Sunday, August 2, 2020

Lesson 90


Articles 9


  1. shprehjet dyfjalëshe
Në shprehjet dyfjalëshe, vacanërisht në ato me parafjalë, nyjet zakonisht bien.
  • with knife and fork
  • with hat and coat
  • from top to bottom
  • on land and sea
  • arm in arm
  • inch by inch
  • day after day
  • husband and wife
Por nyjet zakonisht nuk bien kur një emër i vetmuar ndjek parafjalën (për përjashtimet, shiko paragrafin 1 më lart).
  • You can’t get there without a car. (JO: …without car.)
Për raste të tipit the bread and (the) butter, shiko 182.

  1. gjinoret me ’s

Emrat që ndjekin gjinoren me ’s (si John’s , America’s), nuk marrin nyje (njëllojsi dhe emrat pas një përemri pronor).
  • the coat that belongs to John = John’s coat (JO: John’s the coat OSE the John’s coat)
  • the economic problems of America = America’s economic problems (JO: the America’s economic problems)
Por emri gjinor nga ana e tij mund të ketë nyje.
  • the wife of the boss = the boss’s wife


  1. the…of a…
Po t’i klasifikojmë shprehjet e këtij lloji, nyja e parë është shquese edhe nëse kuptimi i të gjithë shprehjes është i pa shquar.
  • Lying by the side of the road we saw the wheel of a car. (JO: …a wheel of a car.)
  1. modifikuesit e emrave
Kur një emër modifikon/cilëson një emër tjetër, nyjat e emrit të parë bie.
  • guitar lessons = lessons in how to play the guitar (JO: the guitar lessons)
  • a sunspot = a spot on the sun
  1. both dhe all
Shpesh herë, nyja shquese the pas both lihet jashtë.
  • Both (the) children are good at maths.
Po ashtu edhe theja ndërmjet all dhe një numri lihet shpesh herë jashtë.
  • All (the) three brothers were arrested.

Zakonisht theja lihet jashtë gjithashtu edhe pas allall day, all night, all week, all year, all winter dhe all summer.
  • We’ve been waiting to hear from you all week.
  • I haven’t seen her all day.

  1. kind of, etj.

Zakonisht, pas kind of, sort of, type of dhe shprehjeve të tjera të ngjashme nyjet a/an lihen jashtë.
  • What kind of (a) person is she? 
  • Have you got a cheaper sort of radio?
  • They’ve developed a new variety of sheep.

No comments:

Post a Comment