Saturday, July 11, 2020

Lesson 82


 articles (3) – nyjetemra të numërueshëm dhe jo 

Nyjet përdoren me emra të numërueshëm dhe të pa numërueshëm në mënyra të ndryshme. 

  1. ndryshimi 

Emra të numërueshëm janë emra e objekteve të vecanta, të njerëzve, të ideve etj. të cilat mund të numërohen. 

  • a cat 
  • three cats 
  • a secretary 
  • two secretaries 
  • a plan 
  • two plans 

Emra të panumërueshëm janë emrat e materialeve, të lëngjeve dhe të sendeve të tjera të cilat zakonisht nuk i shohim si objekte të vecanta. 

  • water (JO: a water, two waters) 
  • weather (JO: a weather, two wathers) 
  • wool (JO: a wool, two wools) 
  • energy (JO: an energy) 

  1. përdorimi i nyjeve 

Emrat e numërueshëm njëjës kanë zakonisht një nyje ose një përcaktor tjetër  të bashkëlidhur. Mund të themi për shembull a cat, the cat, this cat, any cat, either cat ose every cat, por nuk mund të themi vetëcat.  Emrat shumës dhe të panumërueshëm (p.sh. cats, water) mund të përdoren me apo pa nyje ose përcaktor tjetër. 

  1. a / an 

A/an nuk përdoren me emra shumës (sepse a/an kanë një kuptim të ngjashëm me ‘one’ – ‘një’); po ashtu nuk përdoren as me emra të panumërueshëm, megjithëse këtu ka një sërë përjashtimesh (shiko paragrafin 4). 

  1. emra të panumërueshëm të trajtuar si të numërueshë 

Shumë emra të cilët janë normalisht të panumërueshëm mund të trajtohen si të numërueshëm për të shprehur kuptimin ‘a type of’ – ‘një tip…’ , ‘një lloj …’ ose a portion of’ – ‘një porcion…’ , ‘një masë…’. 

  • Have you got a shampoo for dry hair? 
  • Three coffees, please. 

Shumë emra të tjerë zakonisht të panumërueshëm mund të kenë ‘përdorime pjesërisht të numërueshme’ – ‘partly countable uses’ : ato nuk kanë formë shumës por mund të përdoren me a/an. Kjo mund të ndodhë kur kuptimi i tyre është më shumë i vecantë se i përgjithshëm. 

  • We need a secretary with a knowledge of English. 
  • You’ve been great help. 
  • I need good sleep. 

Por shumë emra të numërueshëm (p.sh. weather, progress) zakonisht nuk mund të përdoren në këtë mënyrë. 

  • We’re having terrible weather. (JO: …a terrible weather.) 
  • You’ve made very good progress. (JO: …a very good progress.) 
  • She speaks very good English. (JO: …a very good English.) 

Disa emra të cilët në gjuhë të tjera janë të numërueshëm, në anglisht janë të panumërueshëm. Shembuj janë: information (JO: an information), advice (JO: an advice).

No comments:

Post a Comment