Thursday, June 4, 2020

Lesson 63 


Part three


  1. shqiptimi 

Sigurisht që ndërmjet anglishtes amerikane dhe asaj britanike ka shumë ndryshime dialektore në shqiptimin e fjalëve. Përgjithësisht ndryshimet më të rëndësishme ndërmjet folësave amerikanë dhe britanikë janë këto që vijojnë: 
  1. Në disa variante të anglishtes amerikane disa prej zanoreve janë hundore (shqiptohen njëkohësisht nëpërmjet hundës dhe gojës), por në shqiptimin britanik zakonisht nuk janë të tilla. 

  1. Anglishtja britanike ka një zanore më tepër se anglishtja amerikane. Kjo është o ja  e shkurtër e cila përdoret në fjalë si cot, dog, got, off, stop, lost. Në anglishten amerikane këto fjalë shqiptohen ose me / a / , si zanorja e parë në father ose me / o: /, si zanorja në caught. (Kjo zanore në anglishten britanike shqiptohet disi ndryshe nga ajo amerikane.) 
  1. Disa fjalë që shkruhen me a + bashkëtingëllore (p.sh. fast, faster.), kanë shqiptim të ndryshëm: me /a:/ në anglishten standard të Britanisë jugore dhe me /æ/ në anglishten amerikane dhe në disa variante të anglishtes. 

  1. Zanorja në fjalëhome, go, open shqiptohet /əu/ në anglishten standarde të Britanisë jugore dhe /ou/ në anglishten amerikane. Këto dy zanore tingëllojnë shumë ndryshe. 
  1. Në anglishten standarde të Britanisë jugore, rja shqiptohet vetë përpara një tingulli zanor. Në shumicën e varianteve të anglishtes amerikane rja shqiptohet në të gjitha pozicionet në të cilat ajo është shkruar në fjalë dhe ndryshon vetitë e zanores që ndodhet përpara saj. Kështu, fjalë si car, turn, offer,  në anglishten britanike tingëllojnë krejt ndryshe nga ajo amerikane. 

  1. Në shumë variante të anglishtes amerikane si tja  ashtu dhe dja  , kur ato ndodhen ndërmjet zanoreve shqiptohen lehtësisht /d/ - kështu writer dhe rider, për shembull, mund të kenë praktikisht të njëjtin shqiptim. Në anglishten  britanike ato janë krejtësisht të ndryshme: /’raitə/ dhe /’raidə/. 
  1. Disa fjalë të cilat në shumë variante të anglishtes amerikane shqiptohen me /u:/ , në anglishten britanike shqiptohen /ju:/ . Këto janë fjalët në të cilat gërmat th, d, t ose n (dhe nganjëherë edhe s ose l) ndiqen nga një u ose ew. Disa shembuj: 

Enthusiastic 
US / in ’Өu:zi’ æstik / 
GB / in ’Өju :zi’ æstik 
Duty 
US / ’du:ti / 
GB / ’dju:ti / 
Tune 
US / tu:n 
GB / tju:n 
New 
US / nu: / 
GB / nju: / 
Illuminate  
US / i ’lu:mineit 
GB / i ’lju:mineit / 


  1. Fjalët që mbarojnë me –ile të patheksuar (p.sh. fertile, reotile, missile, senile), nw anglishten britanike shqiptohen me /ail/;disa prej tyre ne anglishten amerikane shqiptohen /I / .                                                                      
fertile      US / ’fe:rtl / (bën rimë me turtle) 
GB / ’fe:tail / (bën rimë me her tile) 

  1. Disa fjalë të gjata që mbarojnë me –ary, -ery ose –ory, shqiptohen krejtësisht ndryshe, me një rrokje më shumë në anglishten amerikane. 
             secretary     US / ’sekrəteri /         GB / ’sekrətri / 

  1. Borough dhe thorough shqiptohen në mënyrë të ndryshme. 
              US /’barou,’Өraou /       GB / ’barə, ’Өarə / 

  1. Fjalët e huazuara nga frëngjishtja theksohen shpesh herë ndryshe, vecanërisht nëse shqiptimi ityre mbaron me një tingull zanor. Në anglishten amerikane zanorja fundore zakonisht, gjë që nuk ndodh në anglishten britanike. 

                paté     US / pæ’tei /     GB / ’pætei / 
               ballet   US / bæ’lei       GB / bælei / 

No comments:

Post a Comment