Lesson 70
- any dhe a / an
Any përdoret shpesh me emrat e panumërueshëm shumës. Ajo mund të ketë të njëjtin kuptim që ka edhe nyja e pashquar a / an me emrat e e numërueshëm njëjës
- I haven’t got a car, and I don’t have any money to buy one.
- Is there a tin-opener in the house? And are there any plates?
Me këtë kuptim any me emrat e numërueshëm njëjës është i pazakontë.
- She hasn’t got a job. (JO: she hasn’t got any job.)
- Do you know a good doctor? (JO: Do you know any good doctor?)
Vini re që shprehjet any idea dhe any difference përdoren sikur emrat të ishin të panumërueshëm
- Have you got any idea what she wants?
- Is there any difference between ‘close’ and ‘shut’?
No comments:
Post a Comment