Sunday, January 29, 2023

Almost dhe nearly

  almost dhe nearly 

  1. kuptimi: ecuri, matje dhe numërim 

Si almost – ‘pothuaj’ ashtu edhe nearly mund të shprehin idenë e ecurisë, të matjes ose të numërimit. Në anglishten amerikane nearly përdoret më pak. 


  • I’ve almost / nearly finished. 

  • There were almost / nearly a thousand people there. 


Nganjëherë almost është pak më ‘afër’ se sa nearly. Krahaso: 


  • It’s nearly ten o’clock.

  • It’s almost ten o’clock.


Very dhe pretty mund të përdoren me nearly por JO me almost. 

  • I’ve very / pretty nearly finished. (JO: …very almost…) 

 

  1. kuptime të tjera 


Nearly sugjeron më tepër idenë e ecurisë/të progresit drejt një objektivi ose të afërsisë ndaj një personi. Almost preferohet të përdoret  më shumë për të shprehur ide të tjera si ‘e ngjashme me… , por jo krejtësisht njëlloj’ si dhe për të bërë deklarata jo shumë të sakta. 


  • Jake is almost like a father to me. 

  • Our cat understands everything – he’s almost human. 

(JO: …he’s nearly human.) 

  • My aunt’s got a strange accent. She almost sounds foreign. 

(JO: …she nearly sounds foreign.) 

  • I almost wish I’d stayed at home. (JO: I nearly wish…) 

 


  1. fjalët mohuese 


Zakonisht nearly nuk përdoret përpara fjalëve mohuese ose jo-pohuese si never, nobody, nothing, any, etj. Në vend të saj ose përdorim almost, ose përdorim hardly me ever, anybody, anything etj.  

  • She’s almost never / hardly ever at home. (JO: …nearly never…) 

  • Almost nobody / hardly anybody was there. 

  • He eats almost anything. 

 

No comments:

Post a Comment