Monday, December 18, 2017

Te dashur studente,
Ne kete mesim do te gjeni nje numur te caktuar fjalesh te reja te cilat ju duhet ti mesoni para se te filloni mesimin.  Pra, detyra juaj e shtepise eshte te mesoni fjalet e reja ne fillim edhe ne cdo fillim tjeter mesimi te ri, edhe pastaj te vijoni me mesimin ne pergjithesi. Nese do te kini me teper fjale te reja se sa numuri qe une ju kam perzgjedhur atehere thjesht, i gjeni edhe mesojini keto fjale.
Ju uroj mesim te mbare.
fm


Mesimi 1
Lesson one/first lesson
Fjalor
a /ei, ə/ nje (nyje joshquese)
an /ænən/ nje  (nyje joshquese)
aeroplane ɛərəplein/ aeroplan
bell /bel/  zile
book /buk/ liber
dogdɔg/ qen
doordɔ:*/ dere, porte
goodgud/ i,e, te mire
goodbyegud’bai/ mirupafshim
hellohe’lou/ tungjatjeta, pershendetje (kur takojme dike)
is /iz,z,z/ eshte
orange/’ ɔrindʒ/ portokall
pen/pen/ stilolaps
telephone/’telifoun/ telefon
that/ðæt, ðət/ ai,ajo
this/ðis/ ky,kjo
what?/ wɔtç’?; çfare?_
Nyja joshquese a, an-nje
Ø Shkronja a qe shqiptohet /ei/, ose /ə/ ne gjuhen shqipe perkthehet nje. Ne anglisht kjo quhet nyje joshquese. Kjo nyje vendoset perpara emrave qe nisin me bashketingellore, si p.sh. a bell- (nje) zile, book-(nje) liber, a dog-(nje) qen, a door-(nje) dere.
Ø Nyja joshquese an qe shqiptohet /æn/ ose / ən/, vendoset perpara nje emri qe fillon me zanore, si p.sh.: an aeroplane-(nje) aeroplan, an orange-(nje) portokall etj.
Ø Nyja joshquese an perdoret  edhe ne rastet kur fjalet qe fillojne me bashketingelloren e pazeshme h, ndiqen nga nje zanore e zeshme (pra pas shkronjes h ndodhet nje zanore), si p.sh. an hour-(nje)ore, an honest man-(nje) njeri i ndershem etj. Nje gje e tille behet per te shmangur veshtiresite e shqiptimit qe lindin kur zanoret ndeshen me njera-tjetren.
Ø Ne raste te vecanta, megjithese nje emer fillon me nje zanore, por qe merr tingullin ju, perdoret nyja joshquese a (dhe jo an sic ndodh zakonisht), si p.sh. : a university/ ə juni’vəsiti/-(nje) universitet,                a unit/ ə’ junit/- (nje) njesi, a union/ ə’juni ən/-(nje) bashkim etj.
Peremrat deftore this-(ky,kjo):  that-(ai,ajo)
Ø Ne anglisht, ashtu sikurse ndodh edhe ne gjuhen shqipe peremrat deftore perdoren per te treguar nje njeri ose send: p.sh this qe perkthehet ky ose kjo ( per te treguar nje njeri apo send qe ndodhet afer folesit dhe that qe perkthehet ai ose ajo( per te treguar qe nje njeri apo nje send ndodhet larg folesit). Me anen e ketyre peremrave deftore ndertohen fjali per te treguar njerez ose sende qe ndodhen afer(this) ose larg(that) folesit, p.sh.
ThisThis is a cat.    Kjo eshte nje mace.
This is not a catKjo nuk eshte nje mace.
Is this a cat?  Eshte kjo nje mace?
This is a rubberKjo eshte nje gome.
This is not a rubberKjo nuk eshte nje gome.
Is this a rubber? Eshte kjo nje gome?
ThatThat is a catAjo eshte nje mace.
That is not a catAjo nuk eshte nje mace.
Is that a cat? Eshte ajo nje mace?
That is a rubberAjo eshte nje gome.
That is not a rubberAjo nuk eshte nje gome.
Is that a rubber? Eshte ajo nje gome?
What ç’?; çfare?_
Ø Per te pyetur se cfare mund te jete kykjo ose aiajo perdorim fjalen what? Qe perkthehet ç’?; çfare?
Psh. What is this?  Ç’eshte ky(kjo)?   Çfare eshte ky(kjo)?  
What is that?          Ç’eshte ai(ajo)?        Çfare eshte ai(ajo)?
Ne kete rast kryefjala eshte peremri deftor this ose thatFolja is ne shembujt e mesiperm eshte ne kohen e tashme, ne veten e trete njejes dhe perkthehet eshte.
Shkurtimet
Ø Ne gjuhen angleze gjate bisedes perdoren shkurtimet e fjaleve. P.sh. Ne vend qe te themi that is, what is this, perdorim that’s/ ðæts/ dhe what’swɔts/. Per kete arsye eshte mire ti perdorim  keto trajta te shkurtra: What’s this?  What’s that?
Shprehje percaktuese
Ø Ne gjuhen angleze ndodh qe nje emer te ndodhet perpara nje emri tjeter. Ne kete rast ai luan funksionin e nje mbiemri percaktues qe zevendeson rrethanorin. P.sh. Telephone bell-zile telefoni.
Shembuj
Hello!  Pershendetje!
That is a telephone bell.   Ajo eshte nje zile telefoni.
That’s a telephone bell. Ajo eshte nje zile telefoni.
That is a cat.  Ajo eshte nje mace.
That is a rubber. Ajo eshte nje gome.
That’s a cat. Ajo eshte nje mace.
That’s a rubber. Ajo eshte nje gome.
This is a table.  Kjo eshte nje tavoline.
This is a rabbit. Ky eshte nje lepur.
This is a teacher.  Ky eshte nje mesues.
A cat, a dog, an umbrella.  Nje mace, nje qen, nje cader.
This is an umbrella.  Kjo eshte nje cader.
An orange.  Nje portokall.
This is an orange.  Ky eshte nje portokall.
An umbrella.  Nje cader.
That is an umbrella. Ajo eshte nje cader.
What is this? Cfare eshte ky?
What is that?  Cfare eshte ajo?
This is a pencil. Ky eshte nje laps.
What is this? Cfare eshte kjo?
This is an apple. Kjo eshte nje molle.
What is that? Cfare eshte ajo?
That is a picture. Ajo eshte nje pikture.
Goodbye!  Mirupafshim!
This is an elephant.
That is an elephant.
This is a flower.
That is a flower.






Ushtrime.
1)   That is/that’s
a)    That is a book. –That’s a book.  Ai eshte nje liber.
b)  That is a dress. –That’s a dress.  Ai eshte nje fustan.
c)    That is a pencil. - That’s a pencilAi eshte nje laps.
d)  That is a door. That’s a door. Ajo eshte nje dere.
e)   That is an apple.  That’s an apple. Ajo eshte nje molle.
f)    That is an orange. That’s an orange. Ai eshte nje portokall.
2)
a)   What’s that? That’s a book. Cfare eshte ai? Ai eshte nje liber.
b)   What’s that? That’s a dress. Cfare eshte ai? Ai eshte nje fustan.
c)   What’s that? That’s a pencil. Cfare eshte ai? Ai eshte nje laps.
d)  What’s that? That’s a door. Cfare eshte ajo? Ajo eshte nje dere.
e) What’s that? That's an umbrellaCfare eshte ajo? Ajo eshte nje cader.
Shenim
Ø Ne gjuhen shqipe veme re nje lirshmeri ne vendosjen e pjeseve te fjalise, gje qe ndodh me rralle ne gjuhen angleze. Pra, nese ne gjuhen shqipe themi: Kjo c’eshte? ose C’eshte kjo?, ne gjuhen angleze nuk ndodh nje gje e tille. Peremri pyetes vendoset gjithmone perpara foljes si p.sh.
What is that?  Cfare eshte ai(ajo)?
What is this?    Cfare eshte ky(kjo)?

No comments:

Post a Comment