Thursday, December 21, 2017

Mesimi 2

Mesimi 2
Lesson 2/second lesson
Fjalor
And/ ænd, ənd/ e, dhe, edhe
Are/a:*/ jane( ata,ato)
Box/bɔkx/ kuti
Lamp/læmp/ llampe
Listener/ ‘ lisnə*/ degjues
Match/mætʃ/ shkrepese
Pencil/’pensl/ laps
Room/ru:m, rum/ dhome
These/ ði:z/keta,keto
Those/ ðouz/ ata, ato
Wall/wɔ:l/ mur
Window/’windou/ dritare
Perdorimi i lidhezave and- qe perkthehet e, dhe  ose edhe.
Ø Ashtu sikurse ndodh ne gjuhen shqipe edhe ne anglisht dy fjali lidhen me njera-tjetren me anen e lidhezave. Lidheza me e perdorshme ne anglisht eshte and qe perkthehet e, dhe ose edhe. P.sh.
This is a box and this is a pencil.   Kjo eshte nje kuti dhe ky eshte nje laps.
Numri shumes i emrave.
Ø Zakonisht emrat nga numri njejes kthehen ne numrin shumes duke i shtuar ketij te fundit mbaresen s, e cila shqiptohet sipas rasteve si s, z ose iz.
Ø Perpara emrave ne numrin njejes vendosen nyjet joshquese a, an ndersa ne numrin shumes ato nuk vendosen. P.sh. :
Njejes                                                            
Shumes
Pen-stilolaps                                               
pens-stilolapsa

Flower-lule                                           
flowers-lule

Cat-mace                                                      
cats-mace

Rubber-gome                                             
rubbers-goma


Ø Ne rastin kur emrat mbarojne me tinguj te tille si s, ss, x, z ose zz, ose me sh/ ʃ/, ch/ t ʃ /,  ose me o, ne numrin shumes marrin mbaresen es, e cila shqiptohet/iz/. P.sh:   match-matches
Singular (njejes)
Plural (shumes)
Bus-autobus
Buses-autobuza
Wish-deshire
Wishes-deshira
witch-magjistar
Witches-magjistar
Box-kuti(njejes)
Boxes-kuti(shumes)
Glass-gote
Glasses-gota
Buzz-murmuritje(blete)
Buzzes-murmeritje
Dish-ene
Dishes-ene
Brush-furce
Brushes-furca
Church-kishe
Churches-kisha
Ø Disa emra qe mbarojne me bashketingellore, pervec zanoreve a,e,i,o,u dhe qe ndiqen me y, e shenderrojne shkronjen y ne i dhe shtohet mbaresa es. P.sh.
Singular ( njejes)
Plural ( shumes)
Army-ushtri
Armies-ushtri
Baby-bebe
Babies-bebe
City-qytet
Cities-qytete
Lady-zonje
Ladies-zonja
Daisy-margarite
Daisies-margarita
Penny-peni
Pennies-peni
Spy-spiun
Spies-spiuna
Ø Tek emrat qe mbarojne me y dhe qe ndodhen pas njeres prej zanoreve a,e,i,o,u shtohet mbaresa s, si psh.: boy-boys, toy-toys, day-days.
Ø Disa emra qe ne numrin njejes mbarojne me o dhe qe paraprihen nga nje bashketingellore, ne shumes shtohet mbaresa es, si p.sh.: tomato-tomatoes, hero-heroes etj,por nga ky rregull perjashtohen emrat: piano,solo,soprano qe behen pianos, solos, dhe sopranos.
Ø Ne rastin kur emrat qe ne numrin njejes mbarojne me o, kur kjo e fundit paraprihet nga nje zanore, atehere emrave u shtohet vetem mbaresa s si p.sh. radio-radios,  video-videos, zoo-zoos etj.
Ø Ne rastin kur kemi te bejme me nje emer te perbere, emri merr mbaresen e shumesit s ose es si p.sh.
Njejes
Shumes
Brother-in-law  -kunat                     
Brothers-in-law   -kuneter

Mother-in-law  -vjeherr

Mothers-in-law  -vjeherra

Sister-in-law   -kunate

Sisters-in-law   -kunate


Ø  Disa emra te gjuhes angleze jane gjithmone ne shumes, si p.sh.
Clothes                 -                 rroba, veshje
Pliers                      -               pinca
Mathematics        -           matematike
Trousers-                -               pantallona
Scissors              -                 gershere
Physics                -                   fizike

Shqiptimi
Ø Prapashtesa s qe perdoret per te formuar numrin shumes te emrave ne shqip, ne disa raste theksohet me z, si tek fjala veze. P.sh.
Bell-bells                 Bed-beds                Boy-boys             Room-rooms
Pen-pens                Coin-coins               Dog-dogs         Year-years

Ø Ne rastet kur mbaresa s ndodhet pas bashketingelloreve te tilla si: k, p, t, f shqiptohet thjesht  s, si p.sh. : books, lamps, banks, clocks, cats, steps, shops, groups, desks, students etj.
Ø Pas tingullit/dʒ/, mbaresa es qe perdoret per te formuar numrin shumes tek disa emra shqiptohet/iz/, si p.sh. tek fjala oranges/ ɔrindʒiz/. E njejta gje ndodh edhe tek fjalet judge-judges, bridge-bridges, sponge-sponges etj.
Ø I njejti tingull pra /iz/perdoret edhe per fjalet: dress-dresses,    box-boxes,  dish-dishes, case-cases, size-sizes, rose-roses etj.
Tek mbiemrat nuk kemi forme te shumesit, qe do te thote se ata mbeten te pandryshuar.
Peremrat deftor ne shumes.
Ø Shumesi i peremrit deftor this(ky,kjo) eshte these ( keta,keto) dhe i peremrit that(ai,ajo) eshte those(ata,ato).
Veta e trete shumes e foljes to be-jam
Ø Edhe ne gjuhen angleze, folja pershtatet me kryefjalen si ne numer ashtu edhe ne vete. Pra, veta e trete njejes e foljes to be (jam) eshte is, ndersa ne shumes eshte are (jane).
What are these (those)?    -Cfare jane keta,keto (ata,ato)?
Ø Pyetja What is this?- C’eshte kjo? C’eshte ky?, ne numrin shumes behet What are these? (Cfare jane keto?,cfare jane keta?) dhe ne menyre te ngjashme ndodh edhe me pyetjen What is that (C’eshte ai?, c’eshte ajo?),  do kemi What are those?- Cfare jane ata, cfare jane ato?
Nese peremrat deftore do ti vendosnim sipas numrit te tyre dhe largesise se  folesit ndaj emrit do te kishim dicka te tille.
This (ky,kjo,kete)   =    these (keta,keto)
That(ai,ajo,ate)       =    those(ata,ato)
Shembuj
This is a girl.
Kjo eshte nje vajze.
That’s a pear.
Ajo eshte nje dardhe.
That’s a window.
Ajo eshte nje dritare.
This is a boy.
Ky eshte nje djale.
This is a pen and that is a book.
Ky eshte nje stilolaps dhe ai eshte nje liber.
That is a box.
Ai eshte nje liber.
A picture
Nje pikture.
These are pictures
Keto jane piktura.
Pictures
Piktura
This is an alligator
Ky eshte nje alligator.
These are alligators.
Keta jane aligatore.
This is, these are.
(Ky/kjo) eshte, (keta,keto) jane.
That is/ those are
(Ai/ajo) eshte, (ata/ato) jane.
That is a chair.
Ajo eshte nje karrige.
Those are chairs.
Ato jane karrige.
A cat. Cats
Nje mace. Mace(shumes)
These are cats.
Keto jane mace.
A watch, watches.
Nje ore, ore(shumes).
This is a watch.
Kjo eshte nje ore.
These are watches.
Keto jane ora.
That is a melon.
Ai eshte nje pjeper.
Those are melons.
Ata jane pjepra.
What are these?
Cfare jane keto/keta?
What are those?
Cfare jane ato/ata?
These are dolls.
Keto jane kukulla.
Those are cakes.
Ato jane torta.
An apartment, apartments.
Nje apartament, apartamente.
These are trains and those are cars.
Keto jane trena dhe ato jane makina.
This is a ball and those are dolls.
Ky eshte nje top dhe ato jane kukulla.

Ushtrime per tu zgjidhur.
§  Me fjalet e mesuara ne mesimet e meparshme, krijoni fjali ne numrin njejes, duke perdorur nje peremer deftor, foljen to be-jam ne kohen e tashme si edhe nje emer.
§  Kthejini ne shumes ato.
§  Perdorni fjalite pyetese: What is this?, What is that?, What are these?, What are those? Duke iu referuar sendeve, objekteve ne klase, shtepi etj.















No comments:

Post a Comment