Sunday, July 12, 2020

Lesson 83



articles (4) – nyjetthe (hollësi) 

  1. the = ‘ju dini cilin/cilën/cilët/cilat 

Kuptimi i the është zakonisht dicka si ‘ju e dini se për cilin (ose për cilën etj.) e kam fjalën’. Kur dëgjuesi/lexuesi ‘e di’ (ose mund ta gjejë apo marrë me mend) për cilin person, send (ose shumësat e tyrejemi duke folurpërpara emrit vendosim nyjen the.

 Krahaso: 

  • Did you lock the car? (Dëgjuesi e di fare mirë për cilin automobil flitet) 
  • We hired a car to go to Scotland. (Dëgjuesi nuk e di për cilin automobil.) 

Dëgjuesi/lexuesi duhet ta dijë për cfarë e kemi fjalën sepse: 

  1. ne kemi folur më parë për të/për to/për ta; 

  • She’s got two children: a boy and a girl. The boy’s fourteen and the girl’s eight. 
  • So what did you do then?’  ‘Gave the money straight back to the policeman.’ 

(Folësi përdor the sepse dëgjuesi ka plotësisht dijeni për cështjen në fjalë.) 
  1. ne e themi për kë e kemi fjalën; 

  • Who’s the girl over there with John? 
  • Tell Pat the story about John and Susie. 
  • What did you do with the camera I lent you? 

  1. nga zhvillimi i situatës është e kuptueshme për kë e kemi fjalën; 

  • Could you close the door(Vetëm një derë është e hapur, ajo e kuzhinës.) 
  • Ann’s in the kitchen. 
  • Did you enjoy the party? 
  • What’s the time? 

  1. the = ‘i vetmi /e vetmja 

Dëgjuesi duhet ta dijë për cfarë e kemi fjalën sepse nuk ka alternativeë tjetër – ne po flasim për dicka të vetme si dielliose për dicka e cila është të paktën e vetme në mjedisin tonë si qeveriapoliciaetj. 

  • I haven’t seen the sun for days. 

  • the moon 

  • the stars 

  • the planets 

  • the earth  

  • the world 

  • the unions 

  • the railways 

  • the Japanese (Ka një Japoni.) 


Ky përdorim i thesë (për të treguar që nuk ka alternativeë tjetër), është i mundur edhe kur flasim për për dikë/dicka për të cilën dëgjuesi nuk ka fare dijeni. 

  • You don’t know the Andersons, do you? (Përdorimi i thesë bën të qartë që ka vetëm një familje Anderson në mjedisin shoqëror të folësit.) 
  • Have you never heard of the Thirty Years’ War(Ka patur vetëm një të tillë.) 

No comments:

Post a Comment