Tuesday, January 12, 2021

Lesson 139

 139  comparison (2): mbiemrat krahasorë dhe sipërorë 

Krahasorët dhe sipërorët e mbiemrave një-rrokësh mbarojnë zakonisht me –er dhe –est. Disa mbiemra dy-rrokësh ndjekin të njëjtin rregull; të tjerët marrin more dhe most. Mbiemrat më të gjatë marrin more dhe most. 

 

 

  1. mbiemra një-rrokësh (krahasime të rregullta) 

 

 

 

 

 

Mbiemri 

Krahasori 

Sipërori 

 

 

 

 

Shape 

old 

older 

oldest 

 Shumica e mbiemrave: 

tall 

taller  

tallest  

-er, -est. 

cheap 

cheaper 

Shapecheapest  

  Mbiemrat që    mbarojnë me –e: + - r, -st. 

late 

later 

latest 

 

nice 

nicer 

nicest 

Shape Një zanore + një    bashkëtingëllore: 

bashkëtingëllore e dyfishtë 

fat 

fatter 

fattest 

 

big 

bigger 

biggest 

 

thin 

thinner 

thinnest 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. krahasime të parregullta 

 

Mbiemri  

Krahasori 

Sipërori 

 

 

 

 

 

good 

better 

best 

 

bad 

worse 

worst 

 

ill 

worse 

 

 

far 

further/further 

farthest/furthest 


old 

older/elder 

oldest/eldest 


 

 

  1. mbiemrat dy-rrokësh 

 

Mbiemrat dy-rrokësh që mbarojnë me –y, marrin –ier dhe –iest 

 

happy 

happier 

happiest 

easy 

easier 

easiest 

 

Disa të tjerë vecanërisht mbiemrat që mbarojnë me zanore të pa theksuar, me /l/ apo /ə(r)/ mund të marrin –er dhe –est. 

 

narrow 

narrower 

narrowest 

simple 

simpler 

simplest 

clever 

cleverer 

cleverest 

quiet 

quieter 

quietest 

 

 

Me një numër të madh mbiemrash dy-rrokësh (p.sh. polite, common), janë të mundura si mbaresat me –er/-est ashtu edhe ato me more/most. Me disa të tjerë (duke përfshirë mbiemrat që mbarojnë me –ing, -ed, -ful, dhe –less), janë të mundura vetëm mbaresat more/most. Për të gjetur krahasorët dhe sipërorët e të gjithë mbiemrave duhet t’i referohemi një fjalori të mirë. 

 

  1. mbiemrat më të gjatë 

 

Mbiemrat me tre apo më shumë rrokje marrin more dhe most. 

 

intelligent 

more intlligent 

most intelligent 

practical 

more practical 

most practical 

beautiful 

more beautiful 

most beautiful 

 

Fjalë si unhappy (të kundërtat e mbiemrave dy-rrokësh që mbarojnë me –y) janë përjashtime. 

unhappy  

unhappier 

unhappiest 

untidy 

untidier 

untidiest 

 

Disa mbiemra të përbërë si good-looking apo well-known kanë dy krahasorë dhe sipërorë. 

Good-looking 

Better-looking 

Best-looking 

 

OSE: more good-looking 

Most good-looking 

Well-known 

Better-known 

Best-known 

 

OSE: more well-known 

Most well-known 

                                          

 

  1. more dhe most me mbiemra të shkurtër 

 

Ndonjëherëmore/most përdoren me mbiemra që normalisht marrin –er/-est. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur një krahasor nuk ndiqet drejtpërsëdrejti nga than; edhe format me –er janë gjithashtu të përdorshme. 

  • The road’s getting more and more steep. (OSE: …steeper and steeper.) 

 

Kur krahasojmë dy përshkrime (duke thënë që njëri prej tyre është më i përshtatshëm apo më i përpiktë se një tjetër) përdorim more; krahasorët me –er nuk janë të mundur. 

  • He’s more lazy than stupid. (JO: He’s lazier than stupid.) 

 

Në stil më formal, most mund të përdoret me mbiemrat që shprehin miratim ose          mos-miratim (duke përfshirë edhe mbiemrat një-rrokësh) me kuptimin ‘very’ - ‘shumë’. 

  • Thank you very much indeed. That is most kind of you. (JO: …That is kindest of you.) 

 

Real, right, wrong dhe like always marrin more dhe most. 

  • She’s more like her mother than her father. (JO: …liker her mother…) 

 

No comments:

Post a Comment