Friday, February 15, 2019

Lesson 14

14 adjectives – mbiemrat : rradha përpara emrave

Kur mbiemrat që vendosen përpara një emri janë disa (ose kur disa emra përdoren për të modifikuar/cilësuar. Për shembull themi: a fat old lady, dhe JO: an old fat lady, a small shiny black leather, dhe JO: a leather black shiny small handbag. Për fat të keq, rregullat për rendin e vendosjes së mbiemrave janë shumë të ndërlikuara dhe tekste të ndryshme gramatikore në këtë pikë shpesh harë nuk përputhen. Më poshtë jepen disa nga rregullat më të rëndësishme.

1. ngjyra, origjina, lloji i materialit dhe përdorimi
Mbiemrat (që cilësojnë emrat) e ngjyrës, të origjinës, të materialit dhe përdorimin, vendosen zakonisht në këtë rend.
ngjyra origjina materiali përdorimi emri
red Spanish leather riding boots
a brown German beer mug
a Venetian glass flower


2. mbiemrat e tjerë

Mbiemrat e tjerë vendosen zakonisht përpara fjalëve që shprehin ngjyrën, origjinën, materialin dhe qëllimin e përdorimit. është e pamundur të jepen rregulla të sakta dhe fikse, por mbiemrat që shprehin madhësi, gjatësi dhe lartësi vendosen zakonisht në fillim.
* the round glass table (JO: the glass round the table)
* a big, modern brick house (JO: a modern, big brick house)
* long, flexible steel poles
* a tall, ancient oak-tree.


3. gjykime dhe qëndrime/pikëpamje

Mbiemrat të cilat shprehin gjykim ose qëndrime/pikëpamje vendosen zakonisht përpara të gjithë të tjerëve. Shembuj janë lovely, definite, pure, absolute, extreme, perfect, wonderful, silly.
* a lovely, long, cool drink
* Who’s that silly fat man over there?


4. numërat

Numrat vendosen zakonisht përpara mbiemrave.
* Six large eggs.
* The second big shock.
Në shumicën e rasteve, first dhe next dhe last vendosen përpara numërorëve themelorë one, two, three, etj.
* the first three days (Më e rregullt se the three first days)
* my last two jobs (Më e rregullt se my two last jobs)


5. presjet

Ndërmjet mbiemrave që ndodhen përpara emrave (vecanërisht në frazat e gjata), vendosim zakonisht presje. Të tilla janë për shembull përshkrimet fizike dhe përshkrimet në përgjithësi.
* a lovely, long, cool, refreshing drink
* an expensive ill-planned, wasteful project
Por në rastet si më poshtë presjet mund të eliminohen:
* a tall (,) dark(,) handsome cowboy

No comments:

Post a Comment