Thursday, July 30, 2020

Lesson 87 

 articles (6) – nyjet: some/any dhe ‘no article’ 

  1. përdorimi me emra të panumërueshëm dhe shumës 

Emrat e panumërueshëm dhe ata shumës mund të përdoren shpesh herë si me some/any – ‘disa/ndonjë’ ashtu edhe me ‘no article’Ndërmjet tyre nuk ka gjithmonë një ndryshim të madh në kuptim
Some përdoret kryesisht në fjalitë pohoreany është më e zakonshme në atop yetëse dhe mohuese.

  • We need (some) cheese. 
  • I didn’t buy (any) eggs. 

  1. ndryshimet 


Some/any përdoren kur jemi duke menduar/folur për një numër ose një sasi të kufizuar por disi të papërcaktuar – kur nuk njohim ose kur për ne nuk ka rëndësi sasia e saktë. Kur mendojmë/flasim për një numër apo për një sasi të pakufizuar ose kur nuk jemi duke menduar aspak për numra apo sasira nuk përdorim fare nyje – ‘no article’Krahaso: 

  • We’ve plant some roses in the garden. 

(Një numër i kufizuarfolësi nuk na thotë sat rëndafila ka mbjellë.) 

  • I like roses. (Asnjë ide për numrin e tyretrëndafilat.) 
  • We got talking to some students. (Një numër i kufizuar studentësh.) 
Our next door neighbours are students. (Ideja kryesore është përcaktimi i gjitonëve dhe jo numti i tyre)

  • Would you like some more beer? (Në sasi të papërcaktuar – aq sa dëgjuesi dëshiron!?.) 
  • We need beer, sugar, eggs. butter, rice and toilet paper. (Folësi po emërton gjërat që i duhet të blejë dhe jo sasinë e tyre.) 

  • Is there any water in the fridge? (Folësi do një sasi të kufizuar.) 
Is there water on the moon? (Rëndësi ka prania e ujit në hënë, jo sasia e tij.) 
  • This engine hardly uses any petrol. (Interesi qëndron në sasinëe naftës.) 
This engine doesn’t use petrol. (Rëndësi ka lloji i karburantit, jo sasia.) 


Some dhe any nuk përdoren kur sasia apo shifra njihen me saktësi

Krahaso: 
  • You’ve got some great books. 
  • You’ve got pretty toes. (Një sasi e përcaktuar saktë - dhjetëYou’ve got some pretty toes do të sugjeronte faktin që folësi nuk bën të qartë se për sa gishta flet – ndoshta për shtatë apo tetë syresh!) 

No comments:

Post a Comment