Tuesday, August 11, 2020

Lesson 97



97  before (lidhëz)
fjali + before + fjali
before + fjali, + fjali

1.     vendi i fjalisë me before

Lidhëza before bashkon një fjali me një tjetër. Before dhe fjalia e saj mund të vendosen si përpara ashtu edhe pas fjalisë tjetër, në vartësi të asaj që duam të theksojmë ose të vemë në dukje.
-      I always feed the cat before I have breakfast.
Before I have breakfast, I always feed the cat. (Kuptimi është: folësi ushqen macen dhe pastaj ha mëngjes. Vini re presjen në strukturën e dytë.)
-      He did military service before he went to university. (Në fillim ai kreu shërbimin ushtarak.)
Before he did military service, he went to university. (Në fillim ai shkoi në universitet.)


2.     koha e tanishme me kuptim të ardhshëm

Në fjalitë me before, nëse duam të shprehim kuptim të ardhshëm përdorim kohën e tanishme (shiko 556).
-      I’ll telephone you before I come. (JO: …before I will come.)


3.     koha e kryer

Në fjalitë me before, shpesh herë për të emfatizuar idenë e kompletimit ose plotësimit përdorim kohën e kryer ose të kryer të plotë.
-      You can’t go home before I’ve signed the letters. (Nuk mund të shkosh në shtëpi përpara se unë të kem firmosur letrat.)
-      He went out before I had finished my sentence. (Ai doli jashtë përpar se unë të kisha mbaruar…)

(Vini re që në fjali si kjo e fundit, koha e kryer e plotë mund t’i referohet një kohe të mëvonshme nga ajo e foljes kryesore. Kjo është e pazakontë



4.     before …ing

Në gjuhën formale, përdorimi i strukturës before …ing është mjaft i dendur.
-      Please put out all lights before leaving the office.
-      Before beginning the book, she spent five years on research.

No comments:

Post a Comment