Lesson 96
96 before (ndajfolje)
- me kuptimin ‘ndonjëherë’
Before mund të përdoret me kuptimin ‘ndonjëherë’ (në sensin ‘në ndonjë rast deri tani’). Në anglishten britanike në këtë rast përdoret zakonisht
koha e kryer.
- I think I’ve seen this film before.
- Have you ever been here before?
Por before mund të përdoret gjithashtu edhe pas një shprehjeje kohe për ‘të numëruar së
prapthi’ – ‘to count back’ nga një moment i shkuar – për të thënë ‘sa kohë përpara’ dicka kishte ndodhur. Koha që përdoret ë shtë e kryera e plotë.
- She realized that she had seen him before.
- duke numëruar së prapthi nga një kohë e shkuar
Before mund të përdoret gjithashtu edhe pas një shprehjeje kohe për ‘të numëruar së prapthi’ – ‘to count back’ nga një moment i shkuar – për të thënë ‘sa kohë përpara’ dicka kishte ndodhur. Koha që përdoret është e kryera e plotë.
- When I went back to the town I had left eight years before, everything was different. (JO: …that I had left before eight years…)
Për të numëruar së prapthi nga e tanishmja përdorim ago, JO before.
- I left school four years ago. (JO: …four years before / before four years.)
- before, before that dhe first
Zakonisht before nuk përdoret me kuptimin
‘before that’ ose ‘first’ pra ‘përpara kësaj’ ose ‘më parë’, ‘përpara se ta bëj këtë’.
- I want to get married one day. But before that/first, I want to travel. (JO: …But before, I want to travel.)
No comments:
Post a Comment