Friday, June 12, 2020

Lesson 68




any


1 kuptimi i any

Any – ‘ndonjë’ është një përcaktor . Përgjithësisht ai shpreh një sasi të papërcaktuar ose një numër dhe përdoret vetëm në rastet kur saktësia e sasisë që ne duam të shprehim nuk është shumë e rëndësishme. Për shkak të të qenit një ‘numër i hapur’ , i papërcaktuar saktësisht, any përdoret shumë shpesh në pyetjet dhe në fjalitë mohusese si dhe në rastet kur flasim për dicka të dyshimtë apo për një mohim.

- Have you got any beer?
- We didn’t have any trouble going through customs.
- You never give me any help.
- The noise of the party stopped me getting any sleep.
- I suddenly realised I’d come out without any money.

Përdorimi i any pas if është mjaft i shpeshtë.

- If you find any blackberries, keep some for me.

Ndonjëherë any përdoret me kuptimin ‘nëse ka / nëse është / nëse do të ketë’.

- Any fog will clear by noon. (Nëse do të ketë mjegull, do të largohet nga mesdita.)
- Perhaps you you could correct any mistakes I’ve made.

Any mund të përdoret gjithashtu për të emfatizuar idenë e një zgjedhjeje të hapur: ‘it doesn’t matter who / what / wich’ – ‘nuk ka rëndësi kush / cfarë / cili/n’ . Për hollësi shiko më poshtë.

- You can borrow any book you like.

No comments:

Post a Comment