Saturday, November 28, 2020

Lesson 134

 134  cleft sentences – fjalitë e ndara/të cara

Fjalë dhe shprehje të vecanta mund t’i emfatizojmë (ti theksojme, veçojme )duke vendosur gjithcka, me përjashtim të fjalëve që ne duam të emfatizojmë në një farë fjalie lidhore duke bërë që këto të mbeten jashtë. Kjo strukturë quhet nga gjuhëtarët ‘cleft sentence’ (cleft do të thotë ‘i ndarë/i carë’). Ato janë shumë të dobishme në gjuhën e shkruar (sepse në gjuhën e shkruar natyrisht që nuk mund të përdorim intonacionin që përdorim në të folur për të emfatizuar), por ato janë të përdorshme gjithashtu edhe në gjuhën e folur.

 

1.     the person who, the thing that, etj.

 

Fjalët që duam të emfatizojmë bashkohen me fjalinë lidhore me is/was dhe me një shprehje si the person who, what (=the thing that), the place where, the day when/thatthe reason why. Fjalët që duam të emfatizojmë mund të vendosen si në fillim ashtu edhe në fund të fjalisë. 


Krahaso:


-      MARY keeps a pig in the garden shed.

Mary is the person who keeps a pig in the garden shed.

The person who keeps a pig in the garden shed is Mary.

-      Mary keeps a PIG in the garden shed.

A pig is what Mary keeps in the garden shed.

What Mary keeps in the garden shed is a pig.

-      Mary keeps a pig IN THE GARDEN SHED.

The garden shed is (the place) where Mary keeps a pig.

(The place) where Mary keeps a pig is the garden shed.

-      Phil is THE SECRETARY.

The secretary is what Phil is.

What Phil is, is the secretary.

-      Jake went to London ON TUESDAY to see Colin.

Tuesday was (the day) when / that Jake went to London to see Colin.

(The day) when Jake went to London to see Colin was Tuesday.

-      Jake went to London on Tuesday TOSEE COLIN.

To see Colin was (the reason) why Jake went to London on Tuesday.

(The reason) why Jake went to London on Tuesday was to see Colin.

 

The place, the reason, etj. mund të bien, por kjo, vecanërisht në fillim të fjalisë është disi informale.

-      Why I’m here is to talk about my plans. (Më formale do të ishte: The reason why I’m here is…)

-      Spain’s where we’re going this year.

 

Në vend të the person, the place, what, etj. mund të përdorim shprehje më pak të përgjithshme.


-      You’re the woman (that) I will always love best.

-      Paris is the city (that) I feel most at home.

 

Një fjali me what konsiderohet që duhet të jetë normalisht njëjës, por nëse what ndodhet në fillim të një ‘fjalie të ndarë’ – ‘cleft sentence’ , mund të ndiqet nga is ose nga was. Por në stilin informal ndonjëherë mund të përdorim edhe një folje shumës përpara një emri shumës.


-      What we want is/are some of those cakes.

No comments:

Post a Comment