Lesson 133
1. go
Go – ‘eci’ , ‘shkoj’ , përdoret përpara mbiemrave kur duam të flasim për ndryshime, vecanërisht në stil informal. Kjo është e zakonshme në dy raste.
a. me ngjyrat
Për të folur për ndryshim ngjyrash përdorim go (dhe JO: get), vecanërisht në anglishten britanike.
- Leaves go brown in autumn. (US: Leaves turn brown in autumn.) (JO: Leaves get brown in autumn.)
- She went white with anger.
- Suddenly everything went black and I lost consciousness.
Shembuj të tjerë (kryesisht në anglishten britanike):
- go blue with cold /
- red with embarrassment/
- green with envy
Në këto raste mund të përdorim gjithashtu edhe turn (shiko më poshtë). Kur ndryshimi është gradual mund të përdorim gjithashtu edhe grow. Go është më informale se turn dhe grow.
b. në ndryshime cilësore
Go (dhe zakonisht JO get) përdoret përpara mbiemrave në një sërë shprehjesh të përditshme që i referohen ndryshimit për të keq. Themi people go mad/crazy/deaf/grey/bald; horses go lame ; machines go wrong / iron goes rusty (GB) ; meat, fish ose vegetables go bad; cheese goes mouldy ; milk goes off (GB) ose sour ; bread goes stale; beer, lemonade, musical instruments dhe car tyres go flat.
- He went bald in his twenties.
- The car keeps going wrong.
Kini parasysh që me old, tired dhe ill përdorim get dhe JO go.
No comments:
Post a Comment