Lesson 81
articles (2) – nyjet: rregullat e përgjithshme
- nyjet janë përcaktorë
Nyjet a/an dhe the u përkasin një grupi fjalësh të quajtur ‘përcaktorë’ – ‘determiners’. (Përcaktorët përfshijnë gjithashtu pronorët si my, dëftorët si this, dhe sasiorët si all.). Nyjet zakonisht vendosen në fillim të frazave, përpara mbiemrave.
- Përse përdoren nyjet?
A/an quhen ‘nyje të pashquara’ – ‘indefinite articles’. Theja quhet ‘nyje shqyese’ – ‘definite article’. Some/any përdoren shpesh për të formuar shumësin e a/an.
Nëse nuk përdorim fare nyje shquese kemi të bëjmë me no article, i cili ka një kuptim krejtësisht të ndryshëm nga të tjerët. Pra në thelb kemi gjithsej katër lloje nyjesh (duke përfshirë edhe këtë të fundit). Nyjet përdoren për të treguar nëse jemi duke iu referuar gjërave të cilat janë të njohura si për folësin/shkruesin ashtu edhe për dëgjuesin/lexuesin (‘definite’), ose atyre që janë të panjohura për të dyja palët (‘indefinite’). Nyjet mund të tregojnë gjithashtu nëse jemi duke folur rreth sendesh në përgjithësi apo rreth sendesh të vecanta.
- the= ‘we know which one(s)’ – ‘ne e dimë cilin/cilën/cilët/cilat’
Themi (për shembull) the doctor, the book ose the dog, kur presim që dëgjuesi apo lexuesi ta dinë për cilin doktor, libër apo qen jemi duke folur. Në raste të tjera përdorim a/an , some/any ose no article.
Krahaso:
- I’ve been to the doctor. (Ju e dini tek cili doktor: tek doctor Josifi.)
- A doctor must like people. (absolutisht cdo mjek, të gjithë mjekët)
- Could you pass me the salt/ (Dëgjuesi e di që flitet pëe kripën që ndodhet mbi tavolinë.)
- We need some more salt. (jo një kripë të vacantë ‘të njohur’)
- Have you feed the dog? (Dëgjuesi natyrisht e di për cilin qen bëhet fjalë, Bubin.)
- Do you like dogs. (qentë në përgjithësi)
- të vecanta dhe të përgjithshme
Nyjet mund të përdoren nëse jemi duke folur për gjëra të vecanta apo për të përgjithshme.
Krahaso:
- There are some children in the garden. (disa fëmijë të caktuar)
Children usually start walking at around one year old. (fëmijët në përgjithësi)
- They’re delivering the oil tomorrow. (një vaj të caktuar, të njohur)
Oil has nearly doubled in price recently. (vaji në përgjithësi)
Kini parasysh që me shumësin e emrave të panumërueshëm nuk përdorim nyje, pra no article, dhe se kur flasim për njerëz apo gjëra në përgjithësi nuk përdorim nyjen shquese the.
- Oil has nearly doubled in price. (JO: The oil…)
- Children usually start walking… (JO: The children…)
Por ndonjëherë për të përgjithësuar përdorim strukturën the + emër të numërueshëm njëjës.
- Who invited the telephone?
No comments:
Post a Comment