contradicting – duke kundërshtuar/duke hedhur poshtë
□ on the contrary – ‘përkundrazi’
On the contrary – ‘përkundrazi’ , mund të përdoret për të kundërshtuar/për të hedhur poshtë një sugjerim të bërë nga një folës tjetër.
‘Interesting lecture?’ ‘On the contrary, it was a complete waste of time.’
Kjo shprehje mund të përdoret gjithashtu edhe kur një folës/shkrues do të përforcojë një deklaratë që ai/ajo sapo ka bërë.
She did not allow the accident to discourage her. On the contrary, she began to work twice as hard.
pavarësisht nga çfarë u tha më parë
□ anyway; anyhow; at any rate; at least
Këto shprehje mund të përdoren me kuptimin ‘Ajo çfarë u tha më lart nuk ka rëndësi – ajo që ka rëndësi është që…’ , ‘sidoqoftë’ etj.
I’m not sure what a time I’ll arrive, maybe half past seven or a quarter to eight. Anyway/Anyhow/At any rate, I’ll certainly be there before eight o’clock.
What a terrible experience! Anyway/Anyhow/At any rate, you’re safe, that’s the main thing.
At least mund të sugjerojë faktin që një gjë është në rregull apo e sigurt edhe nëse gjithçka tjetër nuk është.
The car’s completely smashed up – I don’t know what we’re going to do. At least nobody was hurt.
Kini parasysh që anyway nuk është e njëjtë me in any way që do të thotë ‘me/në ndonjëfarë mënyre’.
Can I help you in any way?
No comments:
Post a Comment