Saturday, January 5, 2019

Te dashur studente,

Ju uroj nje vit te mbare e suksese ne mesimin e gjuhes angleze.
Per tju ardhur ne mire ne ndihme, gjate ketij sezoni do tju paraqes materiale te pergatitura nga studiues te ndryshem renditur ne nje menyre te tille, ndryshe nga cdo here tjeter.

Nese materialet e prezantuara do ti gjeni me interes, atehere falenderimi i pare duhet tju shkoje atyre hartuesve te ketyre materialeve. Nese nuk do te jeni te kenaqur me prezantimin e tyre, atehere ju lutem me vini menjehere ne dijeni me qellim qe te gjejme forma te tjera studimi.

Ju falemnderit

fm


Anglishtja ne praktikë

English in practice

Niveli


Libri është hartuar për studiues të të gjitha niveleve, për fillestarët dhe për të përparuarit, por kryesisht për ata që e kanë kaluar apo janë duke e kaluar stadin ‘this is a book’ dhe ‘this is a pen’ të studimit të gjuhës angleze. Mbi këtë bazë shpjegimet janë dhënë plotësisht në shqip ndërsa përkthimet janë dhënë aty ku kjo është gjykuar e domosdoshme (Në shumë raste në vend të përkthimit ‘tale quale’është dhënë një interpretim i lirë i thelbit të shembullit të sjellë ose edhe një replikë me të.) Duke qenë një libër referimi, ai përmban informacione të niveleve të ndryshme duke filluar nga ato relativisht të thjeshta deri tek më të ndërlikuarat.

Organizimi

Problemet janë shpjeguar kryesisht të ndara në njësi të vogla; në pikëpamje të formës libri i ngjan më tepër një fjalori sesa një gramatike, por në përmbajtje ai trajton me përparësi këtë të dytën pa e lënë aspak pas dore të parin. Kjo i jep mundësinë të bëjë një trajtim të qartë edhe të plotë të çdo pike duke i dhënë përdoruesit mundësinë të përqëndrohet në pikën që i intereson. Zërat janë radhitur me rend alfabetik në bazë të titullit dhe janë numëruar në mënyrë progresive; indeksi në fund të librit ndihmon për të gjetur çdo zë (duke iu referuar si emërtimit ashtu edhe alfabetit anglez).



Si t’a përdorim materialin

Siç u tha edhe më lart, ky është një libër referimi dhe jo vetëm një gramatikë e mirëfilltë e gjuhës angleze. Ai do t’i jetë i dobishëm si studentit që do të gjejë se si duhet t’ia thotë apo shkruajë diçka ashtu edhe atij që ka bërë një gabim dhe dëshiron të gjejë pse ka gabuar ose që kërkon shpjegime të sakta për një cështje të vështirë gramatikore ose leksikore. Pa dyshim që për atë që do ta studiojë anglishten ashtu siç duhet, ky libër përbën një material tepër konçiz dhe me informacion të plotë pothuaj në të gjitha aspektet. Një nga avantazhet a tij për mënyrën se si është konceptuar është fakti që duke qenë ndërtuar si në planin teorik ashtu edhe praktik e aplikativ, ai mund të lexohet në çdo kohë, në shtëpi e në udhëtim sapo kemi pak minuta kohe dhe me një efektivitet shumë të lartë praktik.
Në hartimin e tekstit janë përdorur shkurtimet si më poshtë :
- GB : anglishte britanike.
- US : anglishte amerikane.

No comments:

Post a Comment