Lesson 19
- mbiemrat që mbarojnë me –ly
Disa fjalë që mbarojnë me -ly janë mbiemra dhe JO ndajfolje. Shembuj janë : costly, cowardly, deadly, friendly, likely, lively, lonely, lovely, silly, ugly, unlikely.
- She gave me a friendly smile.
- Her singing was lovely.
Friendly / friendlily ose lovely / lovelily etj. nuk janë ndajfolje.
- She smiled in a friendly way. (JO: She smiled friendly.)
- He gave a silly laugh. (JO: He laughed silly.)
Daily, weekly, monthly, yearly, early dhe leisurely mund të shërbejnë qoftë si mbiemra ashtu edhe si ndajfolje.
- It’s a daily paper.
- It comes out daily.
- mbiemrat dhe ndajfoljet me formë të njëjtë; ndajfoljet me dy forma
Disa mbiemra dhe ndajfolje kanë të njëjtën formë: p.sh. a fast car go fast; if you do hard work, you work hard. Në raste të tjera ndajfolja mund të ketë dy forma (p.sh. late dhe lately), njëra si mbiemër dhe tjetra me –ly.
Zakonisht në këto raste ekzistojnë ndryshime në kuptimin ose përdorimin e tyre. Shembuj:
- bloody Disa fjalë sharëse – ‘swearwords’ duke përfshirë bloody (vetëm GB), mund të përdoren qoftë si mbiemra ashtu edhe si ndajfolje.
- You bloody fool. You didn’t look where you were going.’ ‘I bloody did.’
- Sorry I didn’t turn up – I clean forgot.
- The explosion blew the cooker clean through the wall.
- direct Në anglishten britanike, kur flasim për udhëtime dhe orare, direct përdoret shpesh herë si ndajfolje.
- The plane goes direct from London to Huston without stopping.
- easy Në disa shprehje informale easy përdoret si ndajfolje. Shembuj:
- Take it easy! (=Relax)
- Easier said that done.
- dead Ndajfolja dead përdoret në disa shprehje me kuptimin ‘saktësisht’ , ‘krejtësisht’ ose ‘shumë’. Shembuj:
dead ahead, dead certain, dead drunk, dead right, dead slow (vetëm GB), dead straight, dead sure, dead tired
Kini parasysh që deadly është mbiemër dhe ka kuptimin ‘fatal’ , ‘vdekjeprurës’ .
Ndajfolja për këtë kuptim është fatally. Krahaso:
- Cyanide is a deadly poision.
She was fatally injured in the crash.
- fair Në disa shprehje fair përdoret si ndajfolje dhe vendoset pas foljes.
- to play fair
- to fight fair
- to hit something fair and square
- fast Fast mund të ketë si kuptimin ‘shpejt’ – ‘quick’ ashtu edhe ‘në mënyrë të shpejtë’ – ‘quickly’ (a fast car goes fast). Në shprehjen fast asleep, fast ka kuptimin ‘krejtësisht’ , ndërsa në shprehje si hold fast, stick fast, fast colour ka kuptimin ‘shtrënguar’ – ‘tight’ .
- fine Ndajfolja fine -‘shumë mirë’ përdoret në disa shprehje informale.
- That suits me fine.
- You’re doing fine.
Ndajfolja finely-‘imtësisht’, përdoret për të folur për rregullime/regjistrime (në mekanikë për
shembull) të vogla/të imta dhe ide të tjera të ngjashme.
- A finely tuned engine
- Finely chooped onions (‘të prera shumë imët’)
- flat Flat mund të përdoret si ndajfolje në kuptimin muzikor (‘to sing flat’ do të thotë ‘të këndosh një notë shumë të ulët’). Në shumë raste të tjera ndajfolja është flatly.
- free Ndajfolja free (e përdorur pas foljes) do të thotë ‘pa paguar’ , ‘falas’ ; freely do të thotë ‘pa kufij’ ose ‘pa kufizim’. Krahaso:
- You can eat free in my restaurant whenever you like.
- You can speak freely – I won’t tell anyone what you say.
No comments:
Post a Comment