Lesson 72
any dhe any of ; any si përemër
Përpara një përcaktori (një nyjeje shquese, një dëftori apo një pronori) ose një përemri, përdorim any of .
Krahaso:
- I didn’t go to any lectures last term. (JO: …any of lectures…)
I wasn’t interested in any of the lectures. (JO:…any the lectures…)
- Do any books here belong to you?
Do any of these books here belong to you?
- I don’t think any staff want to work tomorrow.
I don’t think any of us want to work tomorrow.
Vini re që kur any ndiqet nga një kryefjalë shumës, folja mund të jetë njëjës ose shumës. Foljet njëjës janë më të përdorshme në gjuhën formale.
- If any of your friends is / are interested, let me know.
Emri pas any mund të bjerë nëse edhe pas kësaj mbetet i qartë.
- ‘Did you get the oil?’ ‘No, there wasn’t any left.’
Në vend të not any mund të përdorim none . Kjo e fundit në shumicën e rasteve është më emfatike se not any.
- There was none left.
No comments:
Post a Comment