Grupi B + Grupi A: of me përcaktorë
Përcaktorët e Grupit B mund të vendosen menjëherë përpara emrit, pa of.
Have you got any sugar? (JO: Have you got any of sugar?)
Most people agree with me. (JO: Most of people agree with me.)
Por nëse duam të vendosim një përcaktor të Grupi B përpara një emri i cili ka një përcaktor të
Grupit A (nyje, pronor apo dëftor), duhet të përdorim of.
Krahaso:
some people
some of the people
each child
each of my children
neither door
neither of these doors
most shops
most of the shops
which disks
which of your disks
enough remarks
enough of those remarks
six green apples
six of the green apples
Of mund të përdoret drejtpërsëdrejti përpara një emri që nuk ka përcaktor të Grupit A vetëm në pak raste të caktuara. Kjo ndodh me emrat e përveçëm si emrat e vendeve dhe nganjëherë edhe me emra të panumërueshëm të cilët i referohen tërësisë së një subjekti apo të një veprimtarie.
Most of Vlora was without electricity last night.
Much of philosophy is concerned with questions that have no answers.
No dhe every nuk përdoren përpara of; në vend të tyre përdorim përkatësisht none dhe very one.
Krahaso:
no friends
none of my friends
every blouse
every one of these blouses
Pas all, both dhe half, kur ato ndiqen nga emra (por jo kur ato ndiqen nga përemra), mund të mos përdorim of.
all (of) his ideas
both (of) my parents
half (of) her income
POR: all of us (JO: all us)
Kini parasysh që kur each, every, either dhe neither vendosen menjëherë përpara emrave pa of, emrat janë njëjës.
Krahaso:
each tree
each of the trees
neither partner
neither of the partners
No comments:
Post a Comment