Kapitulli 4
Bota si njё perceptim
Konceptet dhe idetё vijnё nё jetё pёrmes tё menduarit. Se çfarё ёshtё njё koncept, ai nuk mund tёshprehet nё fjalё; fjalёt s’bёjnё mё shumё veçse tёrheqin vёmendjen tonё drejt faktit se ne kemi koncepte. Kur dikush shikon njё pemё, mendimi i tij reagon nё perceptimin e tij: Njё barasvlerёideale i shtohet objektit dhe ai e konsideron objektin dhe barasvlerёn ideale sikur ato i pёrkasin njёra tjetrёs. Kur objekti zhduket nga fusha e tij e perceptimit, mbetet barasvlera e tij ideale: ky i fundit ёshtё koncepti i objektit. Sa mё e gjerё tё jetё hallka e zinxhirit tё eksperiencёs sonё, aq mё e madhe ёshtё edhe sasia e koncepteve tona: Konceptet nuk gjenden kurrё tё izoluara: ato kombinohen pёr tё formuar njё tёrёsi tё bazuar mbi ligje tё brendëshme. P.sh.: koncepti "organizёm" e lidh vehten me ato tё "zhvillimit sistematik" dhe "rritjes". Koncepte tё tjera tёformuara prej objekteve tё veçanta tё njё lloji shkrihen nё njё unitet. Tё gjitha konceptet e formuara prej luanёve tё veçantё shkrihen nё konceptin e pёrgjithshёm "luan". Nё kёtё mёnyrё tёgjitha konceptet e veçanta kombinohen pёr tё formuar njё sistem konceptual tё mbyllur nё tёcilin çdo koncept ka vendin e tij tё veçantё. Idetё nuk ndryshojnё cilёsisht nga konceptet; janё po ato, por mё tё plota, mё tё pasura nё pёrmbajtje, koncepte mё shprehёse. Kёtu unё duhet tёtёrheq vёmendje tё veçantё pёr faktin se pika ime e ndarjes ёshtё tё menduarit dhe jo konceptetdhe idetё, tё cilat duhet sё pari tё fitohen pёrmes mendimit; konceptet dhe idetё e presupozojnёmendimin. Prandaj çfarё unё kam thёnё pёr natyrёn vetёmbёshtetёse dhe vetёpёrcaktuese tёmendimit, nuk mund tё kalohet thjesht nё konceptet. (E pёrmend kёtё hapur sepse ёshtё pikёrisht kёtu qё unё ndryshoj nga Hegeli, i cili shikon tek koncepti elementin kryesor). Konceptet nuk mund tё arrihen pёrmes perceptimit; kjo tashmё mund tё duket nga fakti qё qёnia njerёzore nёrritje, vetёm me ngadalё dhe gradualisht formon koncepte qё korrespondojnё me objektet pёrqark tij. Konceptet i shtohen perceptimit.
Herbert Spencer, njё filozof shumё i lexuar, pёrshkruan procesin mendor qё lind nё pёrgjigje tёperceptimit, si mё poshtё vijon:
"Nё qoftё se nё njё ditё tё zakonshme shtatori
tek shёtisim nёpёr fusha, dёgjojmё njё zhurmё qё
na vjen nga pёrpara, kurioziteti do tё na shtyjё tё
shohim se kush e shkaktoi lёvizjen e gjetheve, kush
e shkaktoi zhurmёn e dёgjuar dhe lёvizjen.
E ndёrsa afrohemi, njё thёllёzё pёrplas krahёt
dhe largohet nga kanali nё fluturim. Duke parё njё
gjё tё tillё, kurioziteti ynё shuhet, ne e kemi
kёshtu atё çfarё ne e quajmё shpjegim tё ndodhisё.
Ky shpjegim, ju lutem vini re, arrin nё kёtё konkluzion:
Njё egzaminim mё i afёrt i fakteve jep njё rezultat krejt ndryshe: Kur unё dёgjoj njё zhurmё, reagimi im i parё ёshtё gjetja e konceptit qё i pёrshtatet kёtij perceptimi. Ёshtё ky koncept i cili tregon mё tepёr se sa tingulli. Ndokush qё nuk reflekton mbi çёshtjen, thjesht e dёgjon zhurmёn dhe çdo gjё e lё me aq. Reflektimi mё ndihmon mua tё kuptoj se tingulli duhet tё jetё efekti i diçkaje. Vetёm atёherё kur unё lidh konceptin e efektit me perceptimin e zhurmёs, atёherё unёmotivohem tё shoh mё tej se rasti i perceptimit tё vetёm, dhe tё kёrkoj shkakun. Koncepti i pasojёs sjell atё tё shkakut dhe ёshtё ai i cili mё nxit mua tё kёrkoj shkakun, i cili nё rastin e pёrmendur mё sipёr del se ёshtё thёllёza. Unё kurrё nuk mund t’i fitoj konceptet, shkak dhe pasojё, pёrmes perceptimit tё thjeshtё, pavarёsisht se sa shumё shembuj mund tё pёrfshihen: perceptimi sjell mendimin dhe ky i fundit mё tregon mua se si tё lidh perceptimet e vetme me njёra tjetrёn.
Nё qoftё se dikush kёrkon prej njё "shkence strikte objektive" se duhet tё fitojё tё gjitha tёdhёnat e veta vetёm pёrmes perceptimit, atёherё ai gjithashtu duhet tё kёrkojё se ajo ndёrpret çdo lidhje me mendimin: sepse vetё natyra e mendimit shkon tej asaj qё perceptohet: ne tani duhet ta kalojmё nga mendimi tek qёnia qё mendon. Ёshtё vetёm nё sajё tё mendimtarit qё mendimi lidhet me perceptimin. Ndёrgjegja njerёzore ёshtё skena mbi tё cilёn perceptimi dhe koncepti takohen dhe bashkohen. Duke thёnё kёtё, ne karakterizojmё nё tё njёjtёn kohё kёtё ndёrgjegje njerёzore: ajo ndёrmjetёson midis perceptimit dhe mendimit. Kur dikush vrojton njё objekt ai paraqitet para tij si i dhёnё: kur ai mendon, ai paraqitet para vetvetes si aktiv; ai e konsideron atёçka ai pёrjeton, si objekt dhe vetveten si subjekt qё mendon.
Pёr arsye se ai e drejton mendimin e vet nё atё çfarё ai perception ai ёshtё i ndёrgjegjshёm pёr objektet; pёr shkak se ai e drejton atё tek vetja ai ka ndёrgjegjen e vehtes, apo vetёndёrgjegjen.
Ndёrgjegja njerёzore domosdoshmёrisht duhet tё jetё gjithashtu vetё ndёrgjegje sepse ёshtё njёndёrgjegje e cila mendon. Kur mendimi e kthen vёmendjen e vet nё vet-aktivitetin e tij, ai gjen realitetin e vet esencial si objekt d.m.th. subjekti dhe objekti janё kёtu i njёjti realitet. Ne nuk duhet tё mos vemё re, se ёshtё vetёm nё sajё tё tё menduarit qё ne pёrcaktojmё vetveten si subjekt dhe ballafaqojmё vetveten tonё me objektet. Kjo tregon se mendimi kurrё nuk duhet konsideruar si thjesht njё aktivitet subjektiv. Mendimi i kalon caqet e subjektit dhe objektit: ai i formulon kёto dy koncepte ashtu siç formulon edhe gjithё tё tjerat. Prandaj, kur ne si subjekte qёmendojmё, referojmё njё koncept pёr njё objekt, ne nuk duhet ta konsiderojmё kёtё akt referimi si njё aktivitet subjektiv. Nuk ёshtё subjekti qё pёrbёn referimin, por mendimi.
Subjekti nuk mendon pёr shkak se ёshtё subjekt mё tepёr ai paraqitet nё vetvete si subjekt pёr shkak se ёshtё nё gjёndje tё mendojё. Kёshtu qё aktiviteti qё realizon qёnia njerёzore, si njёqёnie qё mendon, nuk ёshtё thjesht subjektive; nё fakt ai nuk ёshtё as subjektiv as objektiv sepse ai i tejkalon tё dyja konceptet. Kurrё nuk duhet tё thuhet se subjekti individual njerёzor mendon, sepse ёshtё vetёm nё sajё tё hirit tё mendimit qё ai ekziston si subjekt. Mendimi ёshtё njёelement qё mё çon mua tej vetvetes dhe mё bashkon mua me objektet; nё tё njёjtёn kohё ai gjithashtu mё ndan mua prej tyre dhe mё vendos mua si subjekt kundёr tyre. Natyra e dyfishtё e njeriut rrjedh nga vetё fakti se ai ёshtё njё qёnie qё mendon. Nё njёrёn anё pёrmes tё menduarit ai rrethon vetveten dhe pjesёn tjetёr tё botёs; nё anёn tjetёr pёrmes tё menduarit ai gjithashtu vendos vetveten si njё individ kundёr saj. Pyetja jonё tjetёr duhet tё jetё: se si elementi tё cilin ne deri tani e kemi quajtur " objekt i perceptuar" futet nё ndёrgjegjen tonё, ku ai takon mendimin?
Me qёllim qё t’i pёrgjigjemi kёsaj pyetjeje ne duhet tё largojmё nga fusha jonё e perceptimit gjithçka qё ka sjellё nё tё mendimi: sepse ndёrgjegja jonё nё çdo moment tё dhёnё pёrshkruhet nga njё numёr konceptesh tё ndryshme. Ne duhet tё imagjinojmё se njё qёnie nё zhvillim tёplotё intelekti njerёzor ka origjinuar prej asgjёje dhe qёndron pёrballё botёs. Ajo çka kjo qёnie duhej tё ishte e ndёrgjegjshme para se tё aktivizonte mendimin e vet do tё ishte pёrmbajtja e perceptimit tё pastёr. Bota do tё paraqitej para tij si njё total ndijimesh tё shkёputura. Ndijime tёngjyrёs, tingullit, prekjes, ngrohtёsisё, aromёs: dhe pastaj ndjenjat e kёnaqёsisё dhe pakёnaqёsisё-ky total ёshtё pёrmbajtja e perceptimit tё pastёr tё pamenduar. Kundёr tij qёndron mendimi, gati pёr t’u aktivizuar, nё momentin qё shfaqet njё pikё sulmi: eksperienca e provon kёtё gjё shumё shpejt.
Mendimi ёshtё i aftё tё vendosё lidhje nga njё element i perceptuar tek njё tjetёr, dhe duke i lidhur ato me koncepte definitive ai vendos njё marёdhёnie midis tyre. Mё sipёr ne tashmё kemi parё se si perceptimi i njё zhurme lidhet me njё perceptim tjetёr duke u njohur si shkaku i kёtij tёfundit.
Ne nuk duhet tё tundohemi tё cilёsojmё njё vlerё tё thjeshtё subjektive nё kёto marrёdhёnie tёvendosura nga mendimi, nё qoftё se ne ruajmё nё kujtesё qё nё asnjё rast mendimi nuk mund tёkonsiderohet si njё aktivitet subjektiv. Njё detyrё tjetёr e jona ёshtё tё zbulojmё pёrmes mendimit se si pёrmbajtja e dhёnё direkte e perceptimit tё pёrmendur mё sipёr lidhet me subjektin e ndёrgjegjes tonё. Nё atё çka do tё vijojё, unё do tё pёrdor fjalёn "perceptuar", pёr pёrmbajtjen e ndijimeve tё numёruara njё nga njё mё sipёr, pёr aq sa subjekti ёshtё i ndёrgjegjshёm pёr ato pёrmes perceptimit.
Prandaj ёshtё objekti i perceptuar, dhe jo procesi i perceptimit tё tij qё nёnkuptohet pёrmes fjalёs sё perceptuar.
Unё nuk zgjedh termin ndijim pёr shkak se ai ka njё kuptim tё precizuar nё psikologji e qё ёshtёmё i ngushtё se sa koncepti im i tё qёnit i perceptuar. Ndёrsa nё sensin psikologjik njё ndjenjё e brendёshme mund tё termizohet njё ndijim, ajo mund tё quhet e perceptuar. Dhe mёnyra se si ne bёhemi tё ndёrgjegjshёm pёr ndjenjat tona ёshtё e tillё qё ato gjithashtu bёhen tё perceptuara pёr ne. Ne gjithashtu bёhemi tё ndёrgjegjshёm pёr mendimin duke e perceptuar atё, ashtu siç ai shfaqet nё ndёrgjegje, qё gjithashtu tё mund tё quhet njё i perceptuar. Qёnia njerёzore naive i konsideron perceptimet e veta nё atё sens qё ato i shfaqen atij apo asaj nё pamjen e parё d.m.th.ashtu siç ekzistojnё nё pavarёsi tё plotё prej tij. Kur ai shikon njё pemё ai beson menjёherё se ajo qёndron atje nё vend drejt tё cilёs vёshtrimi i tij ёshtё drejtuar, duke patur formёn, detajet dhe ngjyrat qё mund tё kapen nga kёndvёshtrimi i qёndrimit i tij. Kur dielli shfaqet nё mёngjes, si njё disk nё horizont, ai ndjek progresin e vet dhe beson se e gjithё ngjarja ekziston dhe ndodh tamam ashtu siç e vrojton ai. Ai i ngjitet kёtij besimi deri sa objekte tё tjera tё perceptuara kundёrshtojnё ato qё ai ka perceptuar mё parё. Fёmija qё akoma s’ka eksperiencё pёr distancёn kapet pas hёnёs dhe nuk e korigjon kёtё pёrshtypje tё parё pёr aq kohё sa mё vonё ai do tёzbulojё raporte tё reja. Çdo zgjerim i mbretёrisё sё objekteve tё mia tё perceptuara mё detyron mua tё korigjoj pamjen qё unё kam pёr botёn. Kjo duket si nё jetёn e pёrditshme ashtu edhe nёevolucionin kulturor e shpirtёror tё njerёzimit. Mёnyra se si paraardhёsit tanё e pёrshkruanin tokёn nё raport me diellin dhe me trupa tё tjerё qiellorё do tё duhej tё ndryshohej nga Koperniku pёr arsye se ai nuk u pajtua me objektet e perceptuar deri nё atё kohё, e qё ishin tё panjohura nёkohёt e lashtёsisё. Mbas njё operacioni tё realizuar me sukses nga Doktor Franci, njё njeri qёkishte lindur i verbёr tha se pёrmasa e objekteve u shfaq krejt ndryshe krahasuar me atё tё sensit tё tij tё tё prekurit. Objektet e perceptuara vetёm pёrmes tё prekurit duhej tё korigjoheshin tani nga objektet e perceptuara vizualisht. Pёrse ne jemi tё detyruar tё korigjojmё tani nga objektet e perceptuara?
Njё reflektim i thjeshtё e jep pёrgjigjen. Kur unё qёndroj nё fund tё njё shёtitoreje, pemёt nёfund, nё krahun e kundёrt duken mё tё vogla dhe mё afёr njёra tjetrёs, sesa ato qё janё afёr meje. Figura ime e perceptuar ndryshon sipas pozicionit tim tё vёshtrimit. Si rrjedhim mёnyra si shfaqen gjёrat pёrcaktohet nga ai qё perception. Gjithçka ёshtё e njёjtё nё shёtitoren ku unёqёndroj, por figura ime pёr tё varet nё njё shtrirje tё gjerё pikёrisht nё tё. Nё mёnyrё tё ngjashme s’ka ndryshim pёr diellin dhe sistemin planetar tё cilat qёniet njerёzore i vrojtojnё nga toka, por fotografia e perceptuar prej qёnieve njerёzore perceptohet nga fakti se ato banojnё tokёn. Kjo varёsi e fotografisё sonё tё perceptuar nё vendin e vёzhgimit ёshtё mё e lehtё pёr t’u kuptuar.Ajo bёhet mё e vёshtirё kur ne bёhemi tё ndёrgjegjshёm qё objektet tona tё perceptuara varen gjithashtu nga ndёrtimi ynё trupor dhe shpirtёror. Nga fizika ne e dimё se nё hapёsirё atje ku dёgjohet njё tingull, ajri dridhet (vibrohet) dhe po kёshtu bёjnё pjesёt e trupit prej tё cilit pёrhapet tingulli. Nё qoftё se ne kemi veshё normal ne i perceptojmё kёto dridhje si tingull.
Pa kёtё organ ndijimi, bota do tё jetё pёr ne pёrjetёsisht e qetё. Ne e dimё nga psikologjia se ka njerёz tё cilёt nuk perceptojnё asgjё nga mrekullia e ngjyrave qё na rrethon; figura e perceptuar e botёs pёr ta tregon vetёm shkallёt e dritёs dhe tё errёsirёs. Ka tё tjerё qё nuk mund tё perceptojnёdot vetёm njё ngjyrё: shpesh tё kuqen: fotografimi i tyre s’e ka kёtё hije ngjyre dhe si e tillёёshtё ndryshe nga ajo e njё individi mesatar. Unё do ta quaja varёsinё e fotografisё sё perceptuar nё vendin e vёzhgimit, matematikore, dhe varёsinё e saj nё ndёrtimin tim, cilёsor. E para pёrcakton pёrmasёn relative dhe distancat e dyanёshme tё objekteve tё mija tё perceptuara dhe e dyta pёrcakton cilёsinё e tyre. Qё unё mund tё shoh njё sipёrfaqe tё kuqe si tё tillё, - kjo shenjёcilёsore-varet nga ndёrtimi i syve tё mij. Fotografitё e mija tё perceptuara, janё kёshtu, nёshembullin e parё subjektive. Njohja e karakterit subjektiv tё objekteve tona tё perceptuara thjesht mund tё na çojё nё dyshim; nёse ka bazё objektive pёr vetё ekzistencёn e tyre. Kur ne dimё se organizmi ynё duhet tё ndёrtohet nё mёnyrё tё sigurt, tё tillё qё nё tё shohim, p.sh.: tёfitojmё perceptimin e ngjyrave midis tё cilave tё kuqen, apo tё dёgjojmё tinguj tё caktuar, ёshtё e lehtё tё arrish nё besimin se objektet e perceptuara s’kanё ekzistencё jashtё nga organizmi ynёsubjektiv dhe se ekzistenca e tyre kufizohet nga veprimi i perceptimit. Xhorxh Berkli ёshtёeksponent klasik i pikёpamjes se ne momentin qё ne dallojmё rёndёsinё e subjektit pёr tёperceptuarin, ne nuk mund tё besojmё mё gjatё nё ekzistencёn e njё bote pa njё frymё tёndёrgjegjёshme:
"Disa tё vёrteta janё aq afёr dhe aq tё dukshme
saqё dikush mjafton qё tё hapё sytё dhe t’i shohё ato.
Njё e vёrtetё e tillё ёshtё edhe kjo: Qё i gjithё
kori i qiellit dhe i gjёrave tё tokёs-shkurt tё
gjithё trupat qё pёrbёjnё ndёrtesёn e fuqishme tё
universit- nuk kanё ekzistencё jashtё mendjes.
Ekzistenca e tyre e vetme ёshtё perceptuar ose
njohur. Pёr pasojё, pёr aq kohё saqё ata nuk janё
perceptuar aktualisht prej meje, apo qё nuk ekzistojnё
nё mёndjen time, a ndёrgjegjen e dikujt tjetёr,
ata ose nuk ekzistojnё ose ekzistojnё nё njё
frymё tё pёrjetshme."
Sipas kёsaj pikёpamje, asgjё nuk mbetet nga objekti i perceptuar nё qoftё se ne nuk e llogarisim atё si tё perceptuar. Asnjё ngjyrё nuk ekziston nё qoftё se nuk shikohet, apo asnjё tingull nuk ekziston nёse nuk dёgjohet. Nё mёnyrё tё ngjashme, veçmas nga veprimi i perceptimit, shtrirja, forma dhe lёvizja ekzistojnё po aq pak sa edhe ngjyra dhe tingulli. Shtrirja dhe forma nuk gjenden kurrё nё idealen e tyre, ato gjithmonё janё tё lidhura me ngjyrёn ose me ndonjё element tjetёr cilёsor i cili padyshim varet nё subjektivitetin tonё. Nё qoftё se ato zhduken kur ne pushojmё sё perceptuari, atёherё shtrirja dhe forma duke qёnё tё lidhura me to duhet tё zhduken gjithashtu. Pёr kundёrshtimin se, qoftё edhe nёse forma, ngjyra, etj, nuk ekzistojnё veç nga akti i perceptimit, duhet tё ketё gjёra qё ekzistojnё pavarёsisht nga ndёrgjegja jonё qё janё tё ngjashme me figurat tona tё perceptuara dhe tё ndёrgjegjёshme. Pikёpamja e mёsipёrme do t’i pёrgjigjej se njё ngjyrё mund tё jetё e ngjashme vetёm me njё ngjyrё: njё formё me njё formё. Objektet tona tё perceptuara mund tё jenё tё ngjashme vetёm me objektet tona tё perceptuara dhe me asgjёtjetёr. Çfarё ne quajmё objekt nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse njё koleksion sendesh tё perceptuara tёcilat janё tё lidhura bashkё nё njё mёnyrё tё caktuar. Nё qoftё sё unё i largoj tavolinёs, formёn e saj, shtrirjen, ngjyrёn, etj,- shkurt, gjithçka qё pёrbёn thjesht objektin tonё tё perceptuar, atёherёnuk ngelet asgjё. Nё qoftё se kjo pikёpamje ndiqet nё mёnyrё konsekuente, ajo na çon nё bindjen se objektet tё cilat unё i perceptoj gjenden atje vetёm pёrmes meje dhe vёrtet, vetёm nё kёtёmёnyrё unё i perceptoj ato. Ato zhduken me perceptimin tim, pa tё cilin ato janё tё pakuptimta. Jashtё objekteve tё perceptuara unё nuk njoh dhe nuk mund tё njoh objekt tjetёr. Asnjёkundёrshtim nuk mund t’i bёhet kёtij pohimi, pёr aq sa kohё sa ai nёnkuptohet vetёm si njohje e pёrgjithshme e faktit qё objektet e perceptuara janё pjesёrisht tё pёrcaktuara nga organizmi i subjektit perceptues.
Ne do tё ishim nё njё pozicion tё ndryshёm, nё qoftё se do tё ishim tё aftё tё pёrcaktonim rolin e saktё tё luajtur nga procesi i perceptimit nё formimin e objektit tё perceptuar. Nё atё rast ne do tё njihnim çfarё i ndodh objektit tё perceptuar ndёrkohё qё ndodh ky proces dhe ne gjithashtu do tё mund tё pёrcaktonim, se çfarё cilёsish kishte ai para se tё realizohej perceptimi. Kjo e kthen vёmёndjen tonё nga objekti i perceptuar nё temёn e perceptimit. Unё perceptoj jo vetёm gjёra tёtjera, por gjithashtu edhe vetveten; perceptimi i vetvetes paraqet para sё gjithash se unё jam element i qёndrueshёm nё afrimin dhe largimin e fotografive tё perceptuara.
Perceptimi i unit tim mund tё shfaqet gjithmonё nё ndёrgjegjen time ndёrkohё qё unё pёrjetoj perceptime tё tjera. Kur unё jam i zhytur nё nё njё objekt tё dhёnё, pёr momentin unё jam i ndёrgjegjshёm vetёm pёr kёtё objekt, por tek ai mund tё hyjё edhe ai i vetvetes. Atёherё unёndёrgjegjёsohem jo vetёm pёr objektin, por edhe pёr vetveten ashtu si qёnia e cila qёndronpёrpara tij dhe e perception atё. Jo vetёm qё unё e shoh njё pemё, por unё e di gjithashtu se ёshtёuni ai qё e sheh atё. Pёr mё tepёr unё e di se diçka ndodh tek unё ndёrkohё qё unё jam duke perceptuar pemёn. Kur pema del jashtё fushёpamjes sime ngelet nё ndёrgjegjen time njё mbresёe perceptimit tim e quajtur fotografia e pemёs. Kjo fotografi bashkohet me mua ndёrkohё qё unёisha duke perceptuar pemёn. Pёrmbajtja e qёnies sime tё brendёshme ёshtё pasuruar: ajo ka thithur njё element tё ri. Ky ёshtё elementi tё cilin unё e quaj fotografia ime mendore e pemёs.
Unё kurrё nuk do tё kisha mundёsi tё flisja pёr fotografi mendore nё qoftё se nuk do tёndёrgjegjёsohesha pёr to nё perceptimin e vetes sime. Perceptimet do tё vijnё dhe shkojnё; unёdo t’i lija ato tё kalojnё. Kjo, vetёm sepse unё perceptoj vetveten dhe vёrej se pёrmbajtja e tij ndryshohet me çdo perceptim, qё unё jam i detyruar tё lidh perceptimin tim tё objekteve me ndijimet qё ndodhin brenda meje dhe qё flasin pёr fotografitё e mija mendore.
Unё perceptoj fotografitё mendore nё vetvete nё tё njёjtin sens siç perceptoj ngjyrёn, tingullin etj, tek objektet e tjera. Tani unё mund tё bёj dallimin dhe tё quaj objektet e tjera tё cilat mёkonfrontojnё mua, bota e jashtme, ndёrsa, çfarё unё perceptoj si pёrmbajtje tё vetvetes, do ta quaj bota ime e brendёshme.
Dёshtimi pёr tё njohur marrёdhёnien e vёrtetё midis objektit dhe marrёdhёnies mendore çon nёkeqkuptimet mё tё mёdha nё filozofinё moderne. Perceptimi i njё ndryshimi brenda nesh, modifikimi nё veten tonё shtyhet nё plan tё parё, ndёrsa objekti qё shkakton harrohet gjithёsesi.Thuhet se ne nuk i perceptojmё objektet, por vetёm fotografitё tona mendore: Kёshtu supozohet qё unё tё mos njoh asgjё nga vetё tavolina qё unё perceptoj, por vetёm ndryshimin qё ndodh tek unё ndёrkohё qё unё e perceptoj atё. Kjo nuk duhet ngatёrruar me pikёpamjen e sipёrpёrmendur Berkeliane. Berkli, mbron natyrёn subjektive tё pёrmbajtjes tё perceptimeve tona, por nuk thotёse ne mund tё njohim vetёm fotografitё tona mendore. Ai e kufizon dijen tonё vetёm nёfotografitё mendore, sepse nё mendimin e tij nuk ka objekte tej aktit tё pёrshkrimit pёr to. Çfarёunё konsideroj si tavolinё sipas Berklit, nuk gjendet mё atje kur unё pushoj sё kthyeri vёshtrimin tim drejt saj. Ai lejon perceptimet tona tё ngrihen direkt prej gjithёfuqisё sё Perёndisё. Unёshikoj njё tavolinё sepse Perёndia kujton kёtё koncept tek unё. Pёr Berklin asgjё nuk ёshtё reale pёrveç Perёndisё dhe shpirtёrave njerёzorё. Ajo çfarё qёnia njerёzore naive, quan botё tё jashtme ose natyrё fizike, sipas tij nuk gjindet aty. Kjo pikёpamje kundёrshtohet nga predominuesi i tanishёm kantian, teori e cila gjithashtu kufizon dijet tona pёr fotografitё mendore; megjithёse jonga njё bindje qё asgjё nuk ekziston jashtё tyre, por sepse ajo beson se ne jemi ndёrtuar nёmёnyrё tё tillё qё tё mund tё pёrjetojmё vetёm ndryshimet nё vetvete, jo gjёrat tё cilat i shkaktojnё kёto ndryshime. Sipas kёsaj pikёpamje, arsyeja pse ne njohim vetёm fotografitё tona mendore ёshtё se subjekti nuk mund tё asimilojё direkt realitetin, qё ekziston pavarёsisht prej tyre. Subjekti mundet qё vetёm "pёrmes mesatares tё mendimeve subjektive ta imagjinojё atё, ta sajojё atё, tё njohё atё."
Kjo teori kantiane beson se shpreh diçka absolutisht tё sigurt, diçka e cila pa provё, ёshtёmenjёherё e qartё kur thotё:
"Parimi themelor sipas tё cilit njё filozof duhet tё
jetё plotёsisht i ndёrgjegjshёm, qёndron nё njohjen
se ajo çfarё ne njohim, sё pari nuk kalon tej fotografive
tona mendore. Fotografimi mendor ёshtё e vetmja
gjё pёr tё cilin ne jemi direkt tё ndёrgjegjshёm, e
vetmja gjё qё ne pёrjetojmё direkt; dhe pёr kёtё arsye
qoftё edhe dyshimi mё radikal nuk mund tё na robёrojё
ne pёr dijen tonё pёr kёtё fotografim mendor-duke e marrё
kёtё shprehje nё kuptimin mё tё gjerё tё mundshёm pёr
tё pёrfshirё çdo gjё fizike-ekspozohet karshi dyshimit.
Prandaj, nё fillim tё çdo filozofimi e gjithё njohuria
qё shkon tutje fotografimit mendor duket qartazi tё merret si
e dyshimtё."
Volkelt (filozof gjerman 1848-1930) e fillon librin e tij mbi Teorinё e Dijes tё: Imanuel Kantitme deklarimin e mёsipёrm. Çfarё e paraqet kёtu si njё e vёrtetё e menjёhershme dhe e dukshme ёshtё nё fakt rezultati i njё mendimi zinxhir i cili rrjedh si mё poshtё: Njeriu naiv beson se gjёrat, ashtu si i perceptojmё ne ato, ekzistojnё gjithashtu jashtё ndёrgjegjes sonё. Fizika, fiziologjia, dhe psikologjia duhet tё mёsojnё se pёr perceptimet tona, organizimi ynё ёshtё i nevojshёm; si rrjedhojё ne nuk mund tё njohim asgjё pёr gjёrat e jashtme pёrveç atyre çfarё ndёrtimi ynё trupor transmeton tek ne. Çfarё ne perceptojmё, si perceptimet tona, janё ndryshimet qё ndodhin nёorganizmin tonё, jo gjёrat nё ekzistencёn e tyre.
Ёshtё ky zinxhir mendimi tё cilin Eduart von Hartman e ka pёrshkruar si drejtues pashmangshmёrisht tё bindjes se ne mund tё kemi njohuri direkte vetёm pёr fotografimet tona mendore. Nё sajё tё faktit se jashtё organizimit tonё ne gjejmё lёkundje te trupat fizikё dhe nёajёr tё cilat pёr ne shfaqen si tinguj, merret me mend se ajo çfarё ne quajmё tingull nuk ёshtё gjёtjetёr veçse reagimi subjektiv i organizimit tonё karshi lёvizjesh tё tilla nё botёn e jashtme.
Ngjyra dhe ngrohtёsia gjenden nё tё njёjtёn mёnyrё tё jenё modifikime tё organizmit tonё.Pikёpamja ёshtё se tё dyja tipet e perceptimit prodhohen tek ne pёrmes efektit tё proceseve nёbotёn e jashtme tё cilat janё plotёsisht tё ndryshme nga çfarё ne ndёrgjegjёsohemi si ngrohtёsi dhe ngjyrё. Kur procese tё tilla nxisin nervat nё lёkurёn time unё kam perceptimin subjektiv tё tёngrohtit, kur ato takojnё nervin optik unё perceptoj dritёn dhe ngjyrёn. Drita, ngjyra dhe ngrohtёsia, janё kёshtu nervat e mija ndijore qё i pёrgjigjen nxitёsit tё jashtёm. Nё tё njёjtёn mёnyrё, ndjenja e tё prekurit, nuk paraqet pёr mua ndonjё gjё pёr pamjen e jashtme tё objekteve, por vetёm diçka pёr veten time. Nё sensin e fizikёs moderne, trupat mendohen se pёrbehen nga copёza tё vogla tё pafundme, tё ashtuquajtura molekula midis tё cilave nuk ka lidhje direkte.Pёrmes forcave tё tёrheqjes dhe shtytjes ato veprojnё mbi njёra tjetrёn pёrmes hapёsirёs bosh.Kur unё vendos dorёn mbi njё objekt, molekulat e dorёs time patjetёr prekin ato tё objektit tjetёr, njё distancё e caktuar mbetet midis objektit dhe dorёs. Çfarё unё ndiej si rezistencё s’ёshtё gjёtjetёr veçse efekti i shtytjes qё molekulat e objektit ushtrojnё mbi dorёn time. Unё mbetem plotёsisht i jashtёm pёr objektin : gjithçka qё unё perceptoj ёshtё efekti i tij mbi organizmin tim.
Teoria e energjisё specifike tё nervit e mbrojtur nga Johanes Piter Muller, fiziologjist gjerman (1801-1858) plotёson sa u tha mё sipёr. Sipas kёsaj teorie ndijimet tona kanё veçorinё se secila prej tyre pёrgjigjet vetёm nё njё mёnyrё karshi tё gjithё stimuluesve. Nxitja e nervit optic rezulton nё perceptimin e dritёs pavarёsisht nёse stimulimi vjen nё sajё tё asaj tё cilёn ne e quajmё dritё ose tё presionit mekanik apo tё korentit elektrik. Nё anёn tjetёr i njёjti stimulues i jashtёm i zbatuar nё ndijime tё ndryshme u jep rrugё perceptimeve tё ndryshme: Kjo duket tёtregojё se ndijimet mund tё transmetojnё vetёm çka ndodh tek ato dhe asgjё nga bota e jashtme. Ato pёrcaktojnё perceptimet, secila sipas natyrёs sё vet.
Fiziologjia tregon se nuk mund tё ketё njohuri direkte qoftё edhe tё efekteve qё objektet prodhojnё nё organet tona tё ndijimit. Kur fiziologjisti heton se çfarё ndodh nё trup, ai zbulon se tashmё nё organet e ndijimit efekti i lёkundjeve tё jashtme modifikohet nё mёnyra tё shumta.Kjo mund tё duket fare qartё nё rastin e syrit dhe tё veshit. Ato janё tё dyja organe shumё tёkomplikuara dhe ato modifikojnё stimuluesin e jashtёm nё mёnyrё tё konsiderueshme para se ta drejtojnё atё nё nervin korespondues. Nga periferia fundore e nervave, stimuluesi tashmё i modifikuar drejtohet tek truri dhe pёrfundimisht nxitet organi qёndror. Prej kёtej dikush mund tёkonkludojё se procesi i jashtёm duhet tё ketё shkuar pёrmes njё numri serish transformimesh para se tё arrijё ndёrgjegjen. Çfarё ndodh pёrfundimisht nё tru ёshtё e lidhur me procesin e jashtёm pёrmes kaq shumё modifikimesh tё ndёrmjetme, saqё s’mund tё bёhet fjalё pёr njёkrahasim tjetёr tё ngjashёm. Ajo çfarё truri i transmeton pёrfundimisht shpirtit nuk ёshtё as proces i jashtёm as proces nё organet e ndijimit, por i tillё qё ndodh nё tru. Edhe kёto nuk perceptohen direkt me anёn e shpirtit. Pёrfundimisht çfarё ne kemi nё ndёrgjegje nuk janё aspak procese tё trurit, por ndijime. Ndijimi im i sё kuqes absolutisht nuk ka ngjashmёri me procesin qё ndodh ne tru ndёrkohё qё unё ndijoj tё kuqen. I dyti shfaqet nё shpirt pёrsёri si pasojё e shkaktuar nga procesi i trurit. Kjo ёshtё arsyeja pse Hartman thotё:
"Çfarё perception subjekti, janё gjithmonё vetёm modifikime tё gjёndjes sё tij tё vet psiqike dhe asgjё mё tepёr."
Megjithatё, kur unё kam ndijimet, ato janё ende larg tё qёnurit tё kombinuar nё atё çfarё unёperceptoj si njё objekt. Ndijimet transmetohen individualisht pёrmes trurit. Ndijimet qё unёpёrjetoj tё ashpёrsisё dhe tё butёsisё transmetohen pёrmes sensit tё tё prekurit, ato tё ngjyrёs dhe tё dritёs transmetohen pёrmes tё parit. Megjithatё, ato akoma nuk mund tё gjenden tё bashkuara nё tё njёjtin objekt; bashkimi duhet tё bёhet nga vetё shpirti.
Kjo do tё thotё se shpirti kombinon nё trupat ndijimet individuale tё transmetuara pёrmes trurit. Truri im pёrçon tek unё veçmas- dhe me tё vёrtetё nё rrugё krejt tё ndryshme-ndijimet dёgjimore, pamore dhe tё tё prekurit tё cilat mё tej shpirti i kombinon nё fotografimin psikik mendor tё njё trompe. Kjo hallkё e fundit lidhёse nё proces (fotografimi mendor i trompёs) ёshtёpikёrisht e para qё jepet pёr ndёrgjegjen time. Nё tё nuk mund tё gjendet asgjё prej asaj e cila ekziston jashtё meje dhe qё sё pari la pёrshtypje nё shqisat e mija. Objekti i jashtёm tёrёsisht humbet gjatё rrugёs pёr nё tru dhe pёrmes trurit nё shpirt. Do tё ishte e vёshtirё tё gjeje nёhistorinё e pёrpjekjeve intelektuale tё njeriut njё ngrehinё tё mendimit ndёrtuar me mendjemprehtёsi tё lartё qё t’i rezistonte plotёsisht shembjes nё qoftё se do tё ekzaminohej nёdetaje.
Le tё ndёrmarrim njё vёshtrim mё tё afёrt nё mёnyrёn qё ajo ёshtё ndёrtuar. Ajo fillon nga çfarёjepet nё ndёrgjegjen naive, d.m.th. me objektin si tё perceptuar. Vazhdon mё tej pёr tё treguar se asnjё nga cilёsitё e gjetura nё tё nuk do tё ekzistonte pёr ne, nё qoftё se ne nuk do tё kishim organe ndijimesh. Pa sy s’ka ngjyrё. Kёshtu presupozohet se ngjyra nuk ёshtё prezente nё atё qёprek syrin: por lind vetёm pёrmes interveprimit tё syrit dhe tё objektit. Objekti si i tillё ёshtё i pangjyrё. Ngjyrё nuk ka as tek syri, sepse mund tё gjindet vetёm njё proces fizik ose kimik i cili pёrçohet nga nervi optik nё tru ku ai nis njё proces tjetёr. Procesi nё tru akoma nuk ёshtё ngjyra, por shkakton lindjen e saj nё shpirt. Kёtu unё akoma nuk jam i ndёrgjegjshёm pёr tё. Sё pari ngjyra duhet tё kalohet nga shpirti nё njё trup tё botёs sё jashtme ku unё pёrfundimisht besoj se e perceptoj atё.
Kemi realizuar kёshtu njё cikёl tё plotё; jemi tё ndёrgjegjshёm pёr njё trup me ngjyrё. Ai ёshtёfillimi, d.m.th. aty ku fillon zinxhiri i mendimit. Nёse unё s’do tё kisha sy, trupi i perceptuar, pёr mua s’do tё kishte ngjyrё, kёshtu unё nuk mund t’ia atribuoj ngjyrёn trupit. Unё filloj kёrkimin pёr tё: unё shikoj nё sy, tek nervi, nё tru-gjithçka mё kot. Mё sё fundi e gjej atё nё shpirt, por jobashkёngjitur me trupin. Unё zbuloj trupin me ngjyrё kur unё mbrij nё pikёn e ndarjes: qarku ёshtё i plotё. Unё besoj se njoh si produkt tё shpirtit tim atё çfarё personi pa tё keq e mendon se ekziston jashtё nё hapёsirё. Pёr aq kohё sa dikush ndalon atje gjithçka duket se shkon mbarё. Megjithatё ne duhet tё shohim nё kompleksitetet nga e para pёrsёri. Deri tani unё jam marrё me njё realitet, pёr perceptimin e jashtёm, tё tё cilit nga pikёpamja naïve, unё kisha njё opinion plotёsisht tё gabuar dhe pikёrisht qё ai kishte njё ekzistencё objektive tamam ashtu siç e perceptova unё atё. Tani, megjithatё, unё vёrej se ai zhduket ndёrkohё qё unё e kёrkoj atё, dhe qё ёshtё njё modifikim i gjёndjes time tё brendshme. A kam unё ndonjё tё drejtё tё filloj shqyrtimet e mija prej tij? A mund tё them unё se ai vepron mbi shpirtin tim? Tavolina, tё cilёn mё parё unё e mendova se kishte efekt mbi mua dhe prodhoi njё fotografim te vetvetes tek mua, une duhet prej tani e tutje ta konsideroj thjesht si fotografim mendor. Pёr mё tepёr, vijon se organet e mija tё ndijimit dhe proceset qё ndodhin nё to janё thjesht shfaqje subjektive. Unёs’kam tё drejtё tё flas pёr njё sy tё vёrtetё, por vetёm pёr njё fotografim mendor tё syrit. E njёjta gjё ёshtё e vertetё pёr indin nervor dhe procesin e trurit dhe pёr çfarё ndodh nё shpirt pёrmes tёcilit gjёrat supozohen tё ndёrtohen nga kaosi i ndijimit tё shumё-fishtё.
Kur unё i rikthehem hapave tё shqetёsimit tim, unё zbuloj se linja e mendimit tё cilin deri atёherё e kisha menduar si tё saktё, ёshtё nё fakt veçse njё pёlhurё e fotografimeve mendore, tёcilat si tё tilla, nuk mund tё veprojnё me njёra tjetrёn. Unё nuk mund tё them se fotografimi im mendor i njё objekti vepron mbi fotografimin tim tё syrit dhe se nga ky ndёrveprim shfaqet fotografimi mendor i ngjyrёs. Edhe kjo nuk ёshtё e domosdoshme sepse sapo unё e kuptoj qёorganet e mija shqisore dhe aktiviteti i tyre, dhe nervi im e proceset e shpirtit gjithashtu, mund tёnjihen pёrmes perceptimit. Zinxhiri i mendimit tё pёrshkruar paraqet vetveten nё absurditetin e tij tё plotё. Ёshtё e vёrtetё se unё nuk mund tё kem perceptim pa organin ndijor korespondues, por ajo me tё njёjtёn vlerё zbatohet edhe pёr vetё organin ndijor.
Unё nuk mund tё kaloj nga perceptimi i tavolinёs tek syri i cili e sheh atё, ose tek nervi nё lёkurёi cili e prek atё, por çka ndodh tek kёta, unё pёrsёri mund ta mёsoj vetёm pёrmes perceptimit. Unё pastaj shpejt vёrej se nuk ka gjurmё barazie midis procesit qё ndodh nё sy dhe asaj çfarё unёperceptoj si ngjyrё. Unё nuk mund tё mohoj ngjyrёn tё perceptuar pёrmes tregimit tё procesit qёvazhdon nё sy ndёrkohё qё ai percepton ngjyrёn. Por gjithashtu ngjyrёn unё nuk mund ta gjej nёnerv apo nё proceset e trurit. Gjithçka qё unё bёj ёshtё tё lidh perceptime tё reja tё vendosura brenda organizmit me perceptimin e parё tё cilin personi pa tё keq e vendos jashtё organizmit.Unё thjesht kaloj nga njё perceptim nё tjetrin. Pёr mё tepёr ndodhet njё çarje nё pёrfundim. Unёmund tё ndjek proceset nё organizmin tim deri nё procesin qёndror tё trurit tim dhe kёshtu supozimet e mija bёhen mё hipotetike ndёrsa unё i afrohem organit qёndror. Rruga e perceptimit tё jashtёm, pushon me procesin nё tru, mё saktёsisht, me çfarё unё do tё perceptoja nё qoftё se do tё kisha mundёsi tё hetoja trurin me mjetet dhe metodat e fizikёs dhe kimisё. Rruga e perceptimit tё brendshёm fillon me ndijimin dhe vazhdon tё pёrfshijё ndёrtimin e gjёrave nga pёrmbajtja e ndijimeve tё ndryshme. Kur kalimi ndodh nga procesi nё tru, nё ndijim, vazhdimёsia e ndijimeve ndёrpritet.
Shkolla e mendimit e sapo pёrmendur mё sipёr pёrshkruan vetveten si idealizёm kritik, nёkundёrshtim me pikёpamjen e ndёrgjegjes naive e cila e quan atё realizёm naiv. Idealisti kritik gabon nё konsiderimin e disa koncepteve si njё fotografim mendor, ndёrsa pranon tё tjera ekzaktёsisht nё tё njёjtin ndijim, ashtu siç bёn realisti naiv tё cilin ai pretendon ta ketё hedhur poshtё. Ai niset pёr tё provuar se perceptimet tona janё nё fakt fotografime mendore, por pёrmes njё veprimi tё tillё ai pranon nё mёnyrё naive perceptimet e organizmit tё tij sikur ato tё kenёvlefshmёri objektive. Pёr mё tepёr ai nuk arrin tё vёrejё se po ngatёrron dy sfera tё perceptimit midis tё cilave ai s’mund tё gjejё ndёrmjetёsimin.
Idealizmi kritik vetёm mund tё hedhё poshtё realizmin naiv duke pranuar, nё mёnyrё realiste- naive se organizmi i dikujt ka ekzistencё objektive. Moment kur idealisti kritik njeh se perceptimet tё cilat realisti naiv i konsideron sikur kanё vlefshmёri objektive janё ekzaktёsisht si ato tё organizmit tё dikujt, ai nuk mund tё pёrdorё mё tej kёtё tё fundit tё pёrmendur si njёthemel tё sigurt. Atij do t’i duhet ta konsiderojё ndёrtimin e tij subjektiv, si njё kompleks tёthjeshtё fotografimesh mendore. Megjithatё, kjo heq mundёsinё e konsiderimit tё botёs qё ne e perceptojmё si njё prodhim tё intelektit njerёzor, sepse kjo do tё thotё tё supozosh se fotografimi mendor "ngjyrё" s’ёshtё asgjё, veçse njё modifikim i fotografimit, mendor "sy".
I ashtuquajturi idealizёm kritik mund tё provohet vetёm duke marrё borxh nga realizmi naiv. Kyi fundit mund tё hidhet poshtё, vetёm duke pranuar, pa provё, supozimet e tij si tё vlefshme nёnjё sferё tjetёr.
Mё shumё se gjithçka kjo ёshtё e sigurt; duke imituar mbretёrinё e perceptimeve nuk sjell prova tё idealizmit kritik dhe si pasojё perceptimet nuk janё zhveshur nga vlefshmёria e tyre objektive. Ёshtё akoma mё pak e justifikuar tё konsiderosh fjalinё: "Bota e perceptuar ёshtё fotografimi im mendor", si njё tё vёrtetё tё qartё e cila nuk kёrkon asnjё provё.
Shopenhauer (filozof gjerman) (1788-1860) e fillon veprёn e tij madhore me kёto fjalё:
"Bota ёshtё pikturimi im mendor- kjo ёshtё njё
e vёrtetё qё vlen pёr tё gjitha krijesat,
ndonёse vetёm njeriu mund ta sjellё atё nё ndёrgjegjen
reflektive dhe abstrakte. Nё qoftё se ai
vёrtetёsisht e bёn kёtё, ai do tё ketё fituar
maturinё filozofike. Do tё jetё e qartё dhe e sigurt
pёr tё se ai nuk njeh as diell as hёnё, por gjithmonё
vetёm njё sy qё shikon njё diell dhe njё dorё qё
ndjen njё tokё; dhe se bota qё e rrethon atё, ёshtё
atje vetёm si pasqyrim mendor, d.m.th. vetёm nё
marrёdhёnie me diçka tjetёr, me atё qё pёrshkruan
pikturon, qё ёshtё vetё personi. Kjo ёshtё e vёrteta e cila
mbi tё gjitha tё tjerat mund tё pohohet a’priori
sepse ёshtё njё deklarim i asaj experience qё ёshtё mё
universal se çdo tjetёr, qё ёshtё e mundshme ose
e imagjinueshme; mё tepёr se sa koha, hapёsira, apo
shkakёsia, sepse ato tё gjitha e presupozojnё atё…"
I gjithё ky pohim shkatёrrohet nga faktet, nёpёr tё cilat ne sapo kemi kaluar; syri dhe dora janёperceptime po aq sa dhe dielli dhe toka. Duke pёrdorur mёnyrёn e vet tё tё shprehurit tё filozofit Shopenhauerit, ne mund tё pёrgjigjeshim se ata sy qё shikojnё diellin dhe ajo dorё qё prek tokёn janё po aq fotografime mendore saç janё edhe dielli edhe toka. Qё ky fakt e fsheh tё gjithёargumentin, kjo ёshtё fare e qartё, sepse fotografimi mendor i diellit dhe tokёs mund tё ishin modifikime vetёm tё njё syri tё vёrtetё dhe jo tё njё dore tё vёrtetё.
Nga pikpamja e idealizmit kritik dikush, megjithatё mund tё flasё vetёm pёr fotografime mendore nё kёtё aspekt.
Idealizmi kritik nuk ёshtё nё gjёndje pёr tё fituar aftёsi depёrtuese nё marrёdhёnien midis perceptimit dhe fotografimit mendor. Ai ёshtё i paaftё pёr tё bёrё dallimin e pёrmendur mё sipёr, midis asaj qё ndodh tek perceptimi ndёrsa ai perceptohet dhe tё asaj qё duhet tё jetё e brendёshme nё tё, para se tё perceptohet. Ne duhet tё gjejmё njё rrugё tjetёr pёr t’iu afruar kёsaj çёshtje.
No comments:
Post a Comment