Tuesday, June 16, 2020

Lesson 69



  1. any dhe some 


Shpesh herë any ndryshon nga some, e cila (some) është më e përdorshme në fjalitë pohuese.  

Krahaso: 
  • I need some razor blades. (Kam nevojë për disa brisqe rroje.) 
  • Have you got any razor blades? (Ke marrë ndonjë brisk rroje?) 
  • Sorry, I haven’t got any razor blades. (Më fal, nuk mora asnjë brisk rroje.) 

  1. any, not any dhe no 

Kur përdoret e vetme, any nuk ka kuptim mohues. Ajo bëhet mohuese vetëm kur përdoret bashkë me not. 

  • She’s unhappy because she hasn’t got any friends. 
(JO: …because she has got any friends.) 

No, ka të njëjtin kuptim me not any, por është më emfatike. 

  • She’s got no friends. 

Not any nuk vendoset kurrë në fillim të fjalisë. Në vend të saj përdorim no. 

  • No cigarette is harmless. (JO: Not any cigarette…) 
  • No tourists come to the town that year. 

No comments:

Post a Comment