Kapitulli 5
Pёrfitimi i dijes pёr
botёn
Gjykimet e
lartpёrmendura tregojnё se ёshtё e pamundur tё provosh me anё tё shqyrtimit pёrmbajtjen
e perceptimeve tona qё ato janё figura mendore. Prova supozohet tё vendoset
duke treguar se nё qoftё se procesi i perceptimit ndodh sipas supozimeve tё
realitetit naiv nё lidhje me ndёrtimin tonё fiziologjik e psikologjik, atёherё
ne nuk do tё merremi me vetё sendet, por me figurat tona mendore tё tyre.
Megjithatё ne gjejmё se kur realizmi naiv nё mёnyrё konstante mendohet pёrmes
tij, çon nё rezultate tё cilat drejtpёrsёdrejti kundёrshtojnё ato supozime;
prandaj ato duhet tё hidhen tej si njё themel i papёrshtatёshёm mbi tё cilin
mund tё ndёrtohet njё pikёpamje botёrore.
Sigurisht qё ёshtё e papranueshme tё hedhёsh poshtё supozimet e megjithatё tё pranosh si me vlerё çfarё del prej tyre, ashtu siç bёn kritiku, idealist, kur ai pёrdor shqyrtimin e pёrshkruar mё sipёr si provё tё pohimit:
" Bota ёshtё
figura ime mendore". (Eduart Von Hartman jep njё vlerёsim tё detajuar tё kёsaj
linje tё argumentit).
E vёrteta e idealizmit kritik ёshtё njё gjё, lindja e provёs sё saj ёshtё diçka tjetёr. Se si ajo qёndron me tё parёn do tё bёhet e qartё me zhvillimin e diskutimit tonё, por lindja e provёs sё saj ёshtё zero. Nё qoftё se njё njeri ndёrton njё shtёpi dhe kati i parё rrёzohet mbasi tё jetё ndёrtuar i dyti, atёherё edhe ky i fundit do tё rrёzohet gjithashtu.
Idealizmi kritik lidhet me realizmin naiv ashtu siç lidhen dy katet e pёrshkruara mё sipёr.
Pёr dikё qё
mbron pikёpamjen se bota e perceptuar ёshtё njё figurё e sjellё ndёr mend prej
gjёrave tё pajohura, problem i njohjes natyrisht qё do tё merret nё konsideratё
jo pёrmes figurave, por me gjёrat e panjohura tё cilat presupozohet se
ekzistojnё tej kapjes prej ndёrgjegjes sonё. Ai do tё pyesё sa mund tё mёsohet
prej tyre nё mёnyrё indirekte pёrderisa
ato nuk janё tё dukshme karshi vёshtrimit tё drejtpёrdrejtё.
Nga kjo pikёpamje ai ёshtё i interesuar jo me lidhjen e brendёshme tё
perceptimeve te tij tё ndёrgjegjshme-qёkurse nё pikpamjen e tij ato zhduken qё
nё momentin kur shqisat e tij nuk ju janё kthyer atyre-por me shkaqet e tyre tё
cilat kalojnё ndёrgjegjen e tij dhe ekzistojnё pavarёsisht prej tij.
Sipas kёsaj pikёpamje ndёrgjegja jonё vepron si njё pasqyrё prej sё cilёs figurat e gjёrave specifike zhduken nё momentin kur sipёrfaqja e saj reflektuese nuk ёshtё e kthyer drejt tyre.
Nё qoftё se
nuk i perceptojmё vetё gjёrat, por vetёm pasqyrimet e tyre, atёherё ne duhet tё
mёsojmё rreth tyre nё mёnyrё indirekte duke nxjerrё konkluzione prej sjelljes sё
pasqyrimit tё tyre. Ky ёshtё kёndvёshtrimi qё shkenca moderne adapton kur ajo i
pёrdor perceptimet vetёm si pёrpjekjen e fundit pёr tё pёrfituar informacion
rreth proceseve materialeve mbrapa tyre, tё cilave, vetёm ajo i atribuon
ekzistencёn reale.
Nё qoftё se si kritik realist njё filozof s’e pranon fare ekzistencёn reale, atёherё kёrkimi i tij pёr dije pёrmes mjetit tё figurave mendore do tё drejtohet vetёm drejt asaj ekzistence. Interesi i tij kapёrcen botёn subjektive tё figurave mendore dhe pёrqёndrohet mbi atё e cila i prodhon ato.
Idealisti
kritik mund tё shkojё aq larg sa tё thotё se ne jemi tё kufizuar brenda botёs
sonё tё figurave mendore prej tё cilave s’mund tё dilet.
Nё qoftё se
unё mendoj se ekziston diçka tej figurave tё mija mendore, ky mendim pёrsёri s’ёshtё
gjё tjetёr veçse njё figurё mendore.
Njё idealist
i kёtij lloji gjithsesi ose do mohojё sendin nё vetvete, ose sё paku do tё thotё
se ai nuk ka fare rёndёsi pёr qёniet njerёzore dhe meqё ne nuk mund ta njohim
atё do tё ishte mirё tё mos ekzistonte.
Pёr kёtё lloj kritiku idealist e gjithё bota duket si njё ёndёrr nё pamje tё sё cilёs e gjithё pёrpjekja pёr tё njohur duket e pakuptimtё. Nё pikpamjen e tij ekzistojnё vetёm dy lloje njerёzish: ata tё cilёt janё viktima tё iluzionit se figurat e ёndёrrёs sё tyre janё realitet dhe tё zgjuarit tё cilёt shikojnё pёrmes asgjёshmёrisё tё botёs sё ёndёrruar dhe gradualisht humbasin tё gjithё dёshirёn pёr t’i sjellё shqetёsime vetvetes rreth saj. Nga kjo pikёpamje qoftё edhe njё personalitet mund tё bёhet njё figurё e thjeshtё ёndёrre. Ashtu sikundёrse gjatё gjumit shfaqen midis figurave tё ёndёrrave tona, njё figurё e vetes sonё, po ashtu edhe nё ndёrgjegjen e zgjuar figura mendore e unit tё dikujt i shtohet figurave mendore tё botёs sё jashtme. Çfarё na takon neve nё ndёrgjegjen tonё nuk ёshtё uni ynё i vёrtetё po vetёm njё figurё mendore e unit tonё. Nё qoftё se ekzistenca e gjёrave mohoet, apo sё paku mundёsia pёr tё njohur ato, atёherё ekzistenca apo sё paku dija e njё personaliteti tё caktuar duhet gjithashtu tё mohoet. Kjo e çon kritikun idealist nё pёrfundimin se: " I gjithё realiteti shpaloset nё njё ёndёrr e cila varet sё bashku me tё nё vetё ёndёrr".
Nёse ai paraqet figurat e tij mendore pёr njё pjesё realiteti, apo presupozon se s’ka asgjё mbas kёsaj ёndёrre, dikush qё beson se tёrёsia e jetёs s’ёshtё gjё tjetёr veçse njё ёndёrr duhet tё humbasё tё gjithё interesin shkencor nё tё. Megjithatё ndёrsa i gjithё mёsimi do tё ishte i pakuptimtё pёr dikё qё shikon tё gjithё universin e pranueshёm tё lidhur mё ёndёrra, pёr ata qё besojnё se mund tё nxjerrin konkluzione mbi sendet prej figurave tё tyre morale, shkenca do tё konsistojё nё njё shtjellim tё kёtyre " gjёra-nё-vetvete". E para e kёtyre pikёpamjeve mund tё klasifikohet si iluminizёm i plotё, e dyta quhet realizёm kalimtar me pёrfaqёsuesin e shquar Eduart Von Hartman.
Bashkё me
realizmin naiv tё dyja pikёpamjet kёrkojnё pёrmes perceptimeve investiguese qё
tё vendosin njё pikёmbёshtetje nё botё, por brenda kёsaj mbretёrie nuk mund tё
gjindet asnjё pikё e sigurt.
Pёr adhuruesin e realizmit kalimtar pyetja thelbёsore duhet tё jetё: "Si Uni prodhon prej vetvetes figurat mendore?” Njё pёrpjekje e zellshme pёr dije akoma mund tё ndizet, nxitet, ngjallet pёr njё botё tё figurave mendore-edhe nё qoftё se ajo zhduket sapo tё mbyllim ne shqisat tona karshi botёs sё jashtme-pёr aq sa ajo ёshtё mjeti pёr tё kundruar indirekt botёn e Unit nё vetvete.
Nё qoftё se
gjёrat qё ne pёrjetojmё do tё ishin vetёm figura mendore, jeta e pёrditshme do
tё ishte si njё ёndёrr dhe njohja e situatёs sё vёrtetё si njё zgjim. Kur ne ёndёrrojmё,
figurat na interesojnё neve pёr aq kohё sa ne jemi duke ёndёrruar dhe pёr pasojё
ne nuk i njohim ato si ёndёrra.
Nё momentin
qё ne ngrihemi ne nuk kёrkojmё pёr lidhje tё brendёshme tё figurave tё ёndёrrave
tona, por mё tepёr pёr kushtet fizike, fiziologjike ose psikologjike qё i
shkaktoi ato. Nё mёnyrё tё ngjashme njё filozof, i cili e konsideron botёn si tё
ishte njё figurё nё mёndjen e tij nuk ёshtё i interesuar tё dijё se si janё tё
ndёrlidhura detajet. Nё qoftё se ai nuk e lejon fare ekzistencёn e unit, ai nuk
do tё pyesё se si figurat e tij mendore janё tё lidhura reciprokisht, por, çfarё
ndodh nё shpirtin qё ekziston pavarёsisht prej tij ndёrkohё qё njё seri e
figurave mendore kalojnё pёrmes ndёrgjegjes sё tij.
Nё qoftё se unё ёndёrroj se po pi verё e cila mё djeg fytin dhe zgjohem duke kollitur, atёherё nё momentin qё zgjohem unё pushoj sё qёni i interesuar nё vetё ёndёrrёn. Tani mua mё intereson vetёm procesi fiziologjik dhe psikologjik me anё tё tё cilit irritimi qё shkaktoi kollitjen erdhi simbolikisht i shprehur me njё figurё ёndёrre.
Nё tё njёjtёn
mёnyrё nёse filozofi ёshtё i bindur pёr karakterin e figurёs tё botёs sё dhёnё
ai do tё kthehet prej saj nё shpirtin real qё ekziston mbrapa tij. Gjёrat janё
mё serioze nё qoftё se pasuesi i iluzionit mohon gjithёsesi ekzistencёn e njё
uni ne vetvete pas figurave mendore, ose sё paku quan atё tё pamundshme pёr t’u
njohur. Ёshtё e lehtё tё drejtohesh pёr tek njё pikёpamje e tillё duke parё se
ne kemi nё kontrast mё ёndёrrimin gjёndjen e zgjimit nё tё cilёn ёshtё e
mundshme tё njohёsh ёndrrёn si tё tillё duke lidhur atё me gjёrat aktuale, por
nuk ekziston asnjё gjёndje nё tё cilёn ne tё kemi njё marёdhёnie tё ngjashme me
jetёn tonё tё zgjuar tё ndёrgjegjshme.
Kjo pikёpamje
nuk arrin tё shohё se ekziston diçka e cila ёshtё nё fakt e mbёshtetur tek
perceptimi i thjeshtё, ashtu sikundёrse pёrjetimi i zgjimit ёshtё i mbёshtetur
nё ёndёrrimin. Kjo diçka ёshtё mendimi.
Qёnia njerёzore naive nuk mund tё ngarkohet me faj pёr shkak tё mungesёs sё forcёs depёrtuese tё cilёs i referohemi kёtu. Ai e pranon botёn ashtu siç e gjen dhe i konsideron gjёrat si reale nё sensin qё ai i pёrjeton ato. Megjithatё hapi i parё i kёsaj pikёpamje mund tё jetё vetёm pyetja: " Si lidhet mendimi me perceptimin?" Nёse vazhdon ose jo tё ekzistojё perceptimi si i dhёnё nё tё njёjtёn formё mbasi unё e kam pёrshkruar atё nё çdo rast vetёm pёrmes ndihmёs sё mendimit unё mund tё them diçka tё lidhur. Nё qoftё se unё them se bota ёshtё figura ime mendore, unё kam shprehur rezultatin e njё procesi tё menduar dhe nё qoftё se mendimi nuk ёshtё i zbatueshёm pёr botёn atёherё ky rezultat ёshtё i gabuar. Mendimi shket midis perceptimit dhe çdo pohimi rreth tij.
Ne tashmё kemi diskutuar pse ne zakonisht nuk e vemё re mendimin. Kjo vjen prej faktit se vёmёndja jonё ёshtё e drejtuar vetёm drejt objektit rreth tё cilit ne jemi duke menduar dhe jo njёkohёsisht drejt mendimit. Ndёrgjegja naive e trajton mendimin si diçka qё s’ka lidhje me sendet, si diçka qё qёndron mbi sendet dhe i ka ndёrmend ato. Figura qё mendimtari ndёrton mbi fenomenin e botёs nuk konsiderohet se i pёrket atyre, por se ekziston vetёm nё kokёn e njeriut. Bota me gjithё pёrmbajtjen dhe forcat e saj supozohet se mund tё jetё e pёrfunduar dhe e plotёsuar pa kёtё figurё dhe prej kёsaj bote tё gatshme njeriu ndёrton njё imazh pёr vetveten. Ata qё mendojnё kёshtu duhet tё pyeten: Çfarё tё drejte keni ju tё deklaroni botёn tё qenё e plotёsuar pa mendimin? A nuk e prodhon bota mendimin nё kokёn e njerёzve me tё njёjtёn domosdoshmёri ashtu siç prodhon lulёzimin dhe bimёt?
Vendos njё farё nё tokё; rrёnja dhe kёrcelli do rriten, gjethet dhe lulet do tё shpalosen. Vendoseni lulen para vetes dhe ajo do ta lidhi vetvetn me njё koncept tё caktuar nё mёndjen tuaj. Pse duhet ky koncept t’i pёrkasё mё pak bimёs nё tёrёsi sesa gjethes dhe lulёzimit?
Ju thoni se gjethet
ekzistojnё atje pa njё subjekt perceptues, ndёrsa koncepti nuk shfaqet derisa
njё qёnie njerёzore t’i afrohet bimёs. Tepёr e vёrtetё; por as gjethet as lulёzimi
s’do tё vinin tek bima pa qёnё dheu ku u vendos fara dhe drita dhe ajri tek tё
cilёt mbёshtetet shpalosja e tyre. Nё tё njёjtёn mёnyrё koncepti vetёm ngrihet
kur bima del para njё ndёrgjegje qё mendon.
Ёshtё arbitrare tё konsiderosh sasinё e kёtyre aspekteve tё cilat pёrjetohen pёrmes perceptimit si totalitet, si send i kompletuar dhe tё konsiderosh çfarё paraqitet pёrmes kundrimit tё mendimit si diçka thjesht si shtojcё e cila s’ka lidhje me vetё sendin. Nё qoftё se unё marr sot njё burbuqe trёndafili figura qё ajo i jep perceptimit tim ёshtё e kufizuar. Nё qoftё se unё do ta vendos atё nё ujё, tё nesёrmen ajo do tё mё japё njё figurё krejt tjetёr. Nё qoftё se unё do ta kundroj kёtё burbuqe trёndafili pa ndёrprerje unё do tё shoh gradualisht ndryshimin e gjёndjes sё saj tё sotme nё atё tё nesёrme pёrmes njё numri tё pafund skenash. Çfarё ёshtё nё proces vazhdimёsie nё momente tё dhёna paraqet vetёm njё aspekt tё rastёsishёm tё qёnies sё vet totale.
Nё qoftё se unё nuk do tё vendos trёndafilin nё ujё njё numёr i madh gjёndjesh tё tij nuk do tё zhvillohen, mundёsitё e tё cilave ishin nё tё, trashёgueshme nё tё ose unё do tё ndalohem tё nesёrmen pёr tё parё lulёzimin e mёtejshёm dhe kёshtu do tё kisha njё figurё jo tё plotё.
Ёshtё njё
mendim abstrakt dhe keqtrajtues qё deklaron aspektin e diçkaje tё paraqitur nё
njё moment tё rastёsishёm pёr tё qenё send.
Njёsoj ёshtё e pranueshme tё deklarosh sasinё e tipareve tё perceptueshme tё njё sendi pёr tё qёnё realiteti i tij i plotё. Mund tё jetё gjithashtu e mundshme pёr njё shpirt tё marrё konceptin sё bashku, dhe nё tё njёjtёn kohё me perceptimin. Kurrё s’do tё ndodhte pёr njё qёnie tё tillё qё koncepti tё mos jetё pjesё e pandashme e objektit. Ai do t’i atribuonte atij njё ekzistencё padukshmёrisht tё lidhur me objektin.
Mё lejoni tё sqarohem mё gjatё pёrmes njё shembulli. Nё qoftё se unё hedh njё gur horizontalisht nё ajёr, unё e vёrej atё nё shumё pozicione tё ndryshme tё lёvizjes dhe arrij t’i lidh tё gjitha kёto pika pёr tё formuar njё vijё. Prej matematikёs unё njoh shumё vija tё ndryshme dhe midis tyre parabolёn. E di se parabola formohet kur njё pikё lёviz nё pёrputhje me njё ligj tё caktuar.
Nё qoftё se
unё vёzhgoj kushtin nё tё cilin lёviz guri, unё gjej se rruga e pёrshkruar ёshtё
identike me vijёn tё cilёn unё e njoh si njё parabolё.
Qё guri lёviz nё njё parabolё ёshtё rezultat i kushteve tё dhёna dhe i ndjekur prej tyre prej domosdoshmёrisё. Forma parabolike i pёrket fenomenit tё plotё po aq shumё sa çdo tipar tjetёr i tij.
Qёnia e pёrshkruar
si mё sipёr e cila s’ka nevojё pёr dredhinё e mendimit do tё gjente jo vetёm njё
vazhdimёsi tё aspekteve vizuale nё pika tё ndryshme, por bashkuar me tё gjithё
ndodhinё, formёn parabolike tё rrugёs tё cilёn ne
ia shtojmё fenomenit pёrmes mendimit.
Nuk ёshtё pёr
shkak tё objekteve qё ne i gjejmё ato sё pari pa konceptet e tyre
korresponduese, por pёr mёnyrёn se si ёshtё ndёrtuar tёrё qёnia jonё. Intelekti
ynё funksionon nё njё formё tё tillё qё elementёt qё pёrbёjnё realitetin vijnё
tek ne nga dy anё: prej perceptimit dhe mendimit.
S’ka tё bёjё
me sendet fakti se si jam ndёrtuar unё pёr tё fituar dijen mbi to. Ndarja midis
perceptimit dhe mendimit bёhet prezent vetёm nё momentin qё, unё, vёshtruesi qё mendoj vihem pёrballё
objekteve. Cilёt element ju takojnё dhe cilёt nuk ju takojnё objekteve nuk mund
tё varen nё asnjё mёnyrё nga mёnyra sipas sё cilёs unё arrij nё njohjen e kёtyre
elementёve.
Njeriu ёshtё
njё qёnie e kufizuar; sё pari, ai ёshtё njё qёnie midis qёniesh tё tjera.
Ekzistenca e tij i takon hapёsirёs dhe kohёs, prandaj ёshtё gjithmonё njё
seksion i kufizuar i universit tё pёrgjithshёm
qё i ёshtё dhёnё atij.
Por ky seksion i kufizuar e lidh vetveten nё tё gjitha drejtimet, si nё hapёsirё dhe nё kohё me tё gjitha seksionet e tjera. Nё qoftё se ishte kaq e lidhur me gjёrat qё sidoqё ndodhin nё univers do tё ndodhin tek ne, s’do tё kishte ndryshim midis nesh dhe gjёrave tё tjera; por atёherё as pёr ne, s’do tё kishte asnjё send individual. Tё gjitha proceset do tё kalonin nga njёri tek tjetri. Kozmosi do tё ishte njё realitet i njёjtё totalisht i mbyllur nё vetvete pa tё çarё nё rrjedhёn e ngjarjeve. Ёshtё pёr shkak tё kufizimeve tona qё gjёrat dalin para nesh sikur tё ekzistonin veçmas, kur nё fakt ekzistenca e tyre s’ёshtё aspak e ndarё. Pёr shembull cilёsia e sё kuqes askund nuk mund tё gjendet e izoluar; nga tё gjitha anёt ajo ёshtё rrethuar prej cilёsish tё tjera tё cilave ajo vetё ju pёrket dhe pa tё cilat nuk do tё mund tё ekzistonte . Megjithatё pёr ne ёshtё e nevojshme tё ndajmё seksionet nga pjesa tjetёr e botёs dhe t’i konsiderojmё ato me vete.
Prej shumёllojshmёrisё sё ngjyrave syri ynё mund tё kapё vetёm ngjyra tё veçanta njёra pas tjetrёs; prej sistemit konceptual koherent kuptimi ynё mund tё kapё vetёm koncepte tё veçanta njёri pas tjetrit. Veçimi ёshtё njё veprim subjektiv pёr shkak tё faktit se njeriu nuk ёshtё identik me procesin botёror, por ёshtё njё qёnie midis qёniesh. Nё kёtё pikё ёshtё tepёr e rёndёsishme tё pёrcaktosh pozicionin qё ne zemё nё raport me qёniet e tjera.
Ky pёrcaktim duhet tё dallohet nga tё qёnurit thjesht tё vetёdijshёm tё vetes sonё. Kjo e fundit bazohet mbi perceptimin tamam ashtu sikundёr vetёdija jonё pёr çdo gjё tjetёr. Vetёperceptimi shpalos para meje njё numёr cilёsish tё cilat unё i kombinoj nё unitetin e personalitetit tim, ashtu siç kombinoj cilёsitё e tё verdhёs metalikes, ashpёrsisё, etj, nё bashkёsinё e "artit". Vetёperceptimi nuk mё shpie mua pёrtej mbretёrisё tё asaj qё mё pёrket mua. Ky vetёperceptim duhet tё dallohet nga vetёpёrcaktimi pёrmes mendimit. Ashtu si unё pёrmes mendimit bashkoj njё perceptim individual tё botёs sё jashtme nё pёrmbajtjen e botёs si njё tёrёsi, po ashtu pёrmes mendimit unё bashkoj perceptimet e vetvetes nё procesin botёror.
Vetёpreceptimi mё kufizon mua brenda kufijsh tё caktuar; mendimi im s’ka tё bёjё fare me kёta kufij. Nё kёtё sens unё jam njё qёnie e dyanshme. Unё i bashkangjitem sferёs tё cilёn e perceptoj si presonalitetin tim, por unё gjithashtu jam bartёs i njё aktiviteti i cili nisur nga njё shkallё mё e lartё pёrcakton ekzistencёn time tё kufizuar. Mendimi ynё nuk ёshtё individual, ashtu siç ёshtё ndijimi ynё dhe ndjenja, ai ёshtё universal. Mendimi ynё merr njё ngjyrim personal tek çdo qёnie pёrmes faktit se ai lidhet me ndjenjat dhe ndijimet e veçanta tё personit. Pёr shkak tё kёtyre ngjyrimeve individuale tё mendimit universal, njerёzit ndryshojnё nga njёri tjetri. Ekziston vetёm njё koncept i vetёm "Trekёndёsh". Ёshtё tepёr e parёndёsishme pёr pёrmbajtjen e kёtij koncepti nёse ai fitohet nё ndёrgjegjen e X-it apo Y-it. Megjithatё, ai do tё merret vesh prej secilit individualisht.
Ky mendim del nё konflikt me njё paragjykim tё rёndomtё i cili ёshtё tepёr i vёshtirё pёr t’u kapёrcyer. Njё paramendim i cili mbyll forcёn depёrtuese tё konceptit tё trekёndёshit tё cilin koka ime e kap ёshtё i njёjti koncept me atё qё kap koka e komshiut tim.
Personi naiv
e quan veten si tё jetё krijuesi i kёtij koncepti, prandaj ai beson se çdo
person ka konceptet e veta. Ёshtё njё kёrkesё thelbёsore e mendimit kapёrcimi i
kёtij paragjykimi. Koncepti i pandashёm "trekёndёsh" nuk bёhet njё
mori nё qoftё se ai mendohet njёheresh prej shumё vetёsh sepse mendimi i kёsaj
shumice ёshtё vetё njё bashkёsi. Nё mendim ne kemi elementin i cili shkrin sё
bashku individualitetin tonё tё veçantё me kozmosin. Atje ne pёrjetojmё dhe
ndiejmё (dhe gjithashtu perceptojmё) se ne jemi realitete tё veçantё, pёr aq
kohё sa ne mendojmё, ne jemi qёnia e
vetme qё parashikon çdo gjё.
Kjo ёshtё arsyeja e thellё pёr natyrёn tonё tё dyfishtё; ne shohim brenda vetvetes njё forcё absolute, njё forcё e cila ёshtё universale, por ne e njohim atё jo sikur ajo tё dilte prej mesit tё botёs, por mё tepёr nga njё pikё nё periferi. Nёse ishte e para, ne do tё dinim zgjidhjen e tё gjithё universit nё momentet qё do tё bёheshim tё vetёdijshёm. Megjithatё ndёrsa ne jemi nё njё pikё nё periferi dhe e gjejmё ekzistencёn tonё tё kufizuar brenda limitesh tё caktuara, ne duhet tё mёsojmё rreth mbretёrisё qё shtrihet tej qёnies sonё pёrmes ndihmёs sё mendimit i cili shtrihet tek ne nga ekzistenca universale.
Shtytja pёr dije lind tek ne sepse mendimi ynё arrin tej ndarjes sonё dhe e lidh veten mё ekzistencёn e botёs universal. Qёniet pa mendim nuk e pёrjetojnё kёtё shtytje.
Ndeshja e
tyre me gjёra tё reja nuk i jep rrugё pyetjeve; kёto gjёra tё tjera mbeten tё
jashtme pёr qёnie tё tilla, ndёrsa tek njё qёnie qё mendon konceptet lindin kur
ajo pёrballet me njё send tё jashtёm. Koncepti ёshtё ajo pjesё e sendit tё
cilin ne e marrim jo nga jashtё, por nga brenda .Marrёveshja, bashkimi i dy
elementёve, tё brendshmit dhe tё jashtmit plotёsohet pёrmes dijes.
Prandaj
perceptimi nuk ёshtё diçka e pёrfunduar dhe e mbyllur nё vetvete, por ёshtё vetёm
njёra anё e realitetit total, nga ana tjetёr ёshtё koncepti. Njohja ёshtё
sinteza e konceptit dhe e perceptimit; vetёm tё dyja sё bashku pёrbёjnё tё
gjithё sendin. Diskutimi paraprirёs paraqet provёn se ёshtё e pamundur tё gjesh
njё element tё pёrbashkёt nё realitetet e botёs individuale ndryshe nga pёrmbajtja
ideale e paraqitur pёrmes mendimit. Tё gjitha pёrpjekjet pёr tё gjetur njё
element universal ndryshe nga pёrmbajtja ideale koherente tё cilёn e pёrftojmё
pёrmes kundrimit tё mendimit tё perceptimeve tona dёshtojnё. Asnjё perёndi njerёzor
personal, asnjё forcё apo çёshtje, asnjё dёshirё e pakuptimtё (Shopenhauer) nuk
do tё ishte e vlefshme pёr ne si element botёror njёsie. Tё gjitha parimet e
tjera i pёrkasin njё sfere tё mbyllur tё perceptimit tonё. Personalitetet njerёzore tё kufizuar ne i
perceptojmё vetёm nё veten tonё, forcёn dhe materien nё gjёrat e jashtme. Pёr
sa i pёrket dёshirёs ne e pёrceptojmё atё vetёm si njё shprehje tё aktivitetit
tё personalitetit tonё tё kufizuar. Shopenhauer dёshiron tё mёnjanojё bёrjen e mendimit "abstrakt" mbartёsin
e elementit tё njёsisё botёrore, dhe e kёrkon atё nё vend tё diçkaje e cila pёr
tё paraqitet si njё realitet i drejtpёrdrejtё. Ky filozof beson se ne kurrё nuk
do t’i afrohemi botёs pёr aq kohё sa do ta konsiderojmё atё si njё botё tё
jashtme.
Nё faktin aktual kuptimi i kёrkuar pёr botёn e cila pёrballet
me mua
thjesht si njё figurё mendore, ose e kalimit nga çfarё
ёshtё figurё
mendore e njohjes sё subjektit, nё çfarёdolloj
tjetёr qё
mund tё jetё pёrveç nuk mund tё gjendet kurrё nё
qoftё se vetё
kundruesi s’do tё ishte mё shumё se njё subjekt
i pastёr
njohёs ( njё ёngjёll me krahё pa trup). Por ai i ka
rrёnjёt nё
atё botё, ai e gjen veten nё tё si njё individ.
Kjo nёnkupton
se dija e tij e cila ёshtё mbartёse e tёrё
botёs si
figurё mendore, gjithmonё jepet pёrmes mjetit tё trupit,
dhembshuritё
e tё cilit janё, siç e kemi treguar; pika e
fillimit nga
tё cilat intelekti krijon njё pikёpamje mbi botёn.
Pёr
subjektin njohёs pastёrtisht si tё tillё, ky trup ёshtё njё figurё mendore si
dhe çdo tjetёr, njё objekt midis objektesh, lёvizjet e tij, veprimet e tij janё
tё ditura pёr tё saktёsisht nё tё njёjtёn mёnyrё si edhe ndryshimet tek tё
gjithё objektet e tjera tё perceptuara dhe do tё ishte po aq e çuditshme dhe e
pakuptimtё pёr tё nё qoftё se kuptimi i tyre nuk i shpalosej atij nё njё mёnyrё
tёrёsisht tjetёr…Pёr subjektin njohёs i cili paraqitet si individ pёrmes
identitetit tё tij me trupin, i cili pёrcaktohet nё dy mёnyra tёrёsisht tё
ndryshme: njёherё si figurё mendore nё kuptimin intelektual d.m.th. si objekt
midis objekteve tё tjera, dhe i nёnshtruar karshi ligjeve tё tyre, por nё tё njёjtёn
kohё nё njё mёnyrё krejt ndryshe, tё quajtur, si ajo e cila njihet nga çdo
njeri dhe thirret me emrin, dёshirё.
Çdo veprim i vёrtetё i dёshirёs ёshtё menjёherё dhe sigurisht njё lёvizje trupit; dikush nuk do tё mund tё dёshirojё vёrtetёsisht diçka pa e perceptuar atё nё tё njёjtёn kohё edhe si lёvizje tё trupit. Akti i dёshirёs dhe veprimi i trupit nuk janё dy gjёra objektivisht tё njohura pёr tё qёnё tё ndryshme dhe tё bashkuara nga detyrimi i shkakёsisё, marrёdhёnia e tyre nuk ёshtё ajo e shkakut dhe e pasojёs; ato janё njё dhe vetёm njё gjё; por tё dhёna nё dy mёnyra tё ndryshme; njёherё krejt direkt dhe njёherё tjetёr nё kuptimin intelektual.
Shopenhaueri i beson vetes tё ketё tё drejtёn pёrmes kёtyre argumenteve pёr tё parё nё trupin njerёzor "objektivitetin e dёshirёs". Nё opinionin e tij çdokush ndien nё aktivitetet e trupit njё realitet tё menjёhershёm, sendin nё vetvete nё realitet.
Kundёr kёtyre
argumentave duhet cilёsuar se aktivitetet e trupit tonё vetёm vijnё nё ndёrgjegjen
tonё pёrmes vetёperceptimeve dhe perceptimet qё ne fitojmё tё vetvetes nuk janё
nё asnjё mёnyrё superiore me perceptimet
e tjera. Ne vetёm mund tё njohim natyrёn e tyre reale pёrmes kundrimit mendues, d.m.th. duke i shkrirё ato nё sistemin
ideal tё ideve dhe koncepteve tona. Opinioni se mendimi ёshtё abstrakt ёshtё rrёnjosur
tepёr thellё nё ndёrgjegjen naive tё njerёzimit, pa ndonjё pёrmbajtje reale. Nё
pёrgjithёsi ai jep njё figurё pasqyre "ideale" tё botёs, por asgjё
nga vetё bota. Ky gjykim mund tё vijё vetёm nga njё dikush i cili kurrё nuk i
ka bёrё tё qartё vetvetes se çfarё ёshtё njё perceptim pa konceptin. Le ta vёshtrojmё
nё mbretёrinё e preceptimeve tё mirёfillta: duket si njё krahasim nё hapёsirё,
si njё radhё kohe, si njё rrёmujё detajesh tё palidhura. Asnjё nga gjёrat qё
lindin dhe zhduken nё sfondin e perceptimeve s’kanё lidhje tё drejtpёrdrejtё me
njёri-tjetrin. Bota ёshtё njё shumё objektesh me vlerё tё barabartё; asnjё nuk
luan njё rol mё tё rёndёsishёm se tjetri nё nxitimin dhe rrёmujёn e botёs. Nё
qoftё se ne duam tё qartёsohemi nёse ky apo ai fakt ka rёndёsi mё tё madhe sesa
njё tjetёr, atёherё ne duhet t’i drejtohemi mendimit. Pa funksionimin e
mendimit, njё organ rudimental i njё kafshe, i cili s’ka asnjё rёndёsi pёr jetёn
e saj, do tё paraqitej i barabartё nё vlera me gjymtyrёn e saj mё tё rёndёsishme.
Rёndёsia e vёrtetё e fakteve tё veçuara, sё bashku, pёr vetveten dhe botёn, lind vetёm atёherё kur mendimi i thur fijet e veta nga njё realitet nё tjetrin. Ky aktivitet i mendimit ёshtё plot pёrmbajtje, ёshtё vetёm pёrmes njё pёrmbajtje tё caktuar konkrete qё unё mund tё njoh pse njё kёrmill i pёrket botёs sё organizmave tё njё shkalle tё ulёt krahasuar me luanin. Pamja e thjeshtё, perceptimi i thjeshtё, s’mё japin mua asnjё pёrmbajtje qё mund tё tregonte pёr mua shkallёn e perfeksionimit tё organizmit.
Mendimi e sjell kёtё pёrmbajtje tek perceptimi nga idetё dhe konceptet e botёs sё njeriut.
Nё dallim me
pёrmbajtjen e perceptimit i cili na jepet neve jashtё, pёrmbajtja e mendimit
shkёlqen nga qёnia e brendёshme e njeriut. Formёn nё tё cilёn ai shfaqet
fillimisht ne do ta quajmё intuitё.
Intuita ёshtё pёr mendimin ashtu siç ёshtё perceptimi pёr objektin e
perceptimit. Intuita dhe perceptimi janё burimet e njohjes sonё. Njё objekt i
perceptuar ёshtё i pakuptueshёm pёr aq kohё sa ne nuk kemi brenda vetes intuitёn
korresponduese, e cila i shtohet realitetit, asaj pjese, qё mungon nё objektin
e perceptimit. Realiteti i plotё i gjёrave mbetet i pakapshёm pёr dikё tё cilit
i mungon aftёsia pёr tё gjetur intuitat qё iu korrespondojnё atyre.
Ashtu sikundёrse
ai qё ёshtё i verbёr para ngjyrave dhe dallon vetёm ndryshimet e ndriçimit, pa
cilёsitё e ngjyrave, po ashtu dikush tjetёr qё s’ka intuitё shikon vetёm
fragmentet e palidhura tё objekteve tё perceptimit.
Pёr tё shpjeguar diçka dhe pёr ta bёrё atё mё tё kapshme do tё thotё ta vendosёsh atё nё atё pёrmbajtje prej sё cilёs ajo vetё ёshtё copёtuar, sepse ne jemi ndёrtuar ashtu siç ёshtё pёrshkruar mё sipёr. Asgjё nuk ekziston e ndarё nga bota si tёrёsi. Tё gjitha ndarjet janё thjesht vetёm tё njё rёndёsie subjektive; pёr ne bota ndahet nё lart e poshtё, para dhe pas, shkak dhe pasojё, send dhe figurё mendore, materie dhe forcё, objekt dhe subjekt etj. Ajo çfarё vjen pёrmes perceptimesh pёr tё na takuar ne si objekte tё ndara, bёhet gradualisht e kombinuar pёrmes njёsisё koherente botёrore tё intuitive tona. Ne bashkojmё edhe njё herё pёrmes mendimit atё çfarё nё fillim ndamё pёrmes perceptimit. Arsyeja qё gjёrat paraqiten tё panjohura ёshtё sepse ato shkaktohen tё izoluara. Ky ёshtё megjithatё veprimi ynё dhe mund tё anullohet brenda botёs konceptuale.
Asgjё nuk
jepet drejtpёrsёdrejti pёrveç se pёrmes perceptimit dhe mendimit. Lind pyetja:
"Çfarё rёndёsie ka objekti i perceptimit brenda linjёs sё mendimit tonё"?
Ne kemi njohur dhe ёshtё e vёrtetё se ajo çfarё ofron idealizmi kritik si provё,
sipas sё cilёs natyra e perceptimeve ёshtё subjektive, nuk qёndron shembet. Por
ajo nёnkupton domosdoshmёrisht se çfarё ai pohon ёshtё e gabuar. Prova e sjellё
nga idealizmi kritik nuk bazohet nё natyrёn absolute tё mendimit, por nё faktin
se kur realizmi naiv ndiqet nё pёrfundimin e vet logjik ai e fshin vetveten. Si
qёndron çёshtja kur njihet absolutizmi i mendimit?
Le tё supozojmё se njё objekt i caktuar i perceptimit, e kuqja pёr shembull, shfaqet nё ndёrgjegjen time. Shqyrtimi i mёtejshёm do ta tregojё kёtё perceptim tё lidhur me objekte tё tjera perceptimi tё tilla si ai i prekjes, i formёs sё pacaktuar, i njё temperature tё caktuar etj. Njё kombinim i tillё perceptimesh ёshtё pёr mua njё objekt qё s’i pёrket botёs sё ndijimit. Unё mund tё vazhdoj tё pyes: "çfarё gjё tjetёr ka nё atё seksion tё hapёsirёs nё tё cilin ata shfaqen pёrreth objekteve tё perceptimit tё sapopёrmendura"?
Atje unё gjej procese mekanike, kimike e tё tjera. Unё mund tё shkoj mё tej dhe tё hetoj proceset qё gjenden rrugёs nga objekti deri tek shqisat. Atje gjej lёvizjet nё njё mjet elastik, natyra e tё cilave s’ka asgjё tё pёrbashkёt me objektet e perceptimit origjinal dhe gjej tё njёjtin rezultat nё qoftё se vazhdoj tё hetoj kalimin e mёtejshёm nga shqisa nё tru. Nё tё gjitha kёto sfera unё grumbulloj objekte tё reja perceptimi, por mjeti qё i lidh dhe ndёrthur midis tё gjitha objekteve tё perceptimit e qё qёndron pranё nё hapёsirё dhe nё kohё ёshtё mendimi. Dridhjet e ajrit tё cilat prodhojnё tingujt mё jepen mua si objekte perceptimi ashtu siç ёshtё edhe tingulli vetё. Mendimi vetёm se i lidh tё gjitha kёto objekte perceptimi me njёra-tjetrёn dhe shpalos marrёdhёniet e tyre reciproke.
Ne nuk mund
tё flasim pёr ekzistencёn e diçkaje tej asaj qё perceptojmё drejtpёrsёdrejti
ndryshe nga lidhja ideale e objekteve tё perceptimit tё cilat ne i njohim pёrmes
mendimit. Prandaj marrёdhёnia midis objektit tё perceptueshёm dhe subjektit
perceptues, pёr aq sa ai largohet tej asaj çfarё ёshtё perceptuar, ёshtё pastёrtisht
ideale dhe mund tё shprehet vetёm pёrmes koncepteve.
Do tё ishte
e mundur tё flitej, ashtu siç bёhet nga psikologjia moderne dhe nga idealizmi
kritik qё bazohet nё tё, vetёm nё qoftё se dikush do tё mund tё perceptonte se
si objektet e perceptueshme influencojnё subjektin perceptues, ose ndryshe nё
qoftё se dikush do tё mundte tё perceptonte ndёrtimin e figurёs perceptim
brenda subjektit.
Kjo pikёpamje ngatёrron njё marrёdhёnie ideale (midis objektit dhe subjektit) me nje proces pёr tё cilin ne mund tё flasim nё qoftё se do tё ishte e mundur ta perceptonim atё. Parimi " s’ka ngjyrё pa shqisёn e syrit" nuk duhet tё konsiderohet pёr tё nёnkuptuar se syri prodhon ngjyrёn, por si njё marrёdhёnie ideale e cila ёshtё e mundshme pёr t’u njohur pёrmes mendimit qё ekziston midis objektit tё perceptimit, ngjyrё, dhe objektit tё perceptimit sy.
Shkenca
empirike duhet tё vendosё se si cilёsitё e syrit dhe ato tё ngjyrёs janё tё
lidhura midis tyre, d.m.th. me ç’mjete organet e tё parit transmetojnё
perceptimin e ngjyrёs etj. Unё mund tё ndjek se si objektet e perceptimit ndjekin
njёri-tjetrin dhe se si ato janё tё lidhura nё hapёsirё.
Tё gjithё kёtё
unё mund ta formuloj me terma konceptuale, por unё nuk mund tё shquaj se si njё
objekt perceptimi lind prej tё mos-perceptueshmit. Tё gjitha pёrpjekjet pёr tё
kёrkuar ndonjё lidhje midis perceptimeve ndryshe nga marrёdhёniet e menduara
duhet detyrimisht tё dёshtojnё.
Atёherё ç’ёshtё
njё perceptim?
Nё qoftё se pyetja drejtohet nё mёnyrё tё pёrgjithshme atёherё ajo ёshtё e pakuptimtё. Njё perceptim gjithmonё lind si diçka e pёrcaktuar, si njё pёrmbajtje konkrete. Kjo pёrmbajtje jepet drejtpёrsёdrejti dhe pёrmbahet tёrёsisht nё kёtё dhёnie.
E gjithё çka
mund tё bёhet ёshtё: Çfarё ka pёrveç perceptimit-me fjalё tё tjera-ç’ёshtё ai pёr
mendimin?
Kёshtu
pyetja "se çfarё" e njё perceptimi mund t’i interesojё intuitёs
konceptuale qё i korrespondon asaj.
E parё nёn kёtё
dritё çёshtja e subjektivitetit tё perceptimeve, nё kuptimin e idealizmit
kritik, nuk mund tё ngrihet fare. Vetёm çfarё perceptoni si pёrkatёsi pёr
subjektin mund tё emёrtohet subjektive. Asnjё proces real nё kuptimin naiv
d.m.th. asnjё proces qё mund tё perceptohej, s’mund tё formojё njё lidhje midis
asaj çka ёshtё subjektive dhe çfarё ёshtё objektive; ajo ёshtё e mundur vetёm pёr
mendimin. Prandaj ajo e cila pёr perceptimin ekziston jashtё subjektit ёshtё
objektive. Objekti i perceptimit tim, si subjekt, mbetet i perceptueshёm pёr
mua edhe mbasi tavolina e cila qёndron para meje zhduket nga fushё-pamja ime.
Perceptimi im i tavolinёs ka shkaktuar tek unё njё ndryshim i cili mbetet.
Unё ruaj njё aftёsi tё zgjatur pёr tё prodhuar mё vonё njё pёrfytёrim tё tavolinёs. Nё psikologji ky imazh quhet figurё e kujtesёs. Ёshtё ajo çfarё mund tё quhet me tё drejtё si njё figurё mendore e tavolinёs. Ёshtё ajo çfarё i korrespondon ndryshimit tё perceptimit tek unё, e shkaktuar nga tavolina kur ajo ishte nё fushёn time tё pamjes. Dhe vёrtet nuk ёshtё njё ndryshim nё unё-nё vetvete qё qёndron prapa objektit tё perceptimit tё subjektit, por njё ndryshim nё vetё subjektin e perceptueshёm.
Njё figurё mendore ёshtё njё perceptim subjektiv nё dallim me perceptimin objektiv i cili ndodh kur ёshtё brenda fushёs sё pamjes. Pёrzierja e perceptimit subjektiv me perceptimin objektiv e çon idealizmin nё konceptin e gabuar "bota ёshtё figura ime mendore".
Hapi tjetёr
duhet tё jetё pёrcaktimi mё i saktё i konceptit tё figurёs mendore. Ajo çfarё ёshtё
pёrshkruar deri tani nuk ёshtё koncepti, ajo vetёm tregon rrugёn se nё ç’vend tё
fushёs konceptuale gjindet figura mendore. Koncepti i saktё i figurёs mendore
do tё na mundёsojё neve gjithashtu tё arrijmё njё shpjegim tё kёnaqshёm tё marrёdhёnies
midis figurёs mendore dhe objektit.
Kjo do tё na çojё tek kufiri ku marrёdhёnia midis subjektit njerёzor dhe objektit tё jashtёm sillet nga fusha pastёrtisht e pastёr konceptuale e njohjes, nё jetёn individuale konkrete. Sapo tё dimё se si tё mendojmё pёr botёn do tё jetё mё e lehtё pёr ta drejtuar veten sipas saj. Nёse do tё jemi tё aftё tё jemi plotёsisht aktiv duhet sё pari tё kuptojmё gjёrat tё cilave po iu kushtojmё aktivitetin tonё.
Shtojcё pёr botimin e rishikuar tё vitit 1918
Kur dikush fillon tё reflektojё pёr marrёdhёniet e tij me botёn mund tё duket sikur ai shtyhet gati nga njё instikt natyror drejt pikёpamjes qё unё kam shprehur. Ai e gjen veten tё ngatёrruar nё njё formim tё mendimit i cili shpёrbёhet ndёrkohё qё ai e zhvillon atё. Tё hedhёsh atё poshtё teorikisht nuk ёshtё mjaft, ai duhet tё pёrjetohet nga brenda nё qoftё se dikush duhet tё gjejё rrugёdaljen nga konfuzioni nё tё cilin ai çon. Ai duhet tё skicojё nё çdo diskutim lidhur me marrёdhёniet e njeriut me botёn, jo pёr hatёr tё hedhjes poshtё tё tё tjerёve, pikёpamja e tё cilёve rreth kёsaj marrёdhёnie mund tё jetё e gabuar, por me qёllim qё tё njohё konfuzionin drejt tё cilit çon çdo pasqyrim i parё i kёsaj marrёdhёnie. Duhet fituar mprehtёsia pёr tё depёrtuar nё atё se si dikush mund tё hedhё poshtё vetveten lidhur me reflektime tё tilla tё para. Ajo ёshtё pikёpamja nga e cila duhet parё diskutimi i mёsipёrm.
Nё pёrpjekjen pёr tё pёrpunuar njё pikёpamje tё marrёdhёnies sё njeriut me botёn çdokush bёhet i vetёdijshёm se, sё paku njё pjesё, vetё njeriu krijon kёtё marrёdhёnie duke krijuar figura mendore tё gjёrave dhe ngjarjeve. Kjo mёnjanon vёmendjen e tij nga çfarё ёshtё jashtё dhe e drejton atё nё jetёn e tij tё brendshme tё figurave mendore. Ai i thotё vetes: Unё nuk mund tё mbёshtetem as te sendet as te ngjarjet nё qoftё se figurat mendore nuk lindin tek mua. Nga kjo njohje s’del gjё tjetёr veçse njё hap mё tej nё mendimin: " Gjithçka qё unё pёrjetoj janё figura mendore, pёr njё botё atje tej, unё njoh veten se ajo ёshtё njё figurё mendore, brenda meje".
Me kёtё mendim njeriu heq dorё nga pikёpamja e realizmit naiv, qё ishte mё parё pjesё e tij. Dhe tani fillon tё reflektojё rreth marrёdhёnies se tij me botёn. Nga pikёpamja naive ai beson se merret me sende reale, por reflektimi i qёnies se vet e shtyn atё nga kjo pikёpamje dhe e ndalon atё tё shohё realitetin i cili sipas ndёrgjegjes naive ёshtё atje.
Shikimi i
tij kthehet drejt figurave mendore qё futin veten e tyre midis qёnies sё tij
personale dhe botёs pёr tё cilёn pikёpamja naive pretendon pёr realitet. Qёnia
njerёzore nuk mundet mё ta shohё me pёrbuzje njё realitet tё tillё pёrmes botёs
ndёrhyrёse tё figurave mendore; ai supozon se ёshtё i verbёr lidhur me kёtё
lloj realiteti dhe kёshtu mendimi ngrihet prej njё sendi nё vetvete tё cilin ndёrgjegja
jonё nuk mund ta arrijё. Askush nuk mund t’i shpёtojё kёtij treni tё mendimit pёr
aq kohё sa vёmendja ёshtё pёrqёndruar vetёm nё marrёdhёnien tё cilёn njeriu
duket se e ka me botёn pёrmes figurave mendore. Megjithatё ёshtё e pamundur tё
mbetesh nё pikёpamjen naive pёrveçse artificialisht tё mbytёsh dёshirёn pёr
dije. Fakti se ka njё dёshirё tё fortё pёr tё njohur marrёdhёnien e njeriut me
botёn tregon se pikёpamja naive duhet hedhur poshtё; nё qoftё se ajo do tё
sillte diçka qё tё njihej si e vёrtetё kjo dёshirё e madhe nuk do tё ndihej.
Megjithatё qё qoftё se dikush thjesht heq dorё nga pikёpamja naive dhe ruan pa e vёnё re llojin e mendimit qё ai imponon, nuk arrihet tek asgjё tjetёr e cila mund tё konsiderohet si e vёrteta. Ky ёshtё gabimi qё bёhet kur thuhet: " Gjithçka qё unё pёrjetoj janё figurat mendore dhe ndёrsa unё besoj se jam duke u marrё me realitetin unё nё fakt jam i vetёdijshёm vetёm pёr realitetin e figurave tё mia mendore". Ky mendim na çon ne nё supozimin se realiteti i vёrtetё, sendi-nё-vetvete, ekziston tej arritjes sё ndёrgjegjes sonё. Prandaj ne nuk mund ta njohim atё direkt, por duhet tё supozojmё se ai nё njё farё mёnyre na afrohet neve dhe pёrmes influencёs sё tij na kujton figurat tona mendore. Ata tё cilёt mendojnё kёshtu thjesht i shtojnё botёs qё kemi pёrpara njё botё tjetёr imagjinare. Ata duhet tё fillojnё tё gjithё linjёn e mendimit nga e para lidhur me kёtё botё imagjinare; atёherё ata do tё mund tё shikonin se i pamundshmi pёr t’u njohur send-nё-vetvete, mendohet lidhur me qёnien njerёzore, ekzaktёsisht nё tё njёjtin sens sikundёrse realizmi naiv mendon pёr botёn e njohur.
Konkluzioni qё lind kur njё pikёpamje ёshtё kritikisht e vlerёsuar, mund tё mёnjanohet kur ёshtё vёnё re se ekziston diçka brenda çdo gjёje qё ne perceptojmё pёrmes perceptimit-qoftё brenda nesh apo jashtё nё botё-e cila nuk mund tё vuajё faktin e njё figure mendore qё ndёrfut vetveten midis vёzhguesit dhe objektit tё vёzhguar. Kjo diçka ёshtё mendimi.
Lidhur me
mendimin ne mund tё mbetemi nё pikёpamjen
e realizmit naiv. Kur qёnia njerёzore dёshton nё kёtё rrugё kjo ёshtё pёr shkak
se ai vё re se kjo pikёpamje duhet larguar lidhur me çdo gjё tjetёr, por ai nuk
vё re se kjo nuk ёshtё e vёrtetё pёr mendimin. Nё qoftё se ai bёhet i vetёdijshёm
pёr tё hapen dyert pёr depёrtim tё mёtejshёm, qё pёrmes
dhe nё mendim vetё sendi tё mund tё
njihet pёr tё cilin ai dukshёm vetё verbohet duke ndёrmjetёsuar figurat e tij
mendore midis vetes se tij dhe botёs.
Nga njё drejtim i mbajtur nё shenjё respekti mё tё lartё prej autorit tё kёtij libri, vjen kundёrshtimi se nё kёtё diskutim realizmi naiv pёrkrahet lidhur me mendimin, siç mund tё jetё rasti kur bota reale dhe ajo e figurave mendore mbahen pёr tё qёnё identike.
Megjithatё
autori beson se ai e ka provuar pikёrisht nё kёtё diskutim se vlefshmёria e
realizmit naiv pёr mendimin ёshtё njё pёrfundim qё vjen nё mёnyrё tё
paevitueshme nga njё kundrim i paparagjykuar i mendimit dhe se pёrmes njohjes sё
natyrёs sё vёrtetё tё mendimit realizmi naiv kapёrcehet pёr kaq sa ai ёshtё
invalid pёr gjёra tё tjera.
No comments:
Post a Comment