Thursday, March 4, 2021

Lesson 163

 163  degree (3): modifikimi i foljeve 

  1. gradable verbs – folje të shkallëzueshme 

 

Disa folje janë të shkallëzueshme – ‘gradable’ – ato u referohen ngjarjeve që mund të ndodhin pak a shumë plotësisht, krejtësisht, fort etj. Folje të këtij lloji mund të përdoren me ndajfolje të shkallëve të ndryshme. 


Shembuj; 


  • I entirely agree. 

  • She very much dislikes fish. 

  • The boss quite enjoyed the party. 

  • I didn’t at all want this to happen. 

  • This weather kind of gets on my nerves. 

  • She’s grown a lot since I last saw her. 

  • He half believed her story. 

  • His letter annoyed me a great deal. 

 

Disa ndajfolje ‘shkalle’ shkojnë zakonisht së bashku me folje të caktuara dhe JO me disa të tjera. Mund të themi p.sh. I fully understand, POR JO I fully like; I rather like, POR JO I rather understand; I firmly believe, POR JO I firmly think. Në stil formal, much mund të përdoret pa very përpara disa foljeve në pozicion qëndror (p.sh. I much admire, we much regret), por JO përpara të gjitha foljeve pohuese (I much like nuk është aspak e natyrshme). Në fjalitë pohuese, much në pozicion fundor nuk mund të përdoret pa very. 


  • I like your new dress very much. (POR JO: I like your new dress much.) 


 

 

  1. pyetjet 

 

Pyetjet rreth ‘shkallëve’ ndërtohen me how much. 


  • How much do you want a Christmas holiday? 

 

Ndërsa me mbiemrat përdorim how. 


  • How old are your parents? 

 

Përpara emrave të numërueshëm njëjës përdorim how much of a. 


  • How much of a job would it be to rebuild the garage? 

 

 

  1. rendi i vendosjes së fjalëve 

 

Quite, half, kind of dhe sort of vendosen zakonisht në pozicion qëndror (shiko shembujt më sipër). Shumë ndajfolje të tjera shkallëzimi të zakonshme mund të vendosen si në pozicion qëndror ashtu edhe në fund të fjalisë. Shprehjet më të gjata dhe më të shkurtra vendosen zakonisht në fund. Ndajfoljet zakonisht nuk vendosen ndërmjet foljes dhe kundrinës së saj. 


  • I very much like skiing. OSE: I like skiing very much. (JO: I like very much skiing.) 

  • We enjoyed the party enormously. (JO: We enjoyed enormously the party.) 

No comments:

Post a Comment