për të distancuar
Disa struktura mund të përdoren për të bërë që kërkesat, pyetjet apo deklaratat e bëra nga dikush të duken më pak të drejtpërdrejta, më ‘të distancuara’ nga realiteti (dhe për pasojë më me politesë).
kërkesa dhe deklarata të formës yes/no
Zakonisht kur duam të bëjmë kërkesa më pak të drejtpërdrejta i bëjmë në formën yes/no. Kjo sugjeron faktin që dëgjuesi mund të zgjedhë nëse ai pajtohet me të apo jo.
Could you tell me the time, please? (shumë më me politesë se Please tell me the time).
Gjithashtu edhe shprehjet që shprehin opinion ose mendim mund të bëhen më pak të drejtpërdrejta duke i transformuar ato në pyetje. Krahaso:
It would be better to paint it green. (shprehje e drejtpërdrejtë opinioni)
Wouldn’t it be better to paint it green? (pyetje bindëse – më pak direkte)
Would it be better to paint it green? (pyetje a hapur – shumë indirekte)
No comments:
Post a Comment