Lesson 24
- Ndajfolje sigurie – adverbs of certainty
Këto ndajfolje përdoren për të treguar sa të sigurtë jemi për dicka. Shembuj: certainly, definitely, clearly, obviously, probably.
Pozicioni: qëndror .
folje ndihmëse + ndajfolje
- It will probably rain this evening.
- The train has obviously been delayed.
am/are/is/was/were + ndajfolje
- There is clearly something wrong.
- She is definitely older than him.
ndajfolje + folje tjetër
- He probably thinks you don’t like him.
- I certainly feel better today.
Maybe dhe perhaps vendosen zakonisht në fillim të fjalisë.
- Perhaps her train is late.
- Maybe I’m right and maybe I’m wrong.
- Ndajfolje përmbushjeje – adverbs of completeness
Këto ndajfolje tregojnë se në c’masë dicka është kryer/përmbushur, është e vërtetë apo ka ndodhur. Shembuj: completely, practically, almost, nearly, quite, rather, partly, sort of, kind of, more or less, hardly, scarcely.
Pozicioni: qëndror .
folje ndihmëse + ndajfolje
- I have completely forgotten your name.
- Sally can practically read.
am/are/is/was/were + ndajfolje
- It was almost dark.
- The house is partly ready.
ndajfolje + folje tjetër
- I kind of hope she wins.
- It hardly matters.
- Ndajfolje mënyre dhe komentimi – manner and comment adverbs
Ndajfoljet e mënyrës tregojnë si është kryer ose ka ndodhur dicka. Shembuj: angrily, happily, fast, slowly, suddenly, well, badly, nicely, noisily, quietly, hard, softly.
Pozicioni: në shumicën e rasteve në fund të fjalisë, vecanërisht nëse ndajfolja është e rëndësishme për domethënien e foljes dhe nuk mund të lihet jashtë . Ndajfoljet që mbarojnë me –ly mund të vendosen në pozicion qëndror nëse ndajfolja nuk është fokusi kryesor i mesazhit.
pozicion fundor
- He drove off angrily.
- She read the letter slowly.
- You speak English well
pozicion qëndror
- She angrily tore up the letter.
- I slowly began to feel better again.
Pozicioni fundor është vacanërisht i zakonshëm me foljet pësore.
- Her books are always well written. (JO: She always well writes her books.)
Ndajfolet e komentit (të cilat japin mendimin e folësit për një veprim), shkojnë në më të shumtën e rasteve në pozicion qëndror.
- I stupidly forgot my keys.
- Ndajfoljet e vendit – adverbs of place
Këto ndajfolje tregojnë vendin ku dicka ndodh apo kryhet.
Shembuj: upstairs, around, here, to bed, in London, out of the window.
Pozicioni: në fund të fjalisë.
- The children are playing upstairs.
- Come and sit here.
- Don’t throw orange peel out of the window.
- She’s sitting at the end of the garden.
Por edhe pozicioni në fillim të fjalisë është gjithashtu i mundur, vecanërisht në gjuhën letrare dhe nëse ndajfolja nuk është fokusi kryesor i mesazhit.
- At the end of the garden there was a very tall tree.
Ndajfoljet e drejtimit (të lëvizjes) vendosen përpara ndajfoljeve të vendit.
- The children are running around upstairs.
Here dhe there vendosen shpesh herë në fillim të fjalisë. Vini re rendin e vendosjes së fjalëve në Here / There is. Here comes dhe There goes.
- Here comes your bus. (JO: Here your bus comes.)
- There’s Erisa.
- There goes our train.
Përemrat që shërbejnë si kryefjalë vendosen menjëherë pas here dhe there.
- Here it comes. (JO: Here comes it.)
- There she is. (JO: There is she.)
- Ndajfoljet e kohës me shpeshtësi të përcaktuar – definite frequency
Këto ndajfolje tregojnë kur ose sa shpesh ndodh dicka. Shembuj: today, afterwards, in June, last year, finally, before, eventually, already, soon, still, last, daily, weekly, every year. Pozicioni: në më të shumtën e herëve në pozicion fundor; nëse ndajfolja nuk është fokusi kryesor i mesazhit edhe pozicioni fillestar është gjithashtu i mundur. Disa prej tyre mund të shkojnë edhe në pozicion qëndror (shiko më poshtë). Ndajfoljet e shpeshtësisë së papërcaktuar (often, ever etj.) , shkojnë në pozicion qëndror.
- I’m going to London today. / Today I’m going to London.
- She has a new hair style every week. / Every week she has a new hair style.
Finally, eventually, already, soon dhe last mund të shkojnë gjithashtu edhe në pozicion qëndror; still dhe just shkojnë vetëm në pozicion qëndror.
- So you finally got here.
- I’ve already paid the bill.
- We’ll soon be home.
No comments:
Post a Comment