Lesson 67
- other dhe others
Kur other përdoret me një emër nuk vendoset në numrin shumës.
- Where are the other photos? (JO: …the others photos?)
Por kur përdoret vetëm, pa emër, mund të jetë edhe në shumës.
- I’ve got one lot of photos. Where are the others?
- These are too small. Have you got any others?
Zakonisht, other(s) përdoret vetëm e vetme nëse ajo i referohet një emri i cili është përmendur më parë. Përjashtim përbën përdorimi i shumësit të zakonshëm të (the) others me kuptimin (the) other people – ‘të tjerët’.
- He never thinks of others.
- Jake’s arrived – I must tell the others.
POR JO: On the telephone, one cannot see the other.
OSE: He never listens to another.
- nuk përdoret për të thënë ‘different’ – ‘i ndryshëm’
Other nuk përdoret si mbiemër për të thënë ‘different’ – ‘i ndryshëm’.
- I’d prefer a completely different colour.
(JO: …a completely other colour.)
- It would print better on different paper. (JO: …other paper.)
- You look different with a beard. (JO: You look other…)
No comments:
Post a Comment