Lesson 18
18. adverb of manner and adjectives – ndajfoljet e mënyrës dhe mbiemrat
- ndajfoljet e mënyrësme foljet
Ndajfoljet e mënyrës tregojnë mënyrën se si ndodhi apo si u krye dicka. Shembuj janë quickly, happily, terribly, fast, badly, well. Këto ndajfolje nuk duhen ngatërruar me mbiemrat si happy, quick, etj. Për modifikimin/cilësimin e foljeve përdoren ndajfoljet dhe jo mbiemrat.
folje + ndajfolje
- We’ll have to think quickly. (JO: …to think quick.)
- She danced happily into the room. (JO: She danced happy…)
- She sang badly. (JO: She sang bad.)
- I don’t remember him very well. (JO: …very good.)
Por duhet pasur parasysh që mbiemrat e këtij lloji në stilin jo formal (në të folurën e përditshme), vecanërisht në anglishten amerikane përdoren shpesh herë si ndajfolje.
- She talks funny.
- përdorime të tjera
Këto ndajfolje mund të modifikojnë/cilësojnë gjithashtu edhe mbiemra, pjesorë, ndajfolje të tjera dhe shprehje ndajfoljore.
ndajfolje + mbiemër
- It’s terribly cold today. (JO: …terrible cold.)
folje + pjesore
- This steak is very badly cooked. (JO: …bad cooked.)
ndajfolje + ndajfolje
- They’re playing unusually fast. (JO: …unsual fast.)
ndajfolje + shprehje fjali ndajfoljore
- He was madly in love with her. (JO: …mad…)
No comments:
Post a Comment