141 comparison (4): përdorimi i krahasorëve dhe sipërorëve
ndryshimet ndërmjet krahasorëve dhe sipërorëve
Krahasorët përdoren për të krahasuar një person, send, veptim, ngjarje apo grup tjetër. Sipërorët për të krahasuar dikë/dicka me të gjithë grupin të cilit ai/ajo i përket.
Mary’s taller than her three sisters.
Mary’s the tallest of the four girls.
Your accent is worse than mine.
Your accent is the worst in the class. (JO: Your accent is the worse…)
He plays better than anybody in the team.
He’s the best in the team.
She’s richer than 90 per cent of her neighbours.
She’s one of the richest people in the town.
grupet me dy anëtarë
Kur një grup ka vetëm dy pjesëtarë, nganjëherë në vend të sipërorit përdorim krahasorin.
I like Betty and Maud, but I think Mud’s nicer/nicest of the two.
I’ll give you the bigger/biggest steak: I’m not very hungry.
Disa mendojnë që përdorimi i sipërorit në këto raste është i gabuar.
krahasorët me kuptimin ‘relativisht’ , ‘më shumë se mesatarja’
Krahasorët mund të sugjerojnë gjithashtu idenë e ‘relatives’ , e ‘më shumë se mesatarja’. Kur përdoren në këtë mënyrë, krahasorët bëjnë një përzgjedhje më pak të qartë dhe më të ngushtë se sipërorët.
Krahaso:
They put on two classes – one for the cleverer students and one for the slower learners.
The cleverest students were two girls from York.
Krahasorët përdoren shpesh në këtë mënyrë në reklamat tregtare, për t’i bërë gjërat të tingëllojnë më pak të përcaktuara.
less expensive clothes for the fuller figure
(Më me takt se: cheap clothes for fat women)
krahasorët e dyfishtë
Krahasorët e dyfishtë përdoren për të thënë që dicka është duke ndryshuar.
…er and …er
more and more…
I’m getting fatter and fatter.
We’re going more and more slowly. (JO: …more slowly and more slowly.)
No comments:
Post a Comment