Lesson 85
articles (5) – nyjet: a/an (hollësi)
a / an
- Nyja a / an përdoret kur duam të flasim rreth një personi apo sendi dhe dëgjuesi/lexuesi nuk e di për kë/për cilin flitet ose kur nuk ka rëndësi për kë/për cilin/cilën flitet.
- My brother’s going out with a French girl.
(Dëgjuesi nuk e di se cila është kjo vajzë franceze.)
- She lives in a nice big house.
- Could you lend me a pen?
- A/an mund të përdoren gjithashtu për të folur rreth cdo pjesëtari të një klase/kategorie/grupi të caktuar.
- A doctor must like people. (cdo mjek…)
- A spider has eight legs.
- A/an mund të përdoren pas një foljeje këpujore ose pas as për të klasifikuar njerëz apo sende, duke thënë cilës klase/kategorie, grupi apo tipi ata i përkasin.
- She’s an architect. (JO: She’s architect.)
- I’m looking forward to being a grandmother.
- ‘What’s that noise?’ ‘I think it’s a helicopter.’
- He decided to become an engineer.
- He remained a bachelor all his life.
- Don’t use your plate as an ashtray. (JO: …as ashtray.)
- a / an, some / any dhe ‘no article’
A/an përdoren kryesisht me emra të numërueshëm njëjës. (Kuptimi original i a/an ka qenë ‘one’.) Përpara emrave shumës dhe të panumërueshëm mendime të ngjashme shprehen zakonisht me some/any ose ‘no article’.
me emra shumës
- We met some nice French girls on holiday. (JO…a nice French girls…)
- Have you got any matches?
- Doctors generally work long hours. (JO: A doctors…)
- Both my parents are architects.
me emra të panumërueshëm
- I think there’s some butter in the fridge.
- Whisky is made from barley.
- ‘What’s that on your coat?’ ‘It looks like paint.’
No comments:
Post a Comment