articles (7) – nyjet: duke folur në përgjithësi
- the nuk do të thotë ‘all’ – ‘të gjithë/të gjitha’
Nyja the nuk përdoret me përemra të panumërueshëm ose shumës për të folur për gjërat në përgjithësi – për të folur për shembull për të gjithë librat, njerëzit ose të gjithë jetën. The nuk do të thotë ‘të gjithë/të gjitha’. Për të shprehur këtë ide përdorim ‘no article’.
Krahaso:
- Move the books off that chair and sit down. (Disa libra të caktuar.)
Books are expensive. (JO: The books are expensive. Fjala është për librat në përgjithësi – për të gjithë librat.)
- I’m studying the life of Beethoven. (jeta/biografia e një njeriu të caktuar)
Life is complicated. (JO: The life is complicated. Fjala është për jetën në përgjithësi – për tërë jetën.)
- ‘Where’s the cheese?’ ‘I ate it.’ (Një djathë i caktuar – ai që blemë dje.)
I love cheese. (Djathin në përgjithësi – fetën, kackavallin, etj.)
- Why has the life gone out?
Nothing can travel faster than light.
Kini parasysh që most (me domethënien ‘shumica e…’) përdoret pa nyjen the.
- Most birds can fly. (JO: The most birds can fly.)
- Most of the children got very tired. (JO: The most of the children…)
- përgjithësimet me fjalë njëjës
Nganjëherë nyja the përdoret me emra të numërueshëm njëjës për të folur për gjërat në përgjithësi, për të përgjithësuar.
- Schools should pay less attention to examination success, and more attention to the child.
Kjo është më e zakonshme me emrat e instrumenteve shkencore dhe muzikore si dhe me shpikjet.
- Life would be quieter without the telephone.
- The violin is more difficult than the piano.
Nyjet a/an (me kuptimin ‘any’ – ‘cdo’) mund të përdoren për të përgjithësuar një karakteristikë të një kategorie të caktuar nëpërmjet emërtimit vetëm të një ekzemplari të tij me një emër të numërueshëm njëjës.
- A baby deer can stand as soon as it’s born.
- A child needs planty of love.
Vini re që a/an nuk mund të përdoren në këtë mënyrë kur duam të përgjithësojmë të gjithë anëtarët e një grupi si bashkësi.
- The tiger is danger of becoming extinct. (JO: A tiger is in danger of becoming extinct. Fjala është për të gjithë familjen e tigrit, jo për një apo për disa individë.)
- Do you like horses? (JO: Do you like a horse?)
- raste të vështira: ‘i përgjithshëm’ +’i njohur’
Kur duam të përgjithësojmëemra të panumërueshëm ose shumës përdorim ‘no article’ (shiko paragrafin 1 lart); por për të treguar që dëgjuesi/lexuesi e di se për cilët njerëz apo sende po flasim përdorim nyjen the . Nganjëherë të dyja këto kuptime vijnë së bashku dhe është e vështirë ta dimë kur ta përdorim dhe kur të mos e përdorim nyjen the.
- deti, koha (moti), etj.
Nyja the përdoret me një sërë shprehjesh të përgjithshme që i referohen mjedisit fizik – botës përreth dhe klimës së tij ose parametrave të tjerë të jetës sonë të përditshme. Përdorimi i thesë ngjan të sugjerojë këmbim përvoje ose dijesh ku edhe dëgjuesi/lexuesi ‘ishin gjithashtu të pranishëm’.
- Do you prefer the town or the country?
- My wife likes the sea, but I prefer the mountains.
- English people always talk about the weather.
- I wish the trains were cleaner and more punctual.
- He’s always after the girls.
Duhet shënuar që me nature, society, space dhe emra të tjerë abstraktë, kur këta kanë kuptim të përgjithshëm përdorim ‘no article’.
- I love nature. (JO: …the nature.)
- It isn’t always easy to fit in with society. (JO: …the society.)
- We are just talking our first steps into space. (JO: …the space.)
- the Russians, the Irish, etj.
Shpesh herë, kur u referohemi grupeve të mirënjohura dhe të indetifikueshme qartë (si p.sh. atyre mbi bazën e kombësisë ose të shtetësisë), nyja the përdoret edhe nëse jemi duke folur në përgjithësi.
- The Russians have a marvelous folksong tradition.
- The Irish have their own language.
- Should the police carry guns?
. Vini re përdorimin e the + mbiemër (p.sh. the blind, the old) kur duam të flasim për grupe të caktuar
- raste të vështira : ‘gjysëm të përgjithshme’ – ‘half general’
Disa shprehje janë ‘gjysëm të përgjithshme’ – ‘half general’ , pra në mes të së përgjithshmes dhe së vacantës. Kur flasim për historinë e shekullit të tetëmbëdhjetë, për muzikën e viteve gjashtëdhjetë apo për varfërinë në Afrikë, nuk flasim për të gjithë historinë, muzikën apo urinë në përgjithësi, pasi këto janë në një farë mase vetëm ide të përgjithshme (në krahasim me shprehje si ‘the history I did at school’ , ‘the music we heard last night’ apo ‘the poverty I grew up in’). Në këto shprehje ‘gjysëm të përgjithshme’ përdorim zakonisht ‘no article’. Megjithatë, kur emri ndiqet nga një frazë përkufizuese, vecanërisht kur ajo është e ndërtuar me of, shpesh herë nyja the përdoret.
Krahaso:
- eighteenth-century music
the music of the eighteenth century
- African butterflies
the butterflies of Africa
No comments:
Post a Comment