Lesson 12
adjectives: complementation-mbiemrat: komplementimi
Shumë mbiemra mund të ndiqen nga plotësa- ‘complements’ , që janë fjalë dhe shprehje të cilat plotësojnë kuptimin e tyre.
Jo të gjithë mbiemrat ndiqen nga i njëjti lloj komplementi. Disa mund të ndiqen nga parafjalë + emra / -ing ( dmth me emra foljore = gerunds ).
* I’m interested in cookery.
* I’m interested in learning to cook.
Disa prej tyre mund të ndiqen nga forma paskajore e foljes.
* You don’t look happy to see me.
* The soup is ready to eat.
Paskajorja mund të ketë kryefjalën e vet të paraprirë nga for.
* I’m anxious for her to get a good education.
( = I’m anxious that she sould get a good education. )
Disa mbiemra mund të ndiqen edhe nga një fjali.
* I’m glad that you were able to come.
* It’s important that everybody should feel comfortable.
Shumë mbiemra mund të kenë më shumë se një lloj komplementi/plotësi.
* I’m pleased about her promotion.
* I’m pleased that we seem to agree.
Struktura mbiemër + plotës, rrallë herë vendoset përpara një emer.
* He’s a difficult person to understand.
(JO: He’s a difficult to understand person. )
No comments:
Post a Comment