Rudolf Steiner
Filozofia
e lirisё
-njё
filozofi e
aktivitetit shpirtёror-
Rudolf Steiner
Filozofia e lirisё
-njё
filozofi e aktivitetit shpirtёror-
Autori: Rudolf STEINER
Pёrkthyer
dhe pёrshtatur nё gjuhёn shqipe nga
Fatmir Mani sipas variantit "Philosophy
of Freedom" tё gjetur nё gjuhёn angleze.
PЁRMBAJTJA
Parathёnie e
vetё pёrkthyesit
Referime tё
vetё autorit bёrё pёr kёtё libёr
NJOHURI PЁR LIRINЁ
Kapitulli i parё Veprimi i Vetёdijshёm Njerёzor
Kapitulli i
dytё Dёshira e Madhe Bazё pёr Dituri
Kapitulli i
tretё Tё Menduarit nё Shёrbim tё tё
Kuptuarit tё Botёs
Kapitulli i
katёrt Bota si njё Perceptim
Kapitulli i
pestё Pёrfitimi i Dijes pёr Botёn
Kapitulli i
gjashtё Individualiteti Njerёzor
Kapitulli i
shtatё A ka Kufij Njohja?
REALITETI I LIRISЁ
Kapitulli i tetё Faktorёt e Jetёs
Kapitulli i
nёntё Ideja e Lirisё
Kapitulli i
dhjetё Filozofia e Lirisё dhe Monizmi
Kapitulli i njёmbёdhjetё Qёllimi
i Botёs dhe Qёllimi i Njerёzimit (Fat i Njerёzimit)
Kapitulli i
dymbёdhjetё Imagjinata Morale
(Darvinizmi dhe Morali)
Kapitulli i
trembёdhjetё
Vlera e Jetёs (Pesimizmi dhe Optimizmi)
Kapitulli i
katёrmbёdhjetё Individualiteti dhe tipi
ÇЁSHTJET PЁRFUNDIMTARE
Kapitulli i pesёmbёdhjetё Pasojat e Monizmit
Pasthёnia e
parё
Pasthёnia e
dytё
Parathёnie e pёrkthyesit
Filozofёt nёpёr shekuj i kanё mbёshtetur argumentat e tyre mbi premisa tё ndryshme, tё tilla si objekti dhe subjekti, ideja dhe realiteti, e ndёrgjegjshmja dhe e pandёrgjegjshmja, etj. Libri i Rudolf Stainerit mbi ate çka ёshtё liria, mbi çfarё aktiviteti shpirtёror ёshtё, fillon nga ajo çfarё domosdoshmёrisht duhet tё paraprijё tё gjitha parimet e tjera, d.m.th.-vetё mendimin. Duhet thёnё se nga fjalia e parё deri tek e fundit ky libёr thjesht kundron tё menduarit. Vёrtetёsisht lexuesit i kёrkohet qё tё vrojtojё njё lojё imagjinare tё bilardos, njё shёtitje pёrmes njё lёndine, vetёtima e bubullima, si dhe plot fenomene tё ndryshme tё pёrditshme. Megjithatё, ajo qё ai faktikisht studion nuk ёshtё llojshmёria e kёtyre fenomeneve, por mendimi i tij pёr to. Duke kundruar se cfarё ёshtё aktualisht tё menduarit dhe se çfarё ndodh kur ne mendojmё-ёshtё njё aktivitet tё cilin ne normalisht nuk e praktikojmё. Stainer e quan atё: "aktivitet i pazakontё" dhe "kundrimi mё i rёndёsishёm qё mund tё bёjё njё qёnie njerёzore, sepse ai vёzhgon diçka tё cilёn e prodhon po vetё ai". Me kёtё lloj aktiviteti fillon njё aktivitet magjepёs dhe tronditёs. Pёr shekuj fuqia e mendimit, e aftё pёr tё ngritur dhe rrёzuar civilizime, ёshtё pёrdorur pёr tё sqaruar sekretet mё tё thella tё botёs fizike, shpesh me frymёzim frike e shpesh me rezultate frikёsuese. Para Stainerit nuk janё bёrё pёrpjekje pёr tё sqaruar sekretet e fuqisё sё mendimit pa tё cilёn kёto rezultate nuk do tё ishin arritur.
Shqyrtimi i
mendimit nё kёtё libёr ose, e thёnё mё mirё, udhёtimi drejt mendimit, tё çon drejt
njohjes sё Njeriut; njё njohje e cila nё mёnyrё tё paevitueshme kthehet nё vetё
njohje, sepse gradualisht shpaloset pёrpara lexuesit njё pamje madhёshtore tё
asaj çfarё njeriu, nё pёrputhje me natyrёn e tij, ёshtё i destinuar pёr t’u bёrё:
njё figurё (pikturё) e krahasuar me atё tё cilёn qёniet mё pёrfekte njerёzore dёshpёrimisht
nuk e kanё.
Megjithatё
padyshim, aspekti mё i rёndёsishёm i librit ёshtё fakti se dija qё dikush fiton
nuk pranohet thjesht se Stainer e tregon atё si tё jetё rrjedhim logjik, por
sepse mendimi i lirё i pavarur i atij "dikujt" pohon tё vёrtetёn
ashtu siç mund tё pohohet e vёrteta matematikore. Pёr tё kuptuar se çfarё ёshtё
mendimi dhe se si njeriu lidhet pёrmes tij me bashkёkohёsit e vet dhe me botёn,
sjell njё vёshtrim tё ri tё tё gjitha çёshtjeve tё mёdha apo tё vogla. Dikush
arrin tё njohё se ndёrsa tё gjitha fetё e mёdha pёrmbajnё njё aspekt tё sё vёrtetёs,
njё ngjarje unikale e tillё si ajo e Golgotasё, duhet tё ketё ndodhur. Pёrsёrisim,
se jo se Steineri flet pёr kёto gjёra- as kristianizmi dhe as ndonjё lloj feje
tjetёr qё pёrmendet nё kёtё libёr-por sepse njohja lind nga njё kuptim i vetё
mendimit.
Nё tё vёrtetё
nёse dikush nuk ka dёgjuar kurrё pёr ngjarjen e Golgotasё apo tё Krishtit tё
tjera shprehje mund tё ishin pёrdorur.
Referime tё vetё autorit bёrё pёr kёtё libёr
Praktikisht
tё gjitha librat dhe leksionet e Rudolf Steinerit tё botuara mbas botimit tё
librit tё tij"Filozofia e Lirisё"
i referohen kёtij libri bazё dhe nё disa raste bile edhe me hollёsi. Ndoshta do
ishte me vend kёtu tё pёrmendeshin dy nga referimet tё cilat janё tё lidhura
ngushtё dhe qё nёnkuptojnё shumё. Steiner pёrmend nё shumё raste se "Filozofia e tij Lirisё" ёshtё e shkruar nё njё
mёnyrё tё tillё ku çdo mendim zhvillohet prej mendimit paraardhёs, ashtu sikundёrse
njё bimё zhvillohet nga rrёnja, nё kёrcell e mandej nё gjethe e pёrfundimisht nё
lule, kёshtu qё ky libёr nuk mund tё lexohet dot si njё libёr kuzhine.
Ndoshta do tё
jetё e vёshtirё qё fillimisht tё mundohesh tё lexosh ndryshe nga ajo formё qё
je vetёmёsuar tё lexosh njё tekst shkollor apo njё tekst letrar mjekёsor, apo
se si t’i shёrbesh njё pajisje tё caktuar etj, etj; kёtu faktet reshtohen njёra
pas tjetrёs, pranё e pranё dhe mund tё mbahen mend, ato nuk duhet qё tё bёhen pёrjetime
tё brendshme qё tё kuptohen.
Por, tё
pranosh "Filozofinё e Lirisё" nёn autoritetin e Steinerit do tё thotё
tё mos kesh kuptuar thelbin. Lexuesi mё tepёr duhet tё pyesi veten nё qoftё se
ai pёrjeton ndjenjёn dhe vullnetin e vet, e mbi tё gjitha, mendimin e vet,
sipas mёnyrёs tё cilёn Steiner pёrshkruan. Libri ёshtё plot shembuj, tё gjitha tё cilat mund tё testohen pёrmes
eksperiencёs personale tё gjithёkujt; fjali pas fjalie libri bёhet eksperiencё
e brendshme dhe gradualisht lexuesi bёhet i ndёrgjegjshёm-jo mё si teori, por nё
fakt-se libri ёshtё i ndёrtuar nё mёnyrё tё tillё qё çdo mendim tё dalё prej atij
paraprirёs. E pakuptueshmja e shndёron vetveten nё tё kuptueshme, jo thjesht nё
raport me librin, por nё raport me jetёn.
Kapitulli 1
Veprimi i vetёdijshёm njerёzor
A ёshtё
njeriu shpirtёrisht i lirё nё mendimin dhe veprimin e tij apo ёshtё i detyruar
nga ndonjё domosdoshmёri e hekurt e nje ligji natyral? Janё njё seri pyetjesh tё
tilla tё cilat janё debatuar nё mёnyrё tepёr krijuese. Koncepti i lirisё sё
vullnetit njerёzor ashtu siç ka gjetur pёrkrahёs tё zjarrtё, po ashtu ka gjetur
edhe kundёrshtarё tё shumtё kokёfortё. Janё ata tё cilёt nёn entuziazmin e tyre
moral deklarojnё se qё tё mohosh kaq hapur njё fakt si liria ёshtё njё
budallallёk i pastёr.
Pёrballё tyre
qёndrojnё tё tjerё qё e konsiderojnё atё si kryekёput naïve tё besosh se ligjet
e natyrёs mund tё mos veprojnё nё sferat e mendimit dhe veprimit njerёzor.
Kёshtu qё e
njёjta gjё ashtu siç ёshtё deklaruar tё jetё prona mё e çmuar e njeriut po
ashtu ёshtё deklaruar tё jetё edhe iluzioni mё i madh. Stёrhollime tё pafund
janё sajuar pёr tё shpjeguar se si liria njerёzore mund tё jetё nё pёrputhje me
ligjet tё cilat funksionojnё nё mbretёrinё e natyrёs, vetё sё cilёs nё fund tё
fundit edhe vetё njeriu i pёrket. Po tё shohёsh pёrpjekjet e krahut tjetёr, do
tё shohёsh se nuk janё tё pakta shpjegimet se si tё çon kjo rrugё drejt
disiluzionit. Duhet tё jetё e kuptueshme pёr kёdo, i cili nuk i sheh gjёrat vetёm
nё sipёrfaqe, se kjo ёshtё njё nga çёshtjet mё tё rёndёsishme tё tё gjithё jetёs:
e rёndёsishme pёr fenё, pёr sjelljen dhe pёr shkencёn.
Ёshtё njё
nga shenjat e keqija tё cekёtisё sё mendimit tё sotёm qё, duke marrё nё
konsideratё kёtё çёshtje vendos tё shtjellojё njё besim tё ri, tё bazuar nё
zbulimet e fundit shkencore e pёr tё cilin thotё vetёm kёto:"Nuk ёshtё
nevojё pёr ne, pёr t’u thelluar nё çёshtjen e lirisё tё vullnetit njerёzor. Çdo
filozofi me emёr pranon se liria e deklaruar e zgjedhjes indiferente ёshtё njё
iluzion bosh. Ky problem nuk ka asnjё lidhje me vlerёsimin moral tё sjelljes
dhe veprimit njerёzor."
Une nuk e
citova kёtё pasazh se e konsideroj librin nё tё cilin i shkёputa ato si tё njё
rёndёsie tё veçantё, por sepse ai del pёr tё shfaqur tё vetmen pikёpamje qё
shumica e mendimtarёve tё sotёm mund tё arrijnё nё kёtё çёshtje. Nё ditёt e
sotme, çdokush me aftёsi depёrtuese mesatare duket sikur njeh faktin se liria
nuk mund tё konsistojё nё zgjedhjen e lirё midis dy apo tre mundёsive nё
veprim. Thuhet se gjithmonё ka njё arsye tё pёrcaktuar pse zgjidhet njё veprim
specifik. Kjo duket shumё qartё. Megjithatё ata tё cilёt kundёrshtojnё
konceptin e lirisё, mё parё i kanё drejtuar sulmet e tyre kryesore kundёr lirisё
tё zgjedhjes. Herbert Spencer, pikёpamjet e tё cilit gjithmonё e mё tepёr po
fitojnё terren thotё:
"Por qё
gjithkush ёshtё i lirё tё dёshirojё
apo tё mos dёshirojё,
e cila ёshtё çёshtja reale e pёrfshirё
ne dogmёn e
vullnetit tё lirё, mohoet po aq shumё nga analiza
e ndёrgjegjes
sa edhe nga pёrmbajtja e kapitujve qё vijojnё."
Ka shumё tё
tjerё tё cilёt fillojnё nga e njёjta premisё kur luftojnё konceptin e vullnetit
tё lirё. Nё thelb tё gjitha kёto argumenta janё po aq tё herёshme sa edhe
Spinoza. Atё çka ai solli me fjalё tё qarta dhe me njё gjuhё po fare tё qartё
kundёr idesё sё lirisё, po atё e gjen tё pёrsёritur nё mёnyrё tё panumurt, por
zakonisht tё veshur me nje vello e tё stёrholluar nё teorira tё cilat gati e bёjnё
tё pamundur qё tё njohёsh trenin e mendimit qё ka lidhje me çёshtjen. Nё njё
letёr tё shkruar nё Tetor a Nёntor 1674 Spinoza shkruante:
"Unё
quaj tё lirё gjithçka qё ekziston dhe vepron jashtё domosdoshmёrisё tё natyrёs
sё vet, dhe unё e quaj tё detyruar, çdo gjё ekzistenca dhe aktiviteti i tё cilёs
ёshtё pikёrisht tёrёsisht i pёrcaktuar nga diçka tjetёr.
Kёshtu
p.sh.: Perёndia e njeh veten dhe çdo gjё tjetёr vullnetarisht, sepse kjo buron
nga domosdoshmёria e natyrёs sё tij qё ai njeh çdo gjё. Pra siç e kuptoni pёr
mua liria qёndron jo nё vendimin e lirё, por nё domosdoshmёrinё e lirё.
Le tё vijmё
tek gjёrat e krijuara tё cilat janё tё gjitha tё pёrcaktuara nga shkaqe tё
jashtme pёr tё egzistuar dhe le tё veprojmё nё njё mёnyrё tё pёrcaktuar fikse.
Me qёllim qё ta kuptojmё kёtё mё qartё le tё imagjinojmё njё shembull tё
thjeshtё: nje gur fiton nga njё shkak i jashtёm njё sasi tё caktuar lёvizjeje pёrmes
sё cilёs ai vazhdon tё lёvizё edhe mbasi ndikimi ka pushuar. Kjo lёvizje e
vazhduar ёshtё e detyruar, sepse vazhdon si rezultat i ndikimit tё jashtёm dhe
jo domosdoshmёri e brendёshme e natyres sё gurit. Ajo qё mbetet nё fuqi pёr
gurin kёtu, vlen edhe nё tё gjithё shembujt e tjerё sado komplekse apo tё shumё
anshёm qofshin, sepse çdo gjё ёshtё domosdoshmёrisht e pёrcaktuar nga shkaqe tё
jashtme pёr tё egzistuar dhe pёr tё vepruar nё njё mёnyrё specifike.
Tani mendoni
ju lutem se guri gjatё lёvizjes sё tij mendon dhe ёshtё i bindur se po pёrpiqet
me kulmin e aftёsive tё tij qё tё vazhdojё tё lёvizё mё tej. Guri i cili ёshtё
i vetёdijshёm vetёm pёr pёrpjekjen e tij dhe sigurisht ёshtё indiferent, do tё
besojё veten se ёshtё tёrёsisht i lirё, dhe se ai po vazhdon lёvizjen vetёm
sepse ai dёshiron tё veprojё kёshtu dhe jo sepse mund tё ketё arsye tjetёr mё
madhore. Kjo ёshtё pikёrisht liria njerёzore tё cilёn gjithёsecili pretendon se
e ka pronё tё tijёn, dhe arsyeja qё ajo shfaqet pёr tё qёnё liri ёshtё se njerёzit
janё tё vetёdijshёm pёr dёshirat e tyre, por tё paditur pёr shkakun se kush i pёrcakton
ato dёshira.
Kёshtu fёmija
i vogёl beson se ai dёshiron qumёsht thjesht prej dёshirёs sё tij tё lirё, e mё
tej fёmija i inatosur hakmerret, e i druajturi merr arratinё. I piri beson se tё
gjitha çka thotё vijojnё si rezultat i vullnetit tё tij tё lirё dhe se ky
paragjykim ёshtё i lindur tek gjithёsecili dhe se ёshtё vёshtirё pёr t’u çliruar
prej tij. Praktika na mёson mjaft se njeriu, mё pak se tё gjithё mund tё kalisё
dёshirat e tij dhe kur preket nё ndienja nga pasione qё ndesh, ai shikon mё tё
mirёn dhe ndjek mё tё kёqen. E akoma ai e konsideron veten tё lirё sepse ka gjёra
pёr tё cilat ai ndjen njё dёshirё tё vogёl, e disa tё tjera ai mund t’i
parandalojё me lehtёsi duke sjellё ndёr mend disa aspekte tё tjera pёr tё cilat
ai shpesh ka menduar.
Pёr shkak se
kjo pikёpamje ёshtё shprehur kaq qartё dhe hapur ёshtё e lehtё pёr tё gjetur
gabimin e saj themelor. Po aq domosdoshmёrisht sa i duhet gurit tё vazhdojё lёvizjen
mbasi ka marrё goditjen aq i duhet edhe njё qёnie njerёzore tё çojё nё fund njё
veprim kur ёshtё nxitur pёr mё tepёr nga ndonjё shkak.
Njeriu thuhet
se e konsideron veten si faktor tё lirё pёr arsye se ai ёshtё i vetёdijshёm vetёm
pёr veprimet e tij ndёrsa ai nuk vё re faktin se ai shtyhet nga shkaqe tё
cilave duhet t’u bindet pa kushte. Gabimi nё kёtё varg tё mendimit zbulohet
shumё shpejt. Spinoza dhe tё gjithё ata qё mendojnё si ai nuk venё re faktin se
njё person mund tё jetё i vetёdijshёm jo vetёm pёr veprimet e tij, por
gjithashtu edhe nga shkaqet qё e detyrojnё atё tё veprojё nё kёtё mёnyrё.
Askush nuk mund tё pohojё se fёmija nё kёrkesёn e vet pёr qumёsht, apo pijaneci
qё pendohet pёr gjёra tё cilat ai nuk duhet t’i kishte thёnё, janё tё lirё.
Asnjё nga tё dy rastet e mёsipёrme nuk di gjё pёr shkaqet qё veprojnё nё thellёsi
tё organizmave tё tyre tё cilat ushtrojnё njё kontroll tё papёrballueshёm mbi
ta.
Megjithatё,
a ёshtё e justifikuar pёr tё vёnё bashkё veprime tё kёtij lloji me ato nё tё
cilat njё individ ёshtё i vetёdijshёm jo vetёm pёr veprimet e tij, por edhe
arsyen qё e ka shtyrё atё tё veprojё? A janё veprimet njerёzore realisht tё
gjitha tё tё njёjtit lloj? A duhet qё veprimi i njё ushtari nё fushёn e betejёs,
i njё kёrkuesi nё laborator, i njё burri shteti nё bisedime shumё delikate
diplomatike, tё vendoset shkencёrisht nё tё njёjtin nivel si ai i fёmijёs qё kёrkon
qumёshtin duke qarё?
Sigurisht, ёshtё
mё e mira tё kёrkosh zgjidhjen e njё problemi atje ku kushtet janё mё tё
thjeshta, por paaftёsia pёr tё dalluar ka sjellё konfuzion tё pafund. Mbi tё
gjitha ndihet dhe ka njё ndryshim rrёnjёsor midis njohjes dhe mosnjohjes sё
shkakut tё kryerjes sё diçkaje. Nё pamjen e parё kjo duket si njё gjё fare e
thjeshtё dhe e rёndomtё. Megjithatё, ata qё kundёrshtojnё idenё e egzistencёs sё
lirisё kurrё nuk pyesin nёse njё motivacion i cili ёshtё i njohur edhe i
kuptueshёm ushtron shtrёngim mbi njё person nё tё njёjtin sens ashtu si dhe proçeset
organike tё cilat shkaktojnё tek fёmija ynё tё qarёt pёr qumёsht. Eduard von
Hartman mbron idenё se vullneti njerёzor varet nga dy faktorё kryesorё:
motivacioni dhe karakteri. Nё qoftё se do t’i konsideronim tё gjithё njerёzit tё
ishin tё barabartё, ose se paku, nuk do t’i merrnim parasysh ndryshimet duke i
quajtur si tё papёrfillshme, atёherё vullneti i tyre shfaqet pёr t’u pёrcaktuar
nga jashtё, d.m.th.
pёrmes kushteve qё ata duhet tё pёrballojnё. Megjithatё, nё qoftё se mbajmё
parasysh se njerёzit janё tё ndryshёm dhe se vullneti i dikujt motivohet nga njё
ide, d.m.th. nga njё tablo e formuluar nё mёndjen e tij, vetёm nё qoftё se
karakteri i tij ёshtё i tillё qё kjo tablo e veçantё ngjall tek ai
impulse pёr tё vepruar, atёherё vullneti i tij paraqitet
pёr t’u pёrcaktuar nga brenda dhe jo nga jashtё. E vetmja arsye qё dikush beson se ёshtё i
lirё-qё ёshtё i pavarur nga motivet e jashtme-ёshtё se imazhi mendor i imponuar
nga jashtё duhet tё kthehet nё njё motiv nё pёrputhje me karakterin e tij.
Eduard von Hartman pohon tё vёrtetёn tё jetё:
"Edhe
sikur ne vetё do tё mund tё shndёrojmё imazhet mendore nё motive ne nuk veprojmё
kёshtu arbitrarisht, por nё pёrputhje me domosdoshmёrinё e prirjes
karakteriologjike, d.m.th. ne jemi çdo gjё, por jo tё
lirё"
Kёtu pёrsёri,
ndryshimi midis motiveve tё cilat unё i lejoj tё ndikojnё tek unё vetёm mbasi
unё i kam marrё ato plotёsisht nё ndёrgjegjen time, dhe tё atyre tё cilat unё i
ndjek pa ndonjё njohje tё qartё, nuk merret fare nё konsideratё. Kjo na çon
direkt nё kёndvёshtrimin nga i cili do tё merret nё konsideratё çёshtja kёtu.
Pyetja shtrohet: nёse ёshtё e mundur ta konsiderojmё problemin e vullnetit tё
lirё nё vetvete: dhe nё qoftё se jo, me çfarё çёshtje tjetёr duhet lidhur ajo
domosdoshmёrisht?
Nё qoftё se
ka ndryshim midis njё motivi tё vetёdijshёm dhe njё nxitje tё pavetёdijshme, atёherё
e para gjithashtu do tё rezultojё nё njё veprim i cili duhet gjykuar nё mёnyrё
tё ndryshme nga ato bazuar mbi impulse tё verbra. Ç’do tё thotё tё njohёsh
arsyen e veprimeve tё dikujt? Pak preokupim i ёshtё dhёnё kёsaj pyetjeje, sepse
fatkeqёsisht ka njё tendencё pёr tё ndarё nё dy pjesё atё qё ёshtё njё unitet i
pandashёm-Njeriu: vepruesi dallohet nga njohёsi dhe ai qё vёrtet ka rёndёsi kёtu
zhduket nga pamja; d.m.th. ai qё vepron nisur nga dija. Ka prej tyre qё thonё
se njeriu ёshtё i lirё, kur arsyeja e tij mё tepёr se dёshirat e tij trupore,
ka rolin kryesor, ose qё liria nёnkupton aftёsinё pёr tё pёrcaktuar jetёn e
dikujt nё pёrputhje me qёllimin dhe vendimin e paramenduar.
Asgjё nuk
mund tё pёrfitosh nga pohime tё kёtij lloji sepse çёshtja ёshtё nёse arsyeja, qёllimi
dhe vendimi ushtrojnё tё njёjtin detyrim mbi njё individ siç ushtrojnё dhe dёshirat
trupore. Nё qoftё se pa veprimin tim, lind njё vendim i arsyeshёm tek unё, me tё
njёjtёn domosdoshmёri si uria dhe etja, atёherё unё duhet t’i bindem atij dhe
liria ime ёshtё thjesht njё iluzion. Njё frazё tjetёr rendit keto fjalё: Tё
jesh i lirё nuk ёshtё aftёsia tё pёrcaktosh çfarё dёshiron dikush, por aftёsia
tё bёsh atё qё dёshiron dikush. Poeti filozof austriak Robert Hamerling e
shpreh kёtё mendim me saktёsi tё precizuar: " Sigurisht qё njeriu mund tё
bёjё atё qё dёshiron sepse vullneti i tij pёrcaktohet nga motivet. Ai nuk mund
tё pёrcaktojё se çfarё dёshiron?-Le t’i shikojmё kёto fjalё mё nga afёr: a pёrbёjnё
ato ndonjё kuptim? A ёshtё liria e vullnetit aftёsia pёr tё dashur diçka pa
arsye pa ndonjё motiv? Ç’do tё thotё fjala dёshiron mё tepёr se sa tё kesh njё arsye pёr tё bёrё apo pёr t’u pёrpjekur
pёr atё?
Tё dёshirosh
diçka pa arsye, pa njё motiv, do tё thotё ta duash atё pa patur nevojё pёr tё. Koncepti i dёshirimit ёshtё
i pandashёm nga ai i motivit. Vullneti pa njё motiv tё pёrcaktuar ёshtё njё aftёsi boshe: vetёm pёrmes motivit ai bёhet aktiv
dhe real. Prandaj ёshtё tepёr e saktё tё thuash se vullneti njerёzor nuk ёshtё
i "i lirё" pёr aq shumё sa drejtimi i tij ёshtё i pёrcaktuar nga
motivi mё i fuqishёm. Nё anёn tjetёr duhet pranuar se ёshtё absurd ta kundёrshtosh
kёtё "mungesё lirie" me njё liri tё mundshme tё vullnetit, e cila ёshtё
baras me tё paturit e aftёsisё pёr tё dёshiruar atё qё dikush vetё nuk e
do".
Pёrsёri kёtu
vetёm motivet nё pёrgjithёsi diskutohen pa marrё parasysh ndryshimet midis
motivacioneve tё vetёdijshme dhe tё pavetёdijshme. Nё se njё motiv mё pёlqen
dhe mё detyron mua tё veproj sepse e paraqet veten pёr tё qёnё mё i forti i kёtij
lloji atёherё mendimi i lirisё pushon sё paturi njё kuptim tё caktuar. Nё qoftё
se unё detyrohem prej njё motivi tё çoj njё veprim deri nё fund, atёherё mendimi
i lirisё pushon sё paturi njё kuptim tё caktuar. Nё qoftё se unё detyrohem prej
njё motivi tё çoj njё veprim deri nё fund, atёherё mund tё jetё vetёm çёshtje
indiference pёr mua nёse unё jam i aftё pёr ta bёrё atё. Çёshtja supreme nuk ёshtё
nёse unё mundem apo nuk mundem tё bёj njё gjё tё caktuar kur jam i nxitur nga
njё motiv, por nёse tё gjitha motivet veprojnё me domosdoshmёri shtrёnguese. Nёse
unё detyrohem tё dёshiroj diçka, atёherё unё mund tё bёhem tёrёsisht indiferent
nёse unё do tё mund ta bej atё deri nё fund. Dhe nё qoftё se, pёr shkak tё botёkuptimit
tim, apo tё kushteve mbizotёruese, unё e konsideroj motivin qё ёshtё detyruar
mbi mua si tё paarsyeshёm, unё duhet tё ndiej kёnaqёsi nёse nuk do ta bёja atё.
Çёshtja vendimtare nuk ёshtё nёse unё jam i aftё pёr tё çuar deri nё fund
vendimin e marrё njёherё mё parё, por se si lind
vendimi brenda meje.
Ajo çka e
dallon njeriun nga çdo qenie tjetёr qё jeton ёshtё mendimi i tij racional.
Veprimin ai e ka tё pёrbashkёt edhe me krijesat e tjera. Asgjё nuk fitohet nёse
kёrkohen analogjira nё mbretёrinё e kafshёve pёr tё qartёsuar konceptin e lirisё
nё veprimet njerёzore. Shkenca natyrore moderne e ka pёr zemёr tё bёjё
analogjira tё tilla. Kur shkencёtarёt kanё pasur sukses tё gjejnё midis kafshёve
diçka tё ngjashme me sjelljen njerёzore ata besojnё se kanё arritur dije tё rёndёsishme
nё lidhje me njeriun. Njё shembull i keqkuptimit qё mund tё ngrihet nga pikёpamje
tё tilla, mund tё shihet qartё nё njё libёr si tek Paul Ree (filozof gjerman) i
cili pёrmban pasazhin e mёposhtёm:
"Ёshtё
e lehtё tё shpjegosh pse lёvizja e njё guri duket pёr ne e nevojshme, ndёrsa
vullneti i njё gomari, jo. Shkaku i lёvizjes sё gurit ёshtё i jashtёm dhe i
dukshёm, ndёrsa shkaku i vullnetit tё gomarit ёshtё i brendshёm dhe i padukshёm.
Midis nesh dhe vendit ku ndodh ёshtё kafka e gomarit…dhe pёr arsye se shkaku pёrcaktues
nuk shihet, mendohet se nuk ekziston. Thuhet se vullneti ёshtё me tё vёrtetё
shkaku i rrotullimit tё gomarit, por ёshtё i pakushtёzuar, ёshtё njё fillim i
pakundёrshtueshёm."
Edhe kёtu
gjithashtu, injorohet veprimi i vetёdijshёm njerёzor, i cili mbart ndёrgjegjen
e motivit. Ree deklaron se midis nesh dhe vendit ku ndodh veprimi ёshtё kafka e
gomarit. Kёto fjalё tregojnё se Ree nuk ka asnjё ide se ka veprime-jo vёrtet
prej gomari-por njerёzore, ku, midid nesh dhe veprimit, shtrihet nje motiv pёr tё cilin ne jemi tё ndёrgjegjshёm. Pak faqe me tutje Ree paraqet tё njёjtёn
verbёri kur ai thotё:" ne nuk i perceptojmё dot shkaqet qё pёrcaktojnё
vullnetin tonё dhe si pasojё besojmё nuk ёshtё aspak shkaktёsisht i pёrcaktuar".
Por le t’i lemё shembujt tё cilёt provojnё se tё shumtё
janё ata qё argumentojnё kundёr ekzistencёs sё lirisё, pa njohur sё paku se
çfarё ёshtё vetё liria.
Nuk ka diskutim se njё veprim nuk ёshtё i lirё nёse ёshtё
realizuar pa dijen e arsyes pёr tё realizuar atё. Po atёherё ç’mund tё thuhet pёr
veprime pёr tё cilat ne i dimё arsyet e kryerjes sё tyre? Kjo na çon nё temёn e
fillimit dhe nё rёndёsinё e tё mёnduarit. Njё koncept qё nё fund tё fundit do tё
thotё tё kesh njohuri pёr diçka, po ashtu si edhe pёr njё veprim nuk ёshtё i
mundur pa marrё nё konsideratё aktivitetin e shpirtit tё tё menduarit. Kur ne tё
kemi kuptuar rёndёsinё e mendimit nё pёrgjithёsi do tё jetё e lehtё tё bёhet e
qartё roli qё luan tё menduarit nё veprimet njerёzore. Ashtu siç e thotё drejt
edhe Hegeli (filozof gjerman):"Ёshtё tё menduarit ai qё transformon
shpirtin-me tё cilin gjithashtu edhe kafshёt janё pajisur-nё frymё, nё shpirt.
Dhe kjo ёshtё gjithashtu arsyeja pse tё menduarit i jep
vlerёn e pashoqe veprimit tё vetёdijshёm. Patjetёr unё pohoj se veprimet tona
burojnё nga maturia e kthjellёt. Pёr njё moment nuk do tё sugjeroj se vetёm
veprimet qё rrjedhin nga gjykimi abstrakt janё njerёzore nё kuptimin mё tё mirё
tё kёsaj fjale. Por menjёherё sapo sjellja jonё tё ngrihet mbi kёnaqёsinё e dёshirave
tё pastra trupore, motivet tona gjithmonё do tё pёrshkruhen me mendimet!
Veprimet qё burojnё nga dashuria, dhembshuria, apo
patriotizmi nuk mund tё analizohen me koncepte tё ftohta abstrakte. Thuhet se kёtu,
zemra, gjёndja e shpirtit, drejton. S’ka dyshim: por zemra dhe gjёndja e
shpirtit nuk krijojnё motivet. Ato i presupozojnё dhe i lejojnё tё futen ato.
Dhembshuria futet nё zemrёn time atёherё kur njё tablo mendore shfaqet nё ndёrgjegjen
time pёr dikё i cili shkakton keqardhjen time. Rruga pёr te zemra, kalon pёrmes kokёs; as
dashuria nuk mund tё bёjё pёrjashtim. Kurdoherё qё dashuria nuk ёshtё thjesht
njё shprehje e instiktit seksual, ajo ёshtё e bazuar nё tablonё tonё ideale
(mendore) tё atij tё cilin ne e duam. Sa mё idealiste tё jenё kёto vizione
mendore, aq mё e bekuar ёshtё vetё dashuria jonё. Kёtu, gjithashtu mendimet
lindin ndjenjat; thuhet se dashuria verbon ndjenjat e tё dashuruarit. Por duhet
thёnё se ёshtё gjithashtu e vёrtetё se dashuria i hap sytё tanё pёr tё parё cilёsitё
e mira. Tё shumtё janё ata tё cilёt kalojnё pranё kёtyre cilёsive pa i vёnё re
ato; megjithatё, njё (individ) i sheh ato, dhe vetёm sepse ai i sheh ato, nё
zemrёn e tij zgjohet dashuria.Çfarё ka bёrё ai pёrveç se ka formuar njё tablo
mendore tё cilёn qindra tё tjerё s’kanё arritur ta shohin dot? Dashuria nuk u pёrket
pra, ketyre tё tjerёve,
pёr shkak se ata nuk mundёn tё krijojnё atё tablo
mendore pёr tё cilёn ne sapo folёm.
Nga çfarёdo
lloj aspekti qё ne t’i afrohemi temёs ajo bёhet gjithmonё mё e qartё se çёshtja
qё ka tё bёjё me natyrёn e veprimeve tё vetёdijshme presupozon atё tё origjinёs
sё tё menduarit. Pёr kёtё arsye unё do t’i kthehem pak mё vonё kёsaj çёshtjeje.
No comments:
Post a Comment