Lesson 76
appear
- folja kopujore : ‘seem’
Appear – ‘dukem’
mund të jetë një folje këpujore e cila përdoret për të treguar se si duken gjërat (njëlloj si edhe seem). Ajo përdoret në mënyrë të ngjashme me seem.
- He appears (to be) very angry today. (JO: He appears very angrily today.)
- It appears to be some kind of bomb.
- She appears to have enough money to live on.
- They do not appear to be at home.
- It appears that we may be mistaken.
- There appears to be a problem with the oil pressure.
- appear dhe seem : ndryshimet
Seem mund të përdoret për të folur si për fakte objektive ashtu edhe për përshtypje dhe ndjenja subjective
Appear përdoret më tepër për të folur rreth faktesh objective.
Krahaso;
- The baby seems / appears (to be) hungry.
- She doesn’t want to go studying. It seems a pity. (JO: It appears a pity.)
Seem përdoret shpesh herë me like. Kjo me appear nuk është normale.
- It seemed like a good idea.
(Më e natryshme se: It appeared like a good idea.)
Seem mund të përdoret në një strukturë të posacme (si në shembullin e mëposhtëm) . Kjo nuk është e mundur me appear.
- I can’t seem to make him understand. (‘Nuk ma merr mendja që… .’)
(POR JO: I can’t appear to make him understand.)
Appear është gjithashtu disi më formale se seem.
- ‘come into sight’ – ‘u duk’ , ‘u paraqit’
Appear mund të ketë gjithashtu kuptimin ‘u duk’ / ‘u paraqit’ ose ‘arriti’ , ‘mbërrin’. Në këtë rast ajo mund të modifikohet/cilësohet nga një ndajfolje.
- She suddenly appeared in the doorway.
No comments:
Post a Comment