse. 

 

  1. Në vetën e tretë njëjës ato nuk marrin –s. 


  • She can swim very well. (JO: She cans…) 

 

  1. Pyetjet dhe mohueset i formojnë pa do.


  • Can you swim? (JO: Do you can swim?) 

  • I couldn’t understand her. (JO: I didn’t could…) 

 

  1. Pas can dhe could, paskajoret e fjalëve të tjera nuk marrin to. 


  • I can speak a little Arabic. (JO: I can to speak…) 

 

Format progresive, të kryera dhe paskajore pësore janë gjithashtu të mundura. 


  • Do you think she can still be working? It’s very late. 

  • You could have let me know were going out tonight. 

  • This sweater can’t be washed in the machine. 

 

  1. Can dhe could nuk kanë as paskajore dhe as pjesore (to can, canning, I have could nuk ekzistojnë). Kur është e nevojshme, në vend të tyre përdorim fjalë të tjera si format e foljes be able  ose be allowed 

  • I’d like to be able to stay here. (JO: …to can  stay …) 

  • You’ll be able to walk soon. (JO: You’ll can…) 

  • I’ve always been able to play games well. (JO: I’ve always could…) 

  • She’s always been allowed to do what she liked. 

 

  1. Nganjëherë, could përdoret si e kryera e thjeshtë e can. Megjithatë ajo mund të përdoret si një formë më pak e përcaktuar ose si kushtore e can,duke iu referuar së tanishmes ose të ardhmes. Për hollësi,

 

  1. Disa ide në të kryerën mund të shprehen me can ose could duke u ndjekur nga paskajorja e kryer – perfect infinitive (have + pjesore e kryer (past participle). 


  • I don’t know where she can have gone. 

  • That was dangerous – he could have killed somebody. 

 

 

  1. Can ka dy lloje shqiptimesh: një të fortë - ‘strong form’ /kæn/ , dhe një të butë - ‘weak form’ /k (ə) n/. Could po ashtu ka një formë të fortë /kud/ dhe një formë të butë  /k (ə) d/. Në shumicën e rasteve më e përdorshme është forma e butë. 

 

  1. Format e apostrofuara mohuese  janë can’t (shiqptohet /ka : nt/ në anglishten standarde britanike dhe /k æ nt/ në anglishten standarde amerikane) dhe couldn’t (/’kudnt/’). Cannot shkruhet zakonisht si një fjalë e vetme. 

 

No comments:

Post a Comment