Lesson 22
22 adverbs – ndajfoljet: vendi i tyre (të përgjithshme)
Lloje të ndryshme ndajfoljesh vendosen në fjali në vende të ndryshme. Këtu më poshtë jepen disa rregulla të përgjithshme;
Shënim: Në shpjegimet te mëposhtme, fjala ndajfolje është përdorur në përgithësi si për ndajfoljet njëfjalëshe (p.sh. here, often), ashtu edhe për shprehjet ndajfoljore më të gjata (p.sh. in this house, once every six weeks).
- folja dhe kundrina
Si rregull, ndajfolja nuk vendoset ndërmjet foljes dhe kundrinës përkatëse.
…ndajfolje + folje + kundrinë
- I often get headaches. (JO: I get often headaches.)
…folje + kundrinë + ndajfolje
- She speaks English well. (JO: She speaks well English.)
Por pjesëzat ndajfoljore, mund të vendosen ndërmjet foljes dhe një emri kundrinor (një emri që shërben si kundrinë).
- Could you switch off the light?
- pozicioni : në fillim, në mes dhe në fund
Normalisht, vendi i ndajfoljes në fjali është njëri nga tre të mëposhtmit:
Pozicioni fillestar (në fillim të fjalisë) :
- Yesterday morning something very strange happened.
Pozicioni qëndror (me foljen):
- My brother completely forgot my birthday.
- I have never understood her.
Pozicioni fundor (në fund të fjalisë):
- What are you doing tomorrow?
Shumë ndajfolje mund të vendosen në të tre këto pozicione, ndërsa disa të tjera mund të shkojnë vetëm në pozicion qëndror dhe fundor. Frazat e gjata ndajfoljore zakonisht nuk mund të vendosen në pozicion qëndror. Krahaso:
- He quickly got dressed.
- He got dressed quickly.
(Quickly mund të vendoset në pozicion qëndror ose fundor.)
- He got dressed in a hurry. (JO: He in a hurry got dressed.)
(In a hurry nuk mund të vendoset në një pozicion qëndror.)
Megjithatë, një numër i vogël shprehjesh ndajfoljore të shkurtra si at once mund të shkojnë në pozicion qëndror ndërsa ndajfoljet sasiore si very, quite, mund t’u shtohen ndajfoljeve që shkojnë në pozicion qëndror.
- She at once realized her mistake.
- I very much enjoy skiing.
- We were quite often invited to parties at the weekends.
- Cfarë vendoset dhe ku?
Në pozicion fillestar
Ndajfoljet bashkuese (të cilat bashkojnë një fjali me atë cfarë është thënë më parë). Këtu mund të vendosen gjithashtu edhe ndajfoljet e kohës .
- However, not everybody agreed. (ndajfolje bashkuese/ndërlidhëse)
- Tomorrow I’ve got a meeting in Cardif. (ndajfolje kohe)
Disa shprehje ndajfoljore negative (p.sh. under no circumstances) mund të shkojnë në pozicion fillestar me ‘rend të përmbysur’ vendosjeje (‘inverted order’) fjalësh.
në pozicion qëndror
Ndajfoljet fokusuese (të cilat emfatizojnë një pjesë të fjalisë); ndajfoljet e sigurisë dhe të përmbushjes; ndajfoljet e shpeshtësisë të pacaktuar; ndajfoljet komentuese; disa ndajfolje mënyre .
- She’s done everything – she’s even been a soldier. (fokusuese – focusing)
- It will probably rain this evening. (sigurie – certainty)
- I’ve almost finished painting the house. (plotësimi – completeness)
- My boss often travels to America. (shpeshtësie të pacaktuar – indefinite frequency)
- I stupidly forgot my keys. (komentuese – comment)
- She quickly got dressed. (mënyre – manner)
Në pozicion fundor
Ndajfoljet e mënyrës (si?) , të vendit (ku?), dhe të kohës (kur?) në shumicën e rasteve shkojnë në pozicion fundor.
- She brushed her hair slowly. (mënyre – manner)
- The children are playing upstairs. (vendi – place)
- I phoned Alex this morning. (kohe – time)
No comments:
Post a Comment