165 Discourse markers – shënuesit e ligjëratës
Ligjëratat janë ‘pjesë të strukturës gjuhësore më të gjata se fjalia’. ‘Ligjëratë shënuesit’ janë fjalë ose shprehje që përdoren për të treguar si është ndërtuar ligjërata. Ata mund të tregojnë lidhjen ndërmjet atyre çfarë folësi është duke thënë dhe atyre çfarë ka thënë më parë apo që do të thotë; ata mund të ndihmojnë për të sqaruar strukturën e asaj çfarë është thënë; ata mund të tregojnë çfarë mendojnë folësit rreth atyre çfarë ata vetë po thonë apo kanë thënë të tjerët. Numri i këtyre ‘ligjëratë shënuesve’ është mjaft i madh dhe është pothuaj e pamundur të jepet një listë e plotë e tyre në pak faqe. Këtu më poshtë jepen disa nga shembujt më të përdorshëm. Disa prej këtyre fjalëve dhe shprehjeve kanë më shumë se një përdorim; për më shumë shembuj, konsultoni një fjalor të mirë. Disa ‘ligjëratë shënues’ përdoren kryesisht në të folurën dhe të shkruarën informale; disa të tjerë janë më të përdorshëm në stil formal. Kini parasysh që ‘ligjëratë shënuesit’ vendosen në fillim të fjalisë.
focusing and linking – duke fokusuar dhe lidhuar/bashkuar
□ with reference to; talking/speaking of/about; regarding; as regards; as far as… is concerned; as for.
Këto shprehje fokusojnë vëmendjen në atë cfarë do të thuhet duke shpallur paraprakisht kryefjalën. Disa prej tyre bëjnë gjithashtu një lidhje me ligjëratën e mëparshme duke iu referuar asaj cfarë është thënë më parë.
With reference to – ‘duke iu referuar’ , është një shprehje tepër formale që përdoret kryesisht në fillim të letrave të biznesit.
With reference to your letter of 17 March, I am pleased to inform you that…
Speaking / talking of/about… ‘ duke folur rreth/për…’ , përdoret për të krijuar një lidhje me atë që sapo është thënë. Ato mund ta ndihmojnë folësin për të ndryshuar temën e bisedës.
‘I saw Max and Lucy today. You know she-‘ ‘Talking of Max, did you know he’s going to Australia?’
Regarding – ‘duke marrë në konsideratë…’ , mund të vendoset në fillim të ligjëratës.
Hello, John. Now look, regarding those sales figures – I really don’t think…
As regards dhe as far as… is concerned… - ‘përsa i përket/përsa i takon…’ , zakonisht paralajmërojnë ndryshimin e temës/të subjektit të ligjëratës nga folësi/shkruesi.
…there are no problems about production. Now as regards marketing…
…about production. As far as marketing is concerned. I think the best thing is…
Shumë njerëz ndonjëherë lënë jashtë strukturën is concerned pas as far as… .
Shpesh herë kjo nuk konsiderohet e rregullt.
As far as the new development plan, I think we ought to be very careful.
As for… - ‘sa për…’ , shpesh herë sugjeron mungesë interesi ose mospëlqim.
I’ve invited Andy, Bob and Mark. As for Stephen, I don’t care if I never see him again in my life.
No comments:
Post a Comment