Thursday, August 20, 2020

Lesson 101

 beside dhe besides 


Beside është parafjalë dhe do të thotë ‘pranë’ , ‘përkrah’ , ‘ngjitur’. 


  • Who’s the big guy sitting beside Jane? 

 

Besides mund të përdoret si parafjalë me kuptim të ngjashëm me as well as – ‘përvec’  për t’u shtuar informacionin e ri atyre që ishin të njohura.


  • Besides literature, we have to study history and philosophy. 

  • Who was at the party besides Jack and the Bensons? 

 

Besides mund të përdoret si ‘shënues ligjërate’  me kuptimin ‘gjithashtu’, ‘përvec kësaj’ , ‘sidoqoftë’ , ‘për më tepër’. 


Ajo përdoret shpesh për të shtuar një argument më të fortë dhe më përfundimtar mbi cfarë është thënë më parëNë këtë rast besides vendoset zakonisht në fillim të fjalisë. 


  • I don’t like those shoes; besidesthey’re too expensive. 

  • It’s too late to go out nowBesides, it’s starting to rain now. 



101  besidesexcept dhe apart from 


Këto shprehjepërkthimi i të cilave në shqip është ‘përvec’ , ‘me përjashtim të’ , shpesh herë ngatërrohen me njëra-tjetrën


Vecoritë e secilës prej tyre janë: 


Zakonisht besides shërben për të shtuar dickasikur themi edhe apo plus (+). 


  • Besides the violin, he plays the piano and the flute. (Ai luan tre instrumente.) 

 

Except shërben për të përjashtuar dickasikur themi pa apo minus (-). 


  • I like all musical instruments except the violin. (…me përjashtim të…) 

 

Apart from mund të përdoret me  dyja këto kuptime. 


  • Apart from the violin, he plays the piano and the flute. (=Besides the violin…) 

  • I like all musical instruments apart from the violin. (=…except the violin.) 

 

No comments:

Post a Comment