Saturday, January 23, 2021

Lesson 142


  1. the…the 

 

Krahasorët me the

the mund të përdoren për të thënë që gjërat ndryshojnë së bashku ose që dy variablet/parametrat e ndryshueshëm janë në vazhdimësi të ndërvarura nga       njëra-tjetra. 

 

Rendi i fjalëve (në të dy fjalitë): 

the + shprehje krahasore + kryefjalë + folje 

 

  • The older I get, the happier I am. (JO: Older I get, more I am happy.) 

  • The more dangerous it is, the more I like it. (JO: The more it is dangerous…) 

  • The more I study, the less I learn. 

 

More mund të përdoret së bashku me një emër në strukturën: 


  • The more money he makes, the more useless things he buys. 

 

Përpara foljes së parë vendosim ndonjëherë that. 


  • The more information that comes in, the more confused the picture is. 

 

Një formë e shkurtër e kësaj strukture përdoret në shprehjen The more the merrier si dhe në fjalitë që mbarojnë me the better. 


  • ‘How do you like your coffee?’  ‘The stronger the better.’ 

 

Kini parasysh që në këtë strukturë theja  në fakt nuk është nyja the – ajo ka qenë fillimisht një formë e përemrit dëftor me kuptimin ‘sa/aq më shumë’. 

 


No comments:

Post a Comment