Saturday, April 4, 2020

Lesson 15


15. mbiemrat që përdoren vetëm në pozicion kallëzuesor


1. Disa mbiemra që fillojnë me a- , si dhe një numër i vogël të tjerësh syresh përdoren kryesisht në pozicion kallëzuesor – pas një foljeje. Shembuj të zakonshëm janë afloat, afraid, alight, alike, alive, alone, asleep, awake. Krahaso:


* The baby’s asleep.
a sleeping baby (JO: an asleep baby)
* The ship’s still afloat.
a floating leaf
* He was afraid.
a frightened man


2. Mbiemrat ill dhe well përdoren kryesisht në pozicion kallëzuesor. Përpara emrave shumë njerëz preferojnë zakonisht fjalë të tjera. Krahaso:


He’s very well. a healthy/fit man
You look ill. Nurses look after sick people.


3. mbiemrat cilësorë pas emrave


Në anglishten e viteve më parë, vendosja e mbiemrave cilësorë pas emrave, vecanërisht në poezi dhe në këngë ishte pothuaj e zakonshme.


* He came from his palace grand.


4. Në anglishten moderne kjo është e mundur në raste të rralla dhe në fraza fikse:


* Secretary General
* Poet Laureate
* God Almighty!
* Courty martial (Gjykata ushtarake)
* President elect
* Attorney General


Disa mbiemra mund të përdoren pas emrave njëlloj si në fjalitë lidhore. Kjo është e zakonshme për mbiemrat që mbarojnë me -able/-ible.


* Send me all the tickets available. (=…tickets which are available.)
* It’s the only solution possible.


Në disa raste, në këtë mënyrë mund të përdoren edhe disa ndajfolje.


* the woman upstairs
* the people outside


Përpara emrave, mbiemri present shpreh kohë; ndërkohë që pas tyre ka kuptimin ‘këtu/atje’ , ‘i pranishëm’ . Krahaso:


* the present members (anëtarët aktualë/ të tanishëm)
* the members present (ata që janë/ishin të pranishëm)


Përpara emrave, mbiemri proper ka kuptimin ‘ i vërtetë ‘ , ‘i mirëfilltë’ ( vecanërisht në anglishten britanike ).
Pas emrave, mbiemri proper i referohet pjesës qëndrore ose kryesore/thelbit të dickaje.


Krahaso:
* Mali I Thate is a proper mountain, not a hill. (Mali I Thate është një mal i vërtetë, …)
* After two days marching through the foothills, they found themselves at the base of the mountain proper. (…në këmbët e vetë malit.)


5. something, everything, etj.


Mbiemrat vendosen pas peremrave te pacaktuar si something, everything, anything, nothing, somebody, anywhere dhe fjalëve të tjera të ngjashme.


* Have you read anything interesting lately?
* Let’s go somewhere quiet.


6. expression of measurement – shprehje matjeje


Mbiemrat vendosen zakonisht pas emrave që shprehin masë, gjatësi, lartësi.

  • two metres high 
  • two miles long 
  • ten years older 
  • six feet deep 

7. mbiemrat cilësorë me plotësa 

Kur një mbiemër ka plotësin e vet (p.sh. skilled at design), e gjithë shprehja vendoset zakonisht pas emrit në pozicion cilësues. 
  • We are looking for people skilled at design. 
(JO: ..skilled at design people.) 

8. Fjalitë lidhore në raste të tilla janë zakonisht më të natyrshme. 

  • We are looking for people who are skilled at design. 

    Në disa raste, mbiemri mund të vendoset përpara emrit ndërsa plotësi vendoset prapa. Kjo ndodh me different, similar, the same, next, last, first, second, etj.,me krahasorët dhe sipërorët si dhe me disa mbiemra të tjerë si  difficult dhe easy. 

  • different life from this one. 
  • The next house to the Royal Hotel.  (vecanërisht në GB) 
  • The second train from this platform. 
  • The best mother in the world. 
  • difficult problem to solve. 

    9. folje + kundrinë + mbiemër 

Një tjetër pozicion i mundshëm i mbiemrit është ai pas kundrinës në strukturën  folje + kundrinë + mbiemër  (verb + object + adjective) . 
  • I’ll get the car ready. 
  • Let’s paint the kitchen yellow. 
  • Do I make you happy? 

No comments:

Post a Comment